• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pa masa dhe në situatë jo kritike”, epidemiologu: Imunizimi nga koronavirusi po ndikon në Shqipëri

by
21/09/2021 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, foli në Ditarin e mesditës në A2 CNN nga ku komentoi situatën e pandemisë në Shqipëri, duke theksuar se si pasojë e imunizimit të lartë, situata është e qetë edhe pse nuk ka asnjë masë, sipas tij.

“Situata në Shqipëri nuk më duket kritike. Në Shqipëri nuk ka asnjë masë. Ora policore, në kushtet e lënies së lirë të situatës, ne nuk kemi ndonjë rritje të rasteve, madje me tendencë rënie. Spitalet po mbushen, por nuk është ajo situatë e marsit, kur Shqipëria u kthye në një spital të madh. Raportohen 1 mijë raste në ditë edhe pse unë mendoj se është 4 apo 5 herë më shumë. Megjithatë, situata është e qetë dhe unë mendoj se kjo është si pasojë e imunitetit natyral”.

Mjeku Dasho pati kritika edhe për studimin e fundit nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, sipas të cilit në Tiranë 73% e popullsisë janë të imunizuar.

“Kampioni nuk arrin dot dhe nuk është përfaqësues i të gjithë situatës së përgjithshme, është kampion i vetëm atij grupi që është përzgjedhur. Janë lënë jashtë shumë qytete të rëndësishme. Nëse duam të bëjmë një studim cilësor, kampioni duhet të jetë rastësor. Studime të tilla bëhen edhe para zgjedhjeve, ndërsa nuk gjendet mundësia të bëhet një studim i tillë për Covidin, që është një tragjedi. Nga kolegë si ata që kishin vendosur emrin në fund të studimit prisja të paktën të ishte i bazuar mbi një kampion rastësor të të gjithë popullatës, i cili do të na jepte informacion për të gjithë popullatën. Në këtë studim është marrë në studim vetëm popullata adulte 20-70, fëmijët janë lënë jashtë studimi, ndërsa vijmë te rekomandimet, rekomandohet vaksinimi i fëmijëve. Grupi i punës duhet të kishte ndarë shumë mirë se çfarë studimi po kryen”, tha epidemiologu.

/b.h

Next Post
Krimi i dyfishtë në Divjakë/ Vëllai i viktimës: Motra dhunohej prej 20 vitesh!

Krimi i dyfishtë në Divjakë/ Vëllai i viktimës: Motra dhunohej prej 20 vitesh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Joe Biden e tradhtoi!”, Rama i ashpër në New York për Thaçin: SHBA mund ta pengonte farsën

“Joe Biden e tradhtoi!”, Rama i ashpër në New York për Thaçin: SHBA mund ta pengonte farsën

September 25, 2026
“Mjaft me paralajmërime!”/ Policia Bashkiake e Tiranës aksion ndaj parkimeve të gabuara: Do të merren masa

“Mjaft me paralajmërime!”/ Policia Bashkiake e Tiranës aksion ndaj parkimeve të gabuara: Do të merren masa

September 25, 2026
Tre hapa, 10 ditë dhe një takim në Abu Dhabi! Çfarë fshihet pas planit të ri për paqen në Ukrainë

Tre hapa, 10 ditë dhe një takim në Abu Dhabi! Çfarë fshihet pas planit të ri për paqen në Ukrainë

September 25, 2026
Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

September 25, 2026
Dhunoi çiftin e të moshuarve dhe bëri 80-vjeçarin për intubim, zbulohet e shkuara kriminale e Ilir Nukajt

Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar nga Kosova në Tiranë, detajet e para

September 25, 2026
Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

September 25, 2026
BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

September 25, 2026
Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

September 25, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

KQZ pret Kuvendin, Celibashi kërkon rreth 300 punonjës shtesë për zgjedhjet vendore

September 25, 2026
Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com