• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pa fjalë, anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza, i dënuar për vjedhje!

by Java News
10/07/2018 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Pavarur të Kualifikimit ka nisur kete paradite seancen per gjyqtarin Admir Thanza. Gjyqtari eshte i pranishem ne salle, se bashku me avokatin e tij, Theodhori Sollaku. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Thanza behet e ditur se ka qenë i dënuar në Itali për vjedhje. Nuk justifikon dot as pasuritë. Admir Thanza, gjykatës në Gjykatën e Lartë, i është nënshtruar sot Vettingut. Sipas një zbulimi të bërë nga ONM, gjyqtari rezulton i dënuar në Itali.

KPK tha se:

“Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka zbuluar më datë 20 prill 2018 rezulton se zoti Admir Thanza ka qenë i dënuar nga shkalla e parë në Itali në vitin 1999 me 40 ditë burg dhe 100 mijë euro gjobë për vjedhje në bashkëpunim me persona të tjerë”.

Admir Thanza nuk e ka deklaruar këtë të dhënë në formularin e dekriminalizimit.

Admir Thanza është shprehur se e ka pranuar vjedhjen, por nuk e ka kryer atë.

“E kam pranuar veprën atëherë për shkaqe humanizmi dhe për shkaqe familjare”, ka thënë Thanza.

Thanza e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1992, pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë. Ai ka punuar në Gjykatën e Shkodrës në vitet 1992-2006, në atë të Tiranës në vitet 2006-2009 si dhe ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese në vitet 2009-2013. Thanza ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Krahas ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, Z. Thanza ka punuar edhe si pedagog i jashtëm në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër si dhe pedagog i të Drejtës Civile dhe të Drejtës Kushtetuese në Universitetin Europian të Tiranës dhe atë “Justiniani i Parë”. Prej vitit 2013, Thanza ushtron detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Lartë.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Admir Thanza zotëronte një pasuri familjare me vlerë rreth 13.4 milionë lekë në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Në fund të vitit 2017, vlera e pasurisë së deklaruar nga Thanza është rritur me tre herë, duke kapur vlerën e 50.5 milionë lekëve.

Pasuritë e paluajtshme zënë pjesën kryesore me një vlerë të llogaritur në 27.5 milionë lekë, ndërkohë që llogaritë bankare të familjes Thanza kapin vlerën e 14.8 milionë lekëve. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë zotëron gjithashtu 3.9 milionë lekë kursime në cash dhe automjete në vlerën e 2.3 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të gjyqtarit Thanza kapin vlerën e 81.3 milionë lekëve për periudhën deklaruese, ku pjesën kryesore të tyre e zënë fitimet si notere të bashkëshortes së tij. Paga dhe shpërblimet nga funksioni të zotit Thanza zënë 28.5 për qind të të ardhurave totale të familjes, ndërkohë që 12 për qind e tyre ka si burim shitjen e pasurive të paluajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit të Z.Thanza, të cilat rezultojnë pa probleme sa i përket raportit mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Analiza ka identifikuar megjithatë disa “flamuj të kuq” në deklarimet periodike të gjyqtarit Thanza, njëra prej të cilave lidhet me detyrimet që ai u ka shoqërive të ndërtimit. Këto detyrime kapin vlerën e 2.6 milionë lekëve, ndërkohë që familja e gjyqtarit rezulton se ka akumuluar kursime në cash në vlerën e 3.9 milionë lekëve deri në fund të vitit 2017.

Gjithashtu, në deklaratën e vitit 2008 gjyqtari Thanza deklaron një pagesë shtesë ndaj një shoqërie ndërtuese për një apartament me sipërfaqe 69.9 m2, ndonëse apartamenti në fjalë nuk rezulton i deklaruar në vitet e mëparshme.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar nga BIRN lidhet me deklarimin e të ardhurave nga aktiviteti i bashkëshortes si notere. Në vitet 2008-2013, gjyqtari Thanza ka deklaruar xhiron vjetore dhe disa shpenzime të pjesshme nga ky aktivitet, ndërkohë që duhej deklaruar fitimi neto.

ma.me

 

Next Post
DOKUMENTET/ Çipi- Budina të dënuar nga gjykata, morën miliona për një film që s’e bënë kurrë

DOKUMENTET/ Çipi- Budina të dënuar nga gjykata, morën miliona për një film që s'e bënë kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In