Një vajzë vetëm 21-vjeçare pa sëmundje të tjera më parë, e prekur nga koronavirusi, ka humbur jetën. Lajmin e ka bërë me dije familja e saj.
Chloe Middleton mendohet të jetë viktima me moshën më të re në Mbretërinë e Bashkuar që nuk vuante nga asnjë sëmundje e mëparshme.
Nëna e saj Diane Middleton postoi një dedikim që të copëton zemrën për vajzën e saj sot në rrjetet sociale, shkruan Daily Mail.
Në postimin e saj në Facebook, Diane Middleton, e cila jeton në Buckinghamshire, shkruante:
“Për të gjithë njerëzit që mendojnë se është thjesht një virus, ju lutem mendojeni përsëri sepse ju flas nga përvoja personale, i ashtuquajturi koronavirusi i ka marrë jetën vajzës time 21 vjeçare”.
Deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur 424 vdekje nga virusi dhe 8.077 raste të konfirmuara si të prekur.
g.kosovari