• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Pa ne jeni tigër prej letre”, Trump ashpërson tonet ndaj NATO-s: Frikacakë, do ta kujtojmë!

by A R
21/03/2026 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar tonet ndaj aleatëve të NATO-s, duke i quajtur “frikacakë” për shkak se nuk iu bashkuan luftës së tij kundër Iranit. Në të njëjtën kohë, ai ka urdhëruar dërgimin e një kontingjenti tjetër marinsash drejt Gjirit Persik, duke sinjalizuar se është i gatshëm të veprojë i vetëm.

Në një artikull të saj, la Repubblica, shkruan se ky zhvillim rrit mundësinë e një ndërhyrjeje tokësore, me objektiva të mundshëm si pushtimi i terminalit të naftës në ishullin Kharg, kontrolli i vijës bregdetare prej nga Irani bllokon kalimin në Ngushticën e Hormuzit, apo edhe një operacion për sekuestrimin e mbi 400 kilogramëve uranium të pasuruar që ndodhen ende në duart e regjimit iranian.

Megjithatë, në mbrëmje Trump dukej se zbuti disi retorikën, duke deklaruar se “po arrijmë objektivat” dhe se mund të reduktojë përpjekjen ushtarake.

Të enjten, ai u shpreh se nuk ka nevojë për askënd, por refuzimi i vendeve europiane për t’iu bashkuar operacionit ushtarak nuk është pritur mirë nga Uashingtoni.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump shkroi se pa SHBA-të, NATO është “një tigër prej letre”.

“S’kanë dashur të bashkohen në luftën për të ndalur një Iran me fuqi bërthamore. Tani që lufta është fituar ushtarakisht, me pak rrezik për ta, ankohen për çmimet e larta të naftës, por nuk duan të ndihmojnë për hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Është një operacion i thjeshtë ushtarak. Frikacakë, do ta kujtojmë!”, shkroi ai.

Ndërkohë, aleatët po përpiqen të veprojnë përmes OKB-së për të krijuar një kuadër ligjor që do të mundësonte rihapjen e Hormuzit. Por kjo do të kërkonte një armëpushim, pasi vendet europiane nuk janë të gatshme të dërgojnë anije në një zonë ku vazhdojnë luftimet.

Në të kundërt, SHBA-të po forcojnë praninë ushtarake. Një grup detar i marinsave është tashmë në lëvizje drejt rajonit, ndërsa është shtuar edhe njësia e 11-të e Ekspeditës së Marinsave, me bazë në Kaliforni, me rreth 2 mijë e 500 trupa.

Sipas mediave amerikane, kjo forcë mund të ketë si objektiv kryesor marrjen e kontrollit të ishullit Kharg dhe zonave bregdetare përballë Ngushticës së Hormuzit, ku Pentagoni vlerëson se bllokada mund të zgjasë deri në gjashtë muaj. Raportohet gjithashtu se po përgatitet një dislokim edhe më i gjerë, përfshirë parashutistët e Divizionit të 82-të Ajror.

Trump ka deklaruar se nuk planifikon të dërgojë trupa tokësore, por ka shtuar se nëse do ta bënte këtë, nuk do ta paralajmëronte paraprakisht. Në një intervistë për televizionin amerikan, ai theksoi se “ndryshimi i regjimit nuk është prioritet”, por mund të ndodhë si pasojë e operacioneve, ndërsa objektivi kryesor mbetet neutralizimi i programit bërthamor të Iranit.

Sipas një sondazhi të Reuters, 65% e amerikanëve presin një ndërhyrje tokësore, por vetëm 7% e mbështesin atë, çka përbën një rrezik serioz politik për presidentin në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump deklaroi se nuk dëshiron armëpushim: “Nuk bëhet kur po shkatërron kundërshtarin. Lufta është fituar ushtarakisht. Ata vazhdojnë të bllokojnë Hormuzin, por në një moment do të hapet.”

Sa i përket ishullit Kharg, ai u shpreh: “Mund të kem një plan, por nuk do ta tregoj.” Këto tensione rrezikojnë të ndikojnë edhe marrëdhëniet me NATO-n.

Next Post
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

March 21, 2026
Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

March 21, 2026
“Udhëtoni me jetën në mendje! Familja ka nevojë për ty”/ Policia apel për kujdes me shpejtësinë: Intensifikojmë kontrollet me radarë e dronë!

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor: Në 2025 mbi 1.2 mln gjoba, 200 viktima nga aksidentet

March 21, 2026
“Vend që nuk njihet vetëm për plazhe”, Sylvinho rrëfen Shqipërinë e Botërorit: Puna nis në janar…

Lista e Kombëtares, Silvinjo: Jam xheloz për lojtarët, nuk e di gjendjen e Brojës

March 21, 2026
Zjarr misterioz në fabrikën e armëve në Çeki: sabotim apo sulm i fshehtë?

Zjarr misterioz në fabrikën e armëve në Çeki: sabotim apo sulm i fshehtë?

March 21, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

“Alarm sigurie!”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Amerikanët në mbarë botën tregoni kujdes!

March 21, 2026
Krim pasioni në Itali, 30-vjeçari shqiptari qëllohet për vdekje nga bashkatdhetari

Krim pasioni në Itali, 30-vjeçari shqiptari qëllohet për vdekje nga bashkatdhetari

March 21, 2026
Ekspertja e OKB, Albanese: Izraeli po torturon sistematikisht palestinezët nëpër burgje

Ekspertja e OKB, Albanese: Izraeli po torturon sistematikisht palestinezët nëpër burgje

March 21, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

March 21, 2026
“Pa ne jeni tigër prej letre”, Trump ashpërson tonet ndaj NATO-s: Frikacakë, do ta kujtojmë!

“Pa ne jeni tigër prej letre”, Trump ashpërson tonet ndaj NATO-s: Frikacakë, do ta kujtojmë!

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In