• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Osmani: Maqedoni e Veriut del nga ‘Open Ballkan’ nëse dëmtohet Kosova

by Java News
16/10/2022 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha të dielën në Shkup se nisma e Ballkanit të Hapur synon thellimin e bashkëpunimit mes shteteve të rajonit. Por, ajo sipas tij “nuk do të jetë e plotë pa pjesëmarrjen e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor”.

Në një aktivitet me ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, me rastin e 13 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dyja vendeve, Osmani tha se Maqedonia e Veriut mund të largohet nga Ballkani i Hapur nëse ndonjë nga shtetet do të dëmtohej nga kjo nismë.

Maqedonia e Veriut ka njohur shtetin e Kosovës më 9 tetor të vitit 2008. marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë vendosur më 16 tetor të vitit 2009.

“Ballkani i Hapur është një nismë organike. Një nismë e vendeve të rajonit, që krijon ndjesinë se ne edhe vetë mund të bashkëpunojnë pa na ftuar dikush tjetër në ndonjë nismë tjetër. Por, problem i Ballkanit të Hapur është se aty nuk janë të 6 shtetet”, tha Osmani.

“Vlerësoj se janë legjitime qëndrimet e tri shteteve tjera që kanë vendosur të mos jenë pjesë e nismës. Detyra jonë është që të bëjnë përpjekje që t’i bindim. Por, ne përmes rezultateve duhet të dëshmojnë se jemi vlerë. Nëse nuk tregojmë rezultate atëherë s’ka se pse dikush të na bashkohet”.

Ne, si Maqedoni Veriut nuk do të lejojmë që ndonjë shtet tjetër të dëmtohet. Ne konsiderojmë se nëse dikush do të dëmtohet, mendoj këtu edhe për Kosovën për shkak të pikëpamjeve të saj ndaj kësaj nisme, atëherë ne nuk do të marrim pjesë në këtë nismë. Ne do të jemi gardianë të mbrojtjes së cilit do shtet në Ballkanin e Hapur”, ka deklaruar Osmani.

Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut i jep mbështetje Kosovës në të gjitha nismat dhe përpjekjet për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare si në NATO, Këshillin e Evropës si dhe liberalizimin e vizave

“Maqedonia e Veriut mbështet fuqishëm Republikën e Kosovës në rrugën e njohjeve ndërkombëtare. Ne para disa ditëve i bëmë thirrje BE që menjëherë, pa asnjë vonesë të miratoj liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ne po i japim mbështetje Kosovës edhe në Këshillin e Evropës për pranimin e saj në këtë institucion evropian, por edhe në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare”, ka deklaruar Osmani.

Sipas tij, kjo është rruga e vetme për të stabilizuar rajonin që të vazhdojë procesin e anëtarësimit në NATO dhe BE.

“Si vend anëtare e NATO-s, Maqedonia e Veriut është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Në këtë kuadër i japim mbështetje përpjekjeve të Kosovës që të bëjë pjesë e aleancës”, tha ai.

Nisma Ballkani i Hapur është vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ballkani i Hapur është thënë se synon të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e saj. /REL

Next Post
Në studion e televizionit plas sherri live për shenjën e horoskopit

Në studion e televizionit plas sherri live për shenjën e horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ty nuk të do as Berisha”! Sherr mes Milës dhe Hoxhës së PD: Çfarë të lidh me burgun e Peqinit?

“Ty nuk të do as Berisha”! Sherr mes Milës dhe Hoxhës së PD: Çfarë të lidh me burgun e Peqinit?

July 2, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Tjetër reagim nga Rama: Kalimi në dhunë fizike, e vetmja gjë që mund të prodhonte kjo protestë

July 2, 2026
Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

July 2, 2026
Gazetari Muka në protestë: Jam mandatuar nga Grupi Koordinues! Rama jep dorëheqjen! Na rrahën rojet e Ulsi Manjës

Gazetari Muka në protestë: Jam mandatuar nga Grupi Koordinues! Rama jep dorëheqjen! Na rrahën rojet e Ulsi Manjës

July 2, 2026
Protesta e PD/ Sara Mila ‘sulmon’ Berishën: Kërkon të djegë Shqipërinë! Përdor të miturit për qëllimet e veta dhe ‘nxin’ vendin në sytë e botës

Sara Mila për protestuesit: Sorrat anti-shqiptarë dolën sot në origjinë. Nuk e duan integrimin në BE!

July 2, 2026
Sonte luhet Spanjë-Austri, publikohen formacionet zyrtare

Sonte luhet Spanjë-Austri, publikohen formacionet zyrtare

July 2, 2026
Thirrja e SHBA: Prokurorët e ndershëm dhe patriotë të aplikojnë për KLP-në

Ambasada e SHBA njoftim për amerikanët në Shqipëri: Protesta mund të zgjerohet në qytete të tjera! Kujdes me…

July 2, 2026
Protesta para Kuvendit, AP: Po verifikojmë gjendjen shëndetësore të protestuesve dhe efektivëve të policisë

Protesta para Kuvendit, AP: Po verifikojmë gjendjen shëndetësore të protestuesve dhe efektivëve të policisë

July 2, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur

July 2, 2026
Bastisje, miliona dollarë dhe arrestime në Irak: Çfarë fshihet pas ofensivës?

Bastisje, miliona dollarë dhe arrestime në Irak: Çfarë fshihet pas ofensivës?

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In