• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pa një marrëveshje për Iranin, konfrontimi ushtarak “pothuajse i pashmangshëm”

by A R
07/04/2025 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ali Larijani, këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit, ka paralajmëruar se një veprim ushtarak kundër Republikës Islamike do ta shtynte Teheranin që të zhvillonte armë bërthamore. Ndërkaq, Franca ka ndezur alarmin për programin bërthamor të Iranit, duke paralajmëruar se nëse nuk ka një marrëveshje deri në muajin tetor, konfrontimi ushtarak do të jetë “pothuajse i pashmangshëm”.

Problemi kryesor

Larijani, këshilltar i lartë i liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, tha më 1 prill se Shtetet e Bashkuara ose duhet t’i qasen Iranit si një partner ekonomik ose ta trajtojnë si një armik.

“Ata mund të flasin për përfitime ekonomike dhe të kenë një bashkëpunim fer me Iranin për çështje ekonomike nga të cilat përfitojnë të dyja palët”, tha ai gjatë një interviste televizive.

Por, Larijani, ish-kryetar i parlamentit dhe ish-këshilltar për siguri kombëtare, shtoi se kërcënimet ushtarake kundër Iranit vetëm sa do të përkeqësojnë situatën.

“Nëse Amerika apo Izraeli e sulmojnë Iranin nën pretekstin e çështjeve bërthamore, Irani mund të lëvizë drejt krijimit të një bombe bërthamore”, tha ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar se do ta bombardojë Iranin nëse nuk ka marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit.

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015, mes Teheranit dhe fuqive botërore, nga e cila Trump u tërhoq më 2018, është paraparë të skadojë në tetor. Kur marrëveshja të skadojë, fuqitë botërore nuk do të jenë në gjendje më që të rivendosin sanksione të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit.

Duke e pranuar këtë fakt, ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, gjatë një adresimi para Parlamentit më 2 Prill paralajmëroi se në mungesë të një marrëveshjeje të re, “konfrontimi ushtarak duket pothuajse i pashmangshëm”.

Irani ka refuzuar propozimin e Trumpit për bisedime të drejtpërdrejta, duke thënë se do të pajtohej për bisedime indirekte nëse presidenti i SHBA-së heq dorë nga fushata e tij e “presionit maksimal”. Megjithatë, Trump pretendoi më 3 prill se ai mendon që Irani e ka ndryshuar qëndrimin e tij. Por, më 6 Prill Ministria e Jashtme iraniane përsëriti po të njëjtin refuzim për bisedime të drejtpërdrejta.

Barrot tha se “prioriteti ynë” është që të arrihet një marrëveshje “që kufizon në mënyrë të qëndrueshme” programin bërthamor të Iranit dhe që një kufizim i tillë të mund të mbikëqyret.

Por, nga SHBA-ja kanë janë dhënë mesazhe kontradiktore, me të dërguarin e posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, që ka bërë thirrje për “shpërbërjen e plotë” të programit. Fabian Hinz, hulumtues në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, tha se stërvitjet ushtarake të mbajtura së voni dhe zbulimi i bazave raketore sugjerojnë se Teherani e konsideron të besueshëm kërcënimin ushtarak. Rritja e pranisë ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme padyshim që ka ndikuar në këtë perceptim.

Ai i tha Radios Farda të Radios Evropa e Lirë se një sulm ushtarak do të “blinte kohë” në vend se të shkatërronte aftësinë bërthamore të Iranit, pasi “dija nuk mund të bombardohet”.

Hinz argumentoi se nëse programi bërthamor i Iranit sulmohet, ai do të vazhdojë në mënyrë të fshehtë. Ai shtoi se identifikimi dhe shënjestrimi i zinxhirëve të furnizimit në Iran mund të “pengojë shumë programin bërthamor”.

Deklaratat e Larijanit, veçmas për zhvillimin e mundshëm të një bombe bërthamore, kanë nxitur një reagim të fuqishëm brenda Iranit. Analisti reformist, Ahmad Zeidabadi, tha se Republika Islamike “vetëm po e bën më të vështirë situatën për vete dhe më të lehtë për Amerikën dhe Izraelin” kur zyrtarët tentojnë të lavdërohen për forcën ushtarake të Iranit dhe aftësinë për të armatosur programin bërthamor.

Ministri i Kulturës, Abbas Salehi, ka hedhur poshtë mundësinë që Irani të ketë armë bërthamore, duke insistuar se fatva (vendim fetar) e Khameneit kundër zhvillimit të armëve bërthamore nuk do të ndryshojë bazuar në çështjet aktuale sepse ajo është e rrënjosur “në parime fetare”.

Hinz tha se nga perspektiva iraniane, do të kishte kuptim që të merreshin shumë seriozisht të gjitha veprimet e Trumpit sepse ai e ka vrarë një nga anëtarët më të lartë të regjimit, duke iu referuar vrasjes së udhëheqësit të Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike, gjeneralit Qassem Soleimanit, më 2020./REL

Next Post
“Çfarë po u ndodh fokave? E vërteta që duhet të dini”

“Çfarë po u ndodh fokave? E vërteta që duhet të dini”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

July 17, 2026
Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

July 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së

July 17, 2026
U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

July 17, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda

July 17, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

July 17, 2026
Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

July 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

July 17, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

July 17, 2026
Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In