• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pa Erion Veliajn nuk jemi njësoj”, Gonxhja: Problematikat post-tërmet i zgjidhim brenda vitit

by A R
22/04/2025 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste synon më shumë se 20 mandate deputetësh në qarkun e Tiranës me rastin e 11 Majit dhe ministri aktual i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shpreson të jetë një ndër ta.

Blendi Gonxhja, kandidati për deputet i PS-së në listën e hapur në kryeqytet, tha të hënën për emisionin “Ekspres” në RTSH 1 se fushata e tij do të përqendrohet te Njësia 6.

Familje të shumta të kësaj njësie, e njohur edhe si zona e Kombinatit, u përballën me pasojat shkatërrimtare të tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

“Njësia 6, sipas të gjitha gjasave, ishte një nga më të vështirat, për shkak të problematikave që vinin nga disa çështje që lidheshin me rindërtimin, tërmetin, ngërçe ligjore, kallëzime, ekspertiza që nuk pranoheshin nga një pjesë e komuniteteve. Të gjitha këto bënë që të kishim një lloj vonese në disa prej zgjidhjeve. Por [Shqipëria] është ndoshta vendi i vetëm në botë që vendosi t’u japë shtëpi falas krejtësisht të reja ose ndërtime falas të shtëpive të ndërtuara ose përmirësim nga buxheti i shtetit për shtëpitë që mund të riparoheshin. Kjo gjë nuk ka ndodhur në asnjë vend, as në Bashkimin Europian, dhe kjo s’duhet të harrohet.

Kodi Zgjedhor dhe fushata nuk lejon që të ndërmarrësh akte gjatë këtyre muajve, por janë vënë të gjitha në binarë dhe besoj që brenda këtij viti u jepet një zgjidhje përfundimtare atyre rasteve që kishin mbetur pa zgjidhje,” u shpreh z. Gonxhja.

Ministri Gonxhja ka drejtuar ndër vite një sërë dikasteresh në nivel qendror dhe lokal. Ai ka qenë kandidat për deputet edhe në vitin 1996, një kohë trazirash sociale e politike për Shqipërinë.

“Në kuptimin njerëzor, jo vetëm politik, nuk besoj se ka pasur situata më të vështira në jetën time, tonën. Atëherë lidheshin me faktin jo vetëm që bëheshe a s’bëheshe deputet, por a do ta mbaroje fushatën gjallë. Kjo sot është sfida më e bukur e jetës: në kryeqytet, në Qarkun Tiranë,” tha z. Gonxhja.

Këtë vit, fushatës së socialistëve në kryeqytet do i mungojë kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i cili luftën e tij personale prej muajsh e ka me drejtësinë. Sipas kolegut të tij, z. Gonxhja, për shkak të kësaj situate, në Tiranë janë ingranuar disa nga kandidatët politikë më me eksperiencë, megjithëse PS-ja nuk ka dyshime për fitoren.

“Natyrisht nuk mund të themi se jemi njësoj. Nuk diskutohet që ka një gjë që ndikon dhe do të shikojmë shumë qartë, deri ditën e fundit, çfarë do të jetë kjo në kuptimin e votave apo çfarë do të kemi mësuar në fund. Kjo situatë e padëshirueshme na ka bërë më të bashkuar, më të fortë dhe më të kujdesshëm në çdo gjë që ne bëjmë tani. Ne luftojmë tani edhe me idenë që mund të kemi nevojë për të bërë diçka edhe më mirë, edhe më shumë. Natyrisht që duhet të ndihmohet shumë ekipi i Bashkisë, sepse ata kanë pasur një ndikim nga kjo ngjarje, ka pasur një shok.

Prandaj edhe gjithë kjo ardhje, e ministrave, e njerëzve me eksperiencë në lidhje me kryeqytetin, e vetë kryeministrit… gjithë kjo punë për ta fuqizuar Tiranën ka ardhur edhe në aspektin e asaj që ka ndodhur, por ne asnjë moment prej dyshimit për fitoren, por për cilësinë e fitores. Një dëm i jashtëzakonshëm do t’i ndodhte kryeqytetit nëse do të kishte ndonjë cedim ose ndryshim në qeverisjen qendrore. Një dëm po ashtu i madh do i ndodhte kryeqytetit në rast se do të kishte një kthim pas për qeverisjen vendore,” u shpreh z. Gonxhja.

Next Post
“Pse nuk del në debat me Berishën?”, Rama: Jeni në vete? Bufi është në rrëshqitje e sipër…

"Pse nuk del në debat me Berishën?", Rama: Jeni në vete? Bufi është në rrëshqitje e sipër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In