• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Osmani: Serbia të ekstradojë kriminelët e Veriut, BE të heqë sanksionet ndaj Kosovës

by Java News
30/10/2023 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen se ka kërkuar heqjen e masave të vendosura nga BE.

Sipas saj Kosova është angazhuar maksimalisht për të ulur tensionet me Serbinë dhe për të normalizuar marrëdhëniet referuar sugjerimeve të aleatëve ndërkombëtarë.

“Në takim potencova edhe rëndësinë dhe nevojën e largimit të masave të vendosura ndaj Kosovës. Institucionet tona përgjatë muajve të kaluar kanë treguar jo vetëm angazhim konkret për shtensionim të situatës, por edhe përkushtim të plotë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm me aleatët dhe partnerët tanë.

Njëkohësisht, institucionet tona kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për të garantuar zgjedhje të reja e të lira por për fat të keq, adresa e këtyre pengesave vazhdon të mbetet në Beograd. Krahas sfidave kolektive globale, theksova se sfidat komplekse që po kalon Republika e Kosovës janë si rezultat i përpjekjeve destabilizuese të Serbisë. Vetëm në javët e fundit kemi qenë dëshmitarë të këtyre ambicieve të destabilizuese që rezultuan me aktin e agresionit kundër Republikës së Kosovës më 24 shtator që u krye nga grupe terroriste, paramilitare të Serbisë.

Siç i shpreha von der Leyen, ne duhet të jemi të bashkuar për të refuzuar dhunën si mjet për arritje të qëllimeve keqdashëse të cilat minojnë edhe vetë vlerat mbi të cilat është ndërtuar BE. Kosova është e përkushtuar për të respektuar Kushtetutën e saj e cila ofron të drejtat më të avancuara për komunitetet joshumicë jo vetëm në rajon por në të gjithë kontinentin tonë,” – u shpreh Osmani.

Osmani i drejtoi dhe një thirrje Serbisë që të ekstradojë të gjithë personat që janë të përfshirë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

/f.s

Next Post
U mor peng nga militantët e Hamasit, gjendet me kokën e prerë artistja gjermane

U mor peng nga militantët e Hamasit, gjendet me kokën e prerë artistja gjermane

Comments 1

  1. Rexhi says:
    2 years ago

    Po boll me gjuhen e cubit ju
    Ne Kosove.
    Mund te thuash te njejten gje me fjale te tjera

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabiti taksinë dhe dy karburante, identifikohet autori me dy mbiemra

Grabiti taksinë dhe dy karburante, identifikohet autori me dy mbiemra

January 5, 2026

SONDAZHI / Partitë e mëdha në rënie, por PS mbetet maxhorancë! 24 % do të votonin një parti të re

January 5, 2026
“Edhe unë në listën e non gratave nga Greqia”, reagon sërish Aulon Kalaja: Nuk më ndalojnë të jem patriot për atdheun tim

Kalaja: Politikanët shqiptarë spiunonin njëri-tjetrin në Ambasadën e SHBA-së

January 5, 2026
Moti i keq, trageti Vlorë–Brindisi prej më shumë se gjashtë orësh në gjirin e Vlorës

Moti i keq, trageti Vlorë–Brindisi prej më shumë se gjashtë orësh në gjirin e Vlorës

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros nga SHBA, ish-ministri i PD: Trump i shtroi tapetin e kuq Putinit dhe Netanyahut

Arrestimi i Maduros nga SHBA, ish-ministri i PD: Trump i shtroi tapetin e kuq Putinit dhe Netanyahut

January 5, 2026
“Diktatorë ka plot, por…”/ Gjinishi: Presidenti i një shteti ka imunitet, nuk është si Bin Laden

“Diktatorë ka plot, por…”/ Gjinishi: Presidenti i një shteti ka imunitet, nuk është si Bin Laden

January 5, 2026
“Maduron e kapën për zverku sepse…”/ Hila: Nuk ka të drejtë ndërkombëtare me Perandoritë!

“Maduron e kapën për zverku sepse…”/ Hila: Nuk ka të drejtë ndërkombëtare me Perandoritë!

January 5, 2026
Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026

Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026

January 5, 2026
Groenlanda, pse këmbëngul Trump? Lëndët e para, rruga arktike (dhe Europa). Çfarë synojnë SHBA-të

Groenlanda, pse këmbëngul Trump? Lëndët e para, rruga arktike (dhe Europa). Çfarë synojnë SHBA-të

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In