• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pa asnjë dyshim, Vettingu ishte dhe mbetet dhunë kundër shtetformimit

by Ylli Manjani
25/08/2026 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Një tjetër goditje ndaj procesit të Vettingut vjen nga Strasburgu, në çështjen Papandile kundër Shqipërisë.

Vetë rasti është ilustrues për mënyrën se si Vettingu, në kulmin e arrogancës së tij, doli jashtë çdo kufiri të kompetencës dhe ndërhyri edhe mbi të drejtat e dikujt që nuk ishte pjesë e sistemit të drejtësisë, por vetëm synonte të hynte në të.

Ka pasur një moment kur institucionet e Vettingut morën përpara gjithçka. Nuk u bënte më dritë syri të shihnin kë kishin përballë. Dënonin këdo që u dilte përpara, pa u shqetësuar fare nëse kishin apo jo kompetencë ligjore për ta bërë këtë. Ishte një mekanizëm që kishte humbur masën, kufirin dhe sensin e shtetit.

Strasburgu, që mesa duket nuk është më nën ndikimin politik të Komisionit Europian, që prezantohej si “pronari” e reformës në drejtësi, po jep vendime gjithnjë e më të qarta kundër mënyrës se si u zbatua Vettingu. Kjo nuk do të thotë detyrimisht se Gjykata Evropiane po rrëzon reformën në tërësi. Në thelb Strasbourg po thotë diçka më e rëndë: po evidenton se shteti shqiptar ka shkelur të drejta themelore në emër të saj.

Ky është thelbi i problemit.

Vettingu ishte një proces poshtërues për shtetin shqiptar. Në emër të luftës kundër korrupsionit të pushtetit politik, shteti ndërmori një akt të paprecedentë kundër vetes. Nxori në rrugë gjyqtarë dhe prokurorë që, deri një ditë më parë, kishin dhënë vendime në emër të Republikës së Shqipërisë, kishin dënuar njerëz edhe me burgim të përjetshëm dhe përfaqësonin autoritetin e ligjit.

Çfarë paradoksi!

Një ditë shteti të jep togën dhe autoritetin për të gjykuar në emrin e tij. Të nesërmen, po ai shtet të flak në rrugë mbi bazën e hamendësimeve, perceptimeve publike dhe metodave të arsyetimit që ngjanin më shumë me gjyqet politike të komunizmit sesa me standardet e një shteti të së drejtës.

Turpi është shumë pak për ta përkufizuar atë që ndodhi.

Ishte një krim kundër shtetformimit.

Sepse shteti vrau masivisht punonjësit e vet.

Asnjë shtet nuk ka shans të mbijetojë kur vendos të asgjësojë administratën dhe trupën e vet institucionale në mënyrë masive. Një shtet që e bën këtë nuk forcohet, por vetëvritet. Nuk ndërton institucione, por krijon frikë. Nuk prodhon drejtësi, por prodhon bindje se askush nuk është i mbrojtur nga arbitrariteti.

Gjithçka do bëhej dhe u bë, për të luftuar korrupsionin. Por korrupsioni nuk luftohet duke shkatërruar shtetin. Aq më pak kur narrativa e “luftës së madhe” përdoret për të legjitimuar një pushtet politik që vetë është akuzuar vazhdimisht si epiqendra e korrupsionit. Sigurisht që korrupsioni nuk u luftua, por u sofistikua. Thjesht u rrit çmimi…

Më e rënda ishte se shteti vrau punonjësin e vet. Pra, vrau veten.

Shqipëria është ndoshta rasti më ekstrem në Evropë. Serbia, sapo e provoi këtë model, e tërhoqi pas vetëm nëntë muajsh. Rumania dhe Kroacia e zbatuan në mënyrë shumë më të kufizuar dhe pa pasoja vetëshkatërruese për sistemin. Kosova dhe Maqedonia e Veriut refuzuan ta ndërtonin sistemin mbi këtë instrument.

Ne jo.

E çuam deri në fund, me një zell që prodhoi pasoja antishtet.

Po, na u tund përpara karrota e negociatave me Bashkimin Evropian. Por ndërkohë mbi shpinën e qytetarëve dhe të vetë shtetit ra shkopi i përditshëm i mungesës së një sistemi normal drejtësie.

Sot lind një pyetje që nuk është aspak antievropiane, por thellësisht shtetformuese: çfarë vlere ka anëtarësimi në Bashkimin Evropian, nëse nuk arrijmë të kemi gjyqtarë që gjykojnë mbi prova dhe jo mbi perceptime publike? Çfarë vlere ka, nëse zyrtarët kanë frikë të zbatojnë ligjin, sepse një firmë mund t’u kushtojë vendin e punës ose lirinë?

Vettingu mbetet përvoja më e hidhur në memorien institucionale të këtij shteti.

Dhe krenaria me të cilën u propagandua është, në fakt, një arsye për reflektim të thellë. Sepse tregon se kemi ende një problem serioz me konceptin e shtetit. Ne vazhdojmë ta identifikojmë shtetin me politikanët. Kur zemërohemi me ta dhe nuk dimë si t’i ndëshkojmë përmes votës, i biem shtetit, nëpunësit, gjyqtarit, prokurorit, administratës.

Kjo nuk ishte reformë. Kjo ishte, ende është sjellje vetëshkatërruese.

Prandaj, ajo që u bë duhet, në një mënyrë ose në një tjetër, të korrigjohet. Jo për të rikthyer pandëshkueshmërinë. Jo për të mbrojtur të korruptuarit. Por për të rehabilituar padrejtësinë aty ku ajo është provuar, për t’u kthyer dinjitetin atyre që u goditën pa prova dhe pa të drejtë, dhe për t’i rikthyer shtetit kapitalin njerëzor që ai vetë shkatërroi.

Edhe ndjesa është institucion shtetformues.

Dhe nuk do të vijë gjithçka nga Strasburgu. Strasburgu mund të konstatojë shkeljen. Por vendimet për të riparuar shtetin duhet të merren këtu.

Me burrëri.

Me kurajë.

Dhe, mbi të gjitha, me një koncept të vërtetë shtetformimi.

Next Post
Anija ushtarake gjermane “MOSEL” ankorohet në Durrës, bashkëpunim me marinën shqiptare! Mbi 100 metra e gjatë, ja funksionet e saj

Anija ushtarake gjermane “MOSEL” ankorohet në Durrës, bashkëpunim me marinën shqiptare! Mbi 100 metra e gjatë, ja funksionet e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ashtu ma dha truri!”- Goditi me tullë policen gjatë aksionit dhe e la pa ndjenja, i arrestuari: Isha i mërzitur se s’kisha hashash, inatin ua nxora atyre

“Ashtu ma dha truri!”- Goditi me tullë policen gjatë aksionit dhe e la pa ndjenja, i arrestuari: Isha i mërzitur se s’kisha hashash, inatin ua nxora atyre

August 25, 2026
Shefi i CIA-s udhëtim sekret në Moskë, John Ratcliffe takime të nivelit të lartë me zyrtarët rusë!

Shefi i CIA-s udhëtim sekret në Moskë, John Ratcliffe takime të nivelit të lartë me zyrtarët rusë!

August 25, 2026
Ekspertët e klimës/ Duhet konsumimi i më pak mishi për të reduktuar ngrohjen globale

Bota drejt rrënimit, paralajmërimi i shkencëtarëve: Ngrohja globale po rrit rrezikun e katastrofave ekstreme klimatike

August 25, 2026
Lufta tregtare, Kanadaja i përgjigjet ‘flakë për flakë’ SHBA-ve, vendos tarifa me vlerë 20 mld dollarë ndaj 700 produkteve amerikane!

Lufta tregtare, Kanadaja i përgjigjet ‘flakë për flakë’ SHBA-ve, vendos tarifa me vlerë 20 mld dollarë ndaj 700 produkteve amerikane!

August 25, 2026
“Nuk merren me hallet e qytetit”- Pas ankesës së shqiptarit të Diasporës, Balla akuzon Bashkinë e Kavajës për pastrimin: Nuk do presim Fisnikun se ka…

“Nuk merren me hallet e qytetit”- Pas ankesës së shqiptarit të Diasporës, Balla akuzon Bashkinë e Kavajës për pastrimin: Nuk do presim Fisnikun se ka…

August 25, 2026
“Ja çfarë më tha para krimit”- Flet vajza e shqiptarit që vrau Julianën dhe veten: S’mund ta besoj! Mori jetën e nënës së një vajze të moshës time, ne jemi viktimat!

“Ja çfarë më tha para krimit”- Flet vajza e shqiptarit që vrau Julianën dhe veten: S’mund ta besoj! Mori jetën e nënës së një vajze të moshës time, ne jemi viktimat!

August 25, 2026
VIDEO/ Përleshje e dhunshme mes turistëve në Capri të Italisë, grushte, shkelma dhe karrige kokës! Shikoni pamjet e sherrit

VIDEO/ Përleshje e dhunshme mes turistëve në Capri të Italisë, grushte, shkelma dhe karrige kokës! Shikoni pamjet e sherrit

August 25, 2026
Inter detyrohet të paguajë 10 milionë euro për Kristjan Asllanin pas fitores kundër Milanit

“Tym i bardhë” nga Emiratet, Interi arrin marrëveshjen për transferimin e Asllanit te klubi arab, ja sa do përfitojë!

August 25, 2026
“Nuk do bëjmë shumë biznes me ta!”- Tensionet me Kanadanë, Trump i ndërron emrin edhe liqenit të Ontarios: Tani do quhet…

“Nuk do bëjmë shumë biznes me ta!”- Tensionet me Kanadanë, Trump i ndërron emrin edhe liqenit të Ontarios: Tani do quhet…

August 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Shkon shteti tek problemi, jo problemi tek shteti

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com