• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Osmani: Serbia kërkon të hapë një front të ri për Putinin në Ballkanin Perëndimor, kemi prova se…!

by Java News
03/10/2023 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vjosa Osmani, në një intervistë për CNN, deklaroi se Serbia po mundohet që t’i hapë Vladimir Putinit një front të ri në Ballkanin Perëndimor.

Duke folur për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një efektiv, Osmani u shpreh: “Plani i mirëmenduar ishte përgatitur për një aneksim të veriut të Kosovës si ai i Krimesë.

Serbia kërkon të lejojë Putinin që të hapë një front të ri në Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishme që kjo të ndalet duke sanksionuar Serbinë. Nëse nuk ka dënim për Serbinë, ajo do të vazhdojë me këto agresione”.

Sipas Osmanit, “provat tregojnë se udhëheqësit e Serbisë kanë lidhje direkte me atë që ndodhi në veri të Kosovës. Në bazat ushtarake të Serbisë janë stërvitur këto grupe terroriste. Armët që u përdorën nga ata kanë ardhur nga ushtria e Serbisë”.

Në lidhje me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë, Osmani tha: “Kosova po sulmohet dhe është viktimë e një agresioni. E para që duam është dorëzimi i terroristëve në Republikën e Kosovës, që të ketë drejtësi.

E dyta, ka vetëm një palë konstruktive në dialog dhe ajo është Kosova, që ka implementuar 99% të detyrimeve të saj. Ndërsa Vuçiç nuk ka implementuar asgjë që nga viti 2011. Republika e Kosovës do të vazhdojë të implementojë detyrimet e saj. Kjo përfshin edhe Asociacionin, por ne duam barazi dhe që Serbia të mbajë përgjegjësi për veprimet kriminale”.

Ajo shtoi se Kosova do të vazhdojë të publikojë dëshmi të reja që tregojnë përfshirjen e Beogradit zyrtar në sulmin terrorist.

“Ka pasur video të qarta se si grupi i Radioçiçit ushtrohet ne shtetin serb. Gjithashtu edhe armët qe i kemi kapur, ato nuk janë të njerëzve të rëndomte. Lidhjen e Radoiçiç me Vuçiçin e shohim edhe ne takime të ndryshme kur ishin bashkë. Në në ditët në vijim do të publikojmë dëshmi të reja që Vuçiç është pas kësaj dhe ka dhënë urdhra. Në fillim kishte një kampanjë të fuqishme të agresionit para se sulmi të ndodh”, tha Osmani./m.j

Next Post
EMRAT/ Nga Zamira Durda e Shkelzen Berisha, tek gjeneral Luan Hoxha e Ylli Pinari: Ja lista e dëshmitarëve për dosjen “Gërdeci”

EMRAT/ Nga Zamira Durda e Shkelzen Berisha, tek gjeneral Luan Hoxha e Ylli Pinari: Ja lista e dëshmitarëve për dosjen “Gërdeci”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kisha Katolike uron besimtarët për Krishtlindje: Mesazh i Ipeshkvijve të Shqipërisë: Gëzuar, Zoti ju bekoftë!

Kisha Katolike uron besimtarët për Krishtlindje: Mesazh i Ipeshkvijve të Shqipërisë: Gëzuar, Zoti ju bekoftë!

December 24, 2025
Kapshticë dhe Kakavijë, dyndje lëvizjesh në dy pikat kufitare me Greqinë

Emigrantët kthehen për të festuar në atdhe, 3 mijë mjete kanë hyrë dhe dalë në 24 orët e fundit

December 24, 2025
Salianji me “banim” në Fier, këmbëngul Berisha: Do jetë drejtues i Elbasanit, fushatë nga burgu

“Berisha e ka kthyer partinë në sekt”, Meçe: Salianji po tenton të riorganizojë struktura të reja

December 24, 2025
“Gati shtatorin e ardhshëm”, Rama inspekton kantierin e “Kengo Art Park” në Petrelë

“Gati shtatorin e ardhshëm”, Rama inspekton kantierin e “Kengo Art Park” në Petrelë

December 24, 2025
Ushqimet e barkut, malli i cilësisë “ZH” që po na rrasin në gojë!

Rriten çmimet e ushqimeve për festa! Të moshuarit: Kemi hequr dorë nga mishi…

December 24, 2025
Kapen 51 kg drogë në Gjirokastër, një i arrestuar dhe tre në kërkim

Kapen 51 kg drogë në Gjirokastër, një i arrestuar dhe tre në kërkim

December 24, 2025
Hodhën molotovë para Kryeministrisë, Prokuroria e kërkon detyrim paraqitje për 4 militantët e PD

Hodhën molotovë para Kryeministrisë, Prokuroria e kërkon detyrim paraqitje për 4 militantët e PD

December 24, 2025
Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe çon në gjyq tre drejtorët e bashkisë

Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe çon në gjyq tre drejtorët e bashkisë

December 24, 2025
Berisha: Rama ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve

Berisha: Rama ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve

December 24, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Rikthimi i Ballukut në detyrë, emërohen drejtorët e rinj të KESH dhe ARRSH

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com