• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Osmani erdhi si shtetare dhe u largua si politikane e zakonshme

by Ben Andoni
19/12/2020 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Fjalori i kuruar, që u duartrokit jo plotësisht në parlamentin shqiptare, shfaqi imazhin e ri tejet impenjativ për të ardhmen të Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani. Ai kulmoi me togfjalëshin :Heqje e Traut, një e tillë që vazhdimisht ka pasur kundërshtime të faktorit të madh shqiptar. Tezat e tjera që shpalosi në Shqipëri ishin jo pak të lodhura dhe më shumë se kaq të tejkaluara. Më mirë se kushdo e dinë në Kosovë, që Shqipëria dhe Serbia paçka kësaj marrëdhënie normale nuk kanë fuqi të ndryshojnë apo të inincojnë kufij. Jo sepse kjo tezë nuk ka ekzistuar, tashmë ajo konfirmohet, por kurrë nuk është elaboruar zyrtarisht të jetë bërë nga liderët ballkanikë, pasi ajo do shtysë të madhe ndërkombëtare. Por, kaq. Këshilltari Bolton mori dhe kritika të mëdha për të, kur u mundua të tregonte ekzistencën e saj. Për të mos folur për Mini-Shengenin, ku Kosova do të ketë qasje dhe kryeministri aktual ka nisur punë për të dhe ka firmuar në tryezën e Dhomës Ovale. Të treja këto teza, nëse do elaboroheshin me kujdes dhe larg partitokracisë do të ishin të mirëseardhura. Në Tiranë, ajo solli dyzimin por edhe të gjithë ndarjen e Kosovës dhe natyrshëm si shpërblim mori këtë dhuratë pritje, ku kryeministri e mënjanoi sa mundej kurse Presidenti dhe kryetari i Opozitës e pritën me nderimin e plotë. Kurse Berisha me teprinë e zakonshme, që nuk e justifikon angazhimin e tij të dikurshëm, për të cilin e ka marrë mesazhin nga Ibrahim Rugova.

Znj. Osmani u kujdes që para zgjedhjeve të ardhshme të Kosovës të ngutet jo normalisht për të përfituar për kandidaturën e saj, që me sa duket do ketë jo pak probleme. E para nga kapërcimet e saj dhe e dyta nga vështirësia për të ruajtur ekuilibrin e duhur, aq të nevojshëm për Kosovën. Shqipëria dhe Kosova e kanë të nevojshme në takime të tilla, që janë më shumë protokollare dhe shumë më pak efektive për të ardhmen e përbashkët, të tregojnë përshtatshmërinë me njëra-tjetrën dhe mënyrën e përqasjes së tyre ndaj problemeve të ndryshme, që nuk janë zgjidhur dot dhe pas pesë takimeve të përbashkëta. Lista është e pafundme. Por, ja që ende, qoftë në Shqipëri dhe në Kosovë, vizitat më shumë kanë karakter politik sesa shtetar, ashtu edhe si ndodhi me znj. Osmani. Dhe, kjo mund të kuptohet se ne kemi shumë njeërz të tillë të emëruar nga klasa e politikanëve por shumë pak burra dhe gra shteti.

E nderuara Vjosa na solli ndërmend edhe na i vërtetoi dallimet në mes të dy vendeve tona por edhe një qasje shumë politike ndaj realiteteve, në një kohë fare të panevojshme, ku Shqipëria po lëngon nga pasojat e një proteste dhe është para zgjedhjeve, që do vendosin shumë për muajt e ardhshëm. Vjosës nuk i interesonin fare këto në Tiranë. Tek e fundit ajo është provizorisht në poltronin e ish-presidentit Thaçi, madje duke e mënjanuar fare kujtimin e tij. Dhe, përgjigja e protokollit të Ramës vazhdoi cinike dhe ishte më e dhimbshme me indiferencën, duke e thelluar këtë ndarje, por edhe duke i treguar Vjosës, se do ende shumë punë për të zëvendësuar Thaçin, objektivin e goditjeve të saj. Por, pas kaq orësh, gjithçka është fashitur. Presidentja në detyrë erdhi si shtetare dhe u largua si një politikane e thjeshtë, sepse nuk diti të kuptojë çfarë i duhej të mbante imazhin e Vjosës së idealizuar në Tiranë. Me sa duket nuk mund të bëjë dot më shumë se kaq. (Javanews)

 

 

Next Post
Studimi/ Po u lehtësuan masat ndaj COVID-19, në Britaninë e Madhe rrezikojnë jetën deri në 100 mijë qytetarë

Anglia i vë kyçin "Krishtlindjes"/ Shkak për izolimin, mutacioni i ri i Covid

Comments 2

  1. SAL LIK LUL MONI says:
    6 years ago

    Mbasi ju lexova, në mëndje, bëra një paralelizëm, midis Rudina Hajdarit dhe Vjosa Osmanit.
    Çuditërisht kanë një mëndje.

    Reply
  2. Sh. Koleka says:
    6 years ago

    Nuk mund t’i vihet shumë faj Vjosa Osmanit, për qëndrimin që mbajti, në vizitën që bëri në Tiranë, si Presidente e Kosovës, në detyrë!
    Ajo duket që ka të dhëna të mira si politikane, për të ardhmen, por të jesh, akoma jo me meritë, në postin e Presidentit, dhe të mundohesh të bëshë politikë ndërshtetërore, duhet një eksperiencë më e madhe në drejtim, aq më shumë në Politikë dhe një “nuhatje” për një orjentim të drejtë, e mbështetur dhe nga këshilltarë mjaft të pregatitur, njohës shumë të mirë të situatave politike, jo vetëm brënda vëndit, dhe jo vetëm militantë partiakë!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në duelin Cristiano-Yamal, protagonist bëhet Merino. Spanja kalon në çerekfinale

Në duelin Cristiano-Yamal, protagonist bëhet Merino. Spanja kalon në çerekfinale

July 7, 2026
Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Botërorit

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Botërorit

July 7, 2026
Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In