• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Oukitel… ose celulari që mban 15 ditë bateri

by A R
14/12/2015 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse dikush do t’ju thoshte se muajin tjetër do të lansohet një celular i cili mund ta mbajë baterinë për një javë të plotë, pa pasur nevojë për ta rimbushur, sigurisht se do të qeshnit.

Por, çfarë nëse ne do t’ju thoshim juve se do të lansohet një celular i cili do të mund ta mbajë baterinë jo një javë, por dy? Në fakt, kjo pritet të bëhet. Oukitel është një emër që ju sigurisht nuk e keni dëgjuar më parë, por që më nuk do ta harroni. Kjo kompani nga Kina, që është prodhues i celularëve, sapo ka njoftuar se celulari i ri i quajtur K10000, dhe që do të ketë sistem Android, do të jetë në gjendje që të kalojë 15 ditë pa u rimbushur fare me energji, transmeton lajmi.net. Nëse jeni përdorues i iPhone ose Samsung Galaxy, e dini se celulari juaj nuk mund ta mbajë baterinë as 15 orë, se lëre më 15 ditë.

oukitel_k100001

Parametrat

Celulari përmban një bateri të madhe 10,000 mAh, por bateria nuk është e vetmja që do ta mundësojë këtë jetëgjatësi të celularit. Celulari vjen me disa komponentë të cilët janë shumë “të shoqërueshëm” me baterinë, krahasuar me pjesët e celularëve të tjerë të cilët “e hanë” baterinë. Celulari pritet të fuqizohet nga një procesor 1GHz MediaTek, i cili do të mbështetet nga 2GB RAM.

Modeli i rrallë pritet të ketë një ekran 5.5 inç me një rezolucion 720p, një kamerë mbrapa 8MGP dhe një kamerë para 2MGP, 16GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave, mbështetje për mikro-kartë SD dhe versionin Android 5.1 Lollipop. Përveç këtyre veçorive, celulari peshon vetëm 184 gramë, që do të thotë se është më i lehtë se një iPhone 6S Plus. Celulari pritet të ketë një çmim global prej 300 euro, me porositë që është caktuar të fillojnë më 21 janar, 2016.

Next Post

FOTO/ Stine shoqërohet me Noizy-n pas sherrit me Florin( edhe Stresin)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In