• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Osmani: Gjurmët e krimeve të dhunës seksuale nga ushtria e policia serbe vijojnë të rëndojnë jetën e qytetarëve

by A M
14/04/2024 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të dielën se gjurmët e krimeve të dhunës seksuale, të kryera nga ushtria e policia serbe në luftën e fundit në Kosovë, vazhdojnë të rëndojnë edhe sot jetën e qytetarëve, edhe 25 vjet pas luftës.

Ajo i ka bërë këto deklarata më 14 prill, datë në të cilën Kosova përkujton të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës.

Ajo ka thënë se në ditë si kjo, të gjithë qytetarët e Kosovës reflektojnë mbi vuajtjet dhe shprehin solidaritetin me të gjithë ata që kanë përjetuar këtë “tragjedi njerëzore”.

“Shënimi i 14 prillit është më shumë sesa thirrje për drejtësi. Është një deklaratë e fortë e solidaritetit ndërnjerëzor me të mbijetuarat dhe të mbijetuarit, si dhe një kujtim i përhershëm i forcës, guximit dhe rezistencës së tyre në ballafaqim me dhunën”.

Numri i saktë i personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk dihet. Sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20 mijë.

Por, sipas të dhënave nga nëntori i vitit të kaluar, vetëm gati 2.000 persona kanë aplikuar për ta marrë statusin e personit të dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Prej tyre, statusi u është aprovuar rreth 1.600 personave.

Verifikimi i dëshmive të personave që duan ta marrin këtë status – gjatë periudhës nga 27 shkurti i vitit 1998 e deri më 20 qershor të vitit 1999 – bëhet nga Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë.

Osmani ka bërë thirrje që secili kriminel të ballafaqohet me veprat që ka kryer.

“Forca e të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftën e Kosovës është burim frymëzimi për të gjithë ne. Ata kanë shfaqur rezistencë dhe vullnet të pashoq për të luftuar për drejtësi, pavarësisht vuajtjeve të jashtëzakonshme”, tha Osmani shkruan REL.

Ajo ka paralajmëruar se tema kryesore e edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, do të jetë çështja e dhunës seksuale në kohë lufte.

Ajo ka thënë se më 15 prill në Prishtinë do të mblidhen personalitete nga 40 shtete të botës për diskutuar për fuqizimin e rolit të grave në të gjithë sferat e jetës.

“Përveç trajtimit të pasojave të luftës, ndërtimit të sistemeve për të mbështetur të mbijetuarit, fuqizimin e rolit të grave në proceset e dialogut, në forum do të diskutohet edhe siguria klimatike”.

Përveç Osmanit, edhe dy gra të Kosovës, të mbijetuara të dhunës seksuale, kanë folur për rëndësinë e mbështetjes së viktimave të dhunës seksuale.

Vasfije Krasaniqi ka rrëfyer për dhunimin që ka përjetuar 25 vjet më parë, dhe lutjet që ua ka bërë forcave serbe që ta vrasin, por që ata nuk kanë pranuar, me arsyetimin se “kështu do të vuash më shumë”.

“Fjalia e dytë ishte ‘mos i trego askujt çfarë të kemi bërë sepse do të vijmë prapë’”.

Shyhrete Sylejmani, e mbijetuara tjetër e dhunës seksuale, ka bërë thirrje që të gjithë të dëgjojnë të mbijetuarit e luftës dhe të përhapin të vërtetat e tyre.

“Muaji prill i vitit 1999 ndryshoi rrënjësisht jetën time dhe të mijëra të mbijetuarve tjerë. Për 20 vite e kam ndjerë të nevojshme të mbuloj në heshtje të vërtetën e dhimbshme, por të harrosh vuajtjet ka qenë e vështirë dhe t’i kujtosh ato edhe më rëndë”.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, ndërsa janë zhdukur rreth 6.000, prej të cilëve rreth 1.600 janë ende të pagjetur.

Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi.

Next Post
NATO dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Jetike që konflikti në Lindjen e Mesme të mos dalë jashtë kontrollit

NATO dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Jetike që konflikti në Lindjen e Mesme të mos dalë jashtë kontrollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

February 21, 2026
Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

February 21, 2026
“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

February 21, 2026
Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

February 21, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha kërcënon Ramën: Do t’i djegim selitë e PS në çdo qytet!

February 21, 2026
Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

February 21, 2026
Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

February 21, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me ‘kryengritës të armatosur’

February 21, 2026
VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

February 21, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In