• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

OVL e UÇK-së:Mos bashkëpunoni me Specialen

by Java News
26/12/2017 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri dy i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Migjen Shala, njëherësh anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë dy thirrje përmes “Interaktivit” në KTV.

Deputetët i ka ftuar që të zhbëjnë Specialen, e siç ka thënë ai mos t’ia lënë historisë këtë gabim. E të akuzuarit eventualë nga Gjykata Speciale me seli në Hagë i ka ftuar që të mos i përgjigjen asaj.

“I bëjmë thirrje gjithë të akuzuarve që të mos bashkëpunojë me Gjykatën Speciale”, ka thënë Shala.Ne mbesim kundër kësaj Gjykate Speciale.“Jemi për themelimin e Gjykatës Speciale nga institucionet vendore”, ka thënë ai.

Shala ka treguar se nga Shoqatat janë mbledhur më shumë se 15 mijë e 800 nënshkrime.“E kemi proceduar në sekretari të Kuvendit dhe presim që të ketë përgjigjen adekuate nga deputetët pas festave të fundvitit. Ne mendojmë se kanë bërë gabim ata që e kanë votuar, dhe presim që ta përmirësojnë atë gabim.

Nuk mund t’ia lëmë historisë e gjeneratave të reja këtë gabim”, ka thënë Shala.Ai ka thënë se në vend mund të ketë destabilitet nëse Gjykata Speciale nuk zhbëhet prej deputetëve në Kuvend.

“Me keqardhje më duhet të them se mund të ketë destabilizim. Jemi për mos me pas. Jemi për gjykatë vendore. Por kjo krejt varet nga deputetët e Kosovës. Shpresoj se kanë vetëdije dhe të mos vijmë në atë gjendje”, ka thënë ai më tej.

Shala ka mohuar të ketë pas shtyrje politike për të marrë iniciativën për mbledhjen e nënshkrimeve, edhe pse krerët e lartë të shtetit kanë dalë kohëve të fundit kundër Gjykatës Speciale.“Nuk jemi ndikuar nga askush, jemi ndikuar nga zëri i luftëtarëve”, ka thënë ai.

Shala ka thënë se deri te ideja erdhi kur e panë dështimet dhe skandalet në Gjykatat e EULEX-it.

Shala ka komentuar edhe deklaratën e Delaëies dhe anëtarëve tjerë të korit diplomatikë miq të Kosovës, që kanë thënë se Kosova mund të izolohet në rast se e miraton ligjin për zhbërjen e Speciales.“Nuk besojmë që është ashtu. Kosova veç është e izoluar, ushtria nuk po vihet në rend dite, liberalizimi i vizave nuk po vjen. Kështu ashtu ne jemi të mbyllur”, ka thënë ai. (b.an)

Next Post
Aksidentohet për vdekje këmbësori në Malësi të Madhe

Tiranë, aksidentohet një polic patrulle, shmangu të moshuarën, plagoset efektivi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spanja në alarm nga zjarret! Mbi 244 mijë hektarë të përfshirë nga flakët

Spanja në alarm nga zjarret! Mbi 244 mijë hektarë të përfshirë nga flakët

August 11, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Mes Prishtinës e Kievit, Tirana edhe mish, edhe peshk

August 11, 2026
Gravitet zero për 7 sekonda nesër, më 12 gusht? Ja si qëndron e vërteta

Gravitet zero për 7 sekonda nesër, më 12 gusht? Ja si qëndron e vërteta

August 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 12 Gusht 2026

August 11, 2026
“Nga sulmet e Iranit, të parët në botë për sigurinë kibernetike”, Rama: Falë bashkëpunimit me izraelitët…

“Nga sulmet e Iranit, të parët në botë për sigurinë kibernetike”, Rama: Falë bashkëpunimit me izraelitët…

August 11, 2026
Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës: E pashë të arsyeshme të…

Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës: E pashë të arsyeshme të…

August 11, 2026
“Ballkani po thahet”, niveli i ujit të lumenjve bie në nivele rekord

“Ballkani po thahet”, niveli i ujit të lumenjve bie në nivele rekord

August 11, 2026
Durrës/ Lëvizte me pistoletë, pranga suedezit. Kapet edhe një 24-vjeçar, tentoi të vidhte një kasafortë

Durrës/ Lëvizte me pistoletë, pranga suedezit. Kapet edhe një 24-vjeçar, tentoi të vidhte një kasafortë

August 11, 2026
Çfarë shkruante Fauci privatisht? Publikohen mesazhet: Rrezik për gratë shtatzëna, nëse vaksinohen

Çfarë shkruante Fauci privatisht? Publikohen mesazhet: Rrezik për gratë shtatzëna, nëse vaksinohen

August 11, 2026
“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com