• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pa grup parlamentar? Kryemadhi në hall, nis kërkimin e deputetëve “borxh”: Sot do ishin 12 deputetë nëse Meta s’do…

by Java News
09/09/2021 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

LSI që drejtohet nga Monika Kryemadhi rrezikon të mos krijojë dot grup parlamentar, duke qenë se ka vetëm 4 deputetë.

Kjo gjë nënvizohet edhe nga Nikoll Lesi në gazetën e tij, ku ndër të tjera thumbohet edhe Ilir Meta, me argumentin se nëse nuk do të kishte ndërhyrë ai në fushatë, LSI sot do të kishte 12 deputetë.

“Nesër mblidhet për herë të parë parlamenti i ri, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Deputetja më e vjetër hap seancën parlamentare, ku krijohet një komision parlamentar për shqyrtimin e mandateve të deputetit sipas shkresës së ardhur nga KQZ.

Më pas bëhet betimi nga deputetët dhe votohet për emrin e Lindita Nikollës, që është propozuar nga PS si kryetare Kuvendi.

Më tej, deputetët duhet të firmosin se në cilin grup parlamentar do të bëjnë pjesë. Për të krijuar një grup parlamentar duhet të firmosim 7 deputetë, minimumi.

PS dhe PD kanë deputetë plot për krijimin e grupeve të tyre parlamtare. Por në mbledhjet e Byrosë Parlamentare vendimet merren me shumicë votash ku secili grup parlamentar ka një votë.

Pra edhe në këtë rast i intereson PS që të ketë shumicën në Byro.

Ndaj mundet që PSD t’i jepen 4 deputetë “borxh” që të krijohet grup i ri parlamentar. Nuk ka rëndësi emri i grupit, por linja politike në vendimmarrje, ndonëse në fund të fundit PS ka deputetë mjaftueshëm sa te miratojë gjithçka edhe e vetme në seancën parlamentare.

Në fund të fundit vendos numri 71 deputetë.

Deputetët që janë kryetarë partish opozitare që morën mandatin nga lista e PD, do të bëjnë një grup parlamentar.

Mbetet vetëm LSI pa grup parlamentar pasi janë 4 deputetë. Nuk dihet saktësisht se si do të levizë Agron Çela i Shkodrës që fitoi në emër të LSI, pasi ai fitoi me votat e tij.

Ndërkohë nesër LSI duhet të gjejë ta paktën edhe 3 deputetë borxh.

Vetëm PD mund t’ia huazojë, sepse të tjerët nuk japin.

Por marrëdhëniet mes PD dhe LSI janë shumë të acaruara për shkak se LSI mori goditje edhe nga PD gjatë fushatës. Bile burime të besueshme tregojnë se ka patur një sherr të madh mes Lulzim Bashës dhe Ilir Metës para 25 prillit, natyrisht për llogari të LSI.

Nga PS nuk besohet ti marrë sepse LSI do komprementohej.

Nëse të tjera nuk do të kishin futur duart gjatë fushatës në LSI, sot Monika Kryemadhi do të kishte së paku 12 deputetë.

Por kjo është histori tjetër që do tregohet në momentin e duhur”, thuhet në shkrimin e gazetës së Lesit./ tema

g.kosovari

Next Post
“Kancelarja fillimisht do të takohet me Ramën, më pas me…”/ Ambasada gjermane zbardh axhendën e vizitës së Merkel në Tiranë

"Kancelarja fillimisht do të takohet me Ramën, më pas me..."/ Ambasada gjermane zbardh axhendën e vizitës së Merkel në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
Tronditet Drashovica e Vlorës, shpërthen bombola në një banesë

Tronditet Lezha, tritol automjetit të një agjenti policie

March 15, 2026
Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

March 15, 2026
Shtyhet “Gërdeci”, kush janë dy dëshmitarët, që refuzuan të flasin para gjykatës

Masakra e Gërdecit, sot 18 vite pa drejtësi: Asnjë i dënuar për vrasje dhe një gjyq pa fund për Mediun

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In