• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pa paga prej muajit shtator, minatorët e Trepçës nisin grevën e urisë

by Java News
11/11/2019 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Minatorët e Kombinatit Metalurgjik të Trepçës në Kosovë kanë hyrë në grevë. Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

Sipas tij, ndërmarrja e një hapi të tillë ishte pasojë e faktit që punonjësit nuk kanë marrë pagën e muajin tetor, ndërsa ankohen për kushtet jo të mira të punës.

“Tre janë pikat kryesore apo kërkesat e minatorëve. Pagat të paguhen, është data 11 nëntor dhe ne ende nuk kemi marrë rrogën; po ashtu minatorët nuk kanë marrë një përqindje të pagave edhe të muajve të kaluar, ushqimi lë shumë për të dëshiruar e u bënë muaj, që minatorët nuk marrin doreza e çizme pune”, ka deklaruar Osmani.

Ai tha se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kushteve të kërkuara. Mjaft minatorë të kombinatit metalurgjik thonë se kjo ndërmarrje është duke kaluar në një fazë të vështirë financiare, edhe për shkak të mosmenaxhimit të duhur. Trepça është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, e 20 për qind janë aksione të punonjësve të saj. ajo ka qenë një prej ndërmarrjeve më të mëdha të ish-Jugosllavisë, por, që nga paslufta është përballur me probleme aq të mëdha, sa nuk arriti asnjëherë të rimëkëmbet.

Next Post
U zgjodhën anëtaret e reja të Kushtetueses, kush janë Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji

U zgjodhën anëtaret e reja të Kushtetueses, kush janë Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com