• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Osmani: Dialogu, rruga e zbutjes së tensioneve mes Shkupit dhe Sofjes

by A R
29/01/2023 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se fushata e zgjedhjeve të parakohshme në Bullgari dhe tensionet politike në Maqedoninë e Veriut janë shkaktarë të përshkallëzimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai thotë se mosmarrëveshjet duhet zgjidhur me dialog për të mos iu lënë hapësirë “përfituesve politikë dhe provokatorëve”. Në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së, ai flet edhe për sfidat e luftës në Ukrainë, si dhe për përplasjet brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, ku ai bën pjesë.

Zëri i Amerikës: Zoti Osmani, marrëdhëniet me Bullgarinë po tensionohen sidomos tani pas një incidenti me një pjesëtar të pakicës bullgare në Ohër. Sofja paralajmëron anulimin e projekteve evropiane me Shkupin. Ku çon kjo?

Bujar Osmani: Marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë janë historikisht të vështira, komplekse dhe në pak periudha në të kaluarën kanë arritur një stabilitet të qëndrueshëm. Shpallja e zgjedhjeve të parakoshme në Bullgari dhe tensionimi politik këtu në Maqedoninë e Veriut ka çuar në krijimin e kësaj situate. Këto situata zakonisht i nxisin edhe më tepër debatet e tilla. Nëse reagimi bullgar lidhet me incidentin në Ohër, mund të konstatohet si disproporcional sepse shteti ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për ta izoluar atë rast dhe për t’i identifikuar, për t’i nxjerrë para drejtësisë dhe për t’i dënuar autorët. Unë bëj thirrje për gjakftohësi. Tani duhet një ulje e tensioneve dhe rikthim i komunikimit normal mes dy shteteve që mos t’u lëmë hapësirë përfituesve politikë dhe provokatorëve që nga kjo të ushqehen dhe të ndërtojnë karrierat e tyre politike.

Zëri i Amerikës: Presidenti Stevo Pendarovski i ka rekomanduar Qeverisë që të shpallë për person të padëshirueshëm një deputet evropian nga Bullgaria dhe politikanë të tjerë me qëndrime të theksuara anti-maqedonase. A është diskutuar në qeveri kjo kërkesë e presidentit maqedonas?

Bujar Osmani: Çështja është në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe qeveria vetëm ka obliguar MPB-në të bëjë analiza për sa i takon aspekteve të sigurisë, para së gjithash ngjarjes së pritshme të 4 shkurtit (manifestimi i ditëlindjes së Goce Dellçevit) që parashihet si ngjarje me implikime të larta ndaj sigurisë dhe do të shohim se cili do të jetë vendimi i MPB-së. Unë vlerësoj se duhet të përcaktojmë parimin se askush nuk mund të vijë në Maqedoninë e Veriut dhe të mohojë integritetin territorial të shtetit apo ekzistencën e popujve, cilitdo komunitet qoftë dhe të mos ketë asnjë reagim nga shteti, qoftë dhe ndalimi i hyrjes. Mirëpo, kjo pasi që parimi të etablohet, promovohet, kurse qasjet retroaktive nuk mendoj se janë zgjidhje të cilitdo problem në Maqedoninë e Veriut.

Zëri i Amerikës: A keni komunikuar me Brukselin pas këtyre përplasjeve me Sofjen dhe a ekziston rreziku i një vetoje të re bullgare në rrugën e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE?

Bujar Osmani: Unë kam komunikuar dhe ditëve në vijim do të jem në Bruksel për t’u takuar me të gjithë udhëheqësit e BE-së për të diskutuar mbi këtë çështje, edhe pse shkoj në një funksion tjetër atje. Mendoj se duhet të ruajmë dialogun dhe të gjejmë mënyrë për kapërcimin e sfidave midis shteteve tona që janë situata të cilat dalin nga marrëdhënie të vështira në mes dy shteteve, por mendoj se është krijuar një kornizë, e cila në afat të gjatë do t’i stabilizojë këto marrëdhënie.

Zëri i Amerikës: Nga 1 Janari ju e morët drejtimin e OSBE-së dhe vizitën e parë e bëtë në Kiev. Çfarë sfide paraqet lufta në Ukrainë për OSBE-në? Çka mund të bëjë organizata për lehtësimin e jetës së popullatës civile në Ukrainë?

Bujar Osmani: Ne duhet të gjejmë mënyrë se si OSBE-në ta fusim në funksion të ndërperjes së agresionit, por edhe të zbatimit të asaj që ne e quajmë qasje gjithpërfshirëse ndaj sigurisë. Fokusi ynë gjatë kryesimit është impakti që ka organizata tek njerëzit në zonat e konfliktit dhe ne kemi menduar që duhet të përqendrohemi jo vetëm tek debati në Vjenë, i cili për fat të keq është paralizuar si rezultat i sjelljes së një vendi pjesëmarrës, por tek puna e njerëzve të OSBE-së që e bëjnë në terren për të lehtësuar jetën e atyre që ndodhen në zonat e konfliktit dhe krejt kjo duke u nisur nga përvoja jonë në rolin që misioni i OSBE-së e ka pasur këtu në Maqedoninë e Veriut gjatë cikleve tona të konfliktit.

Zëri i Amerikës: Zoti Ministër, a ka ndikim propaganda ruse në Maqedoninë e Veriut?

Bujar Osmani: Unë mendoj se po dhe kjo në kuadër të një ndikimi në tërë rajonin, për shkak se Federata Ruse nuk ka çka i ofron Ballkanit Perëndimor në aspektin e perspektivës, të përparimit ekonomik, vlerave të shtetit ligjor, etj. Dhe kur nuk keni mënyrë të ofroni një alternativë më të mirë, atëherë e vetmja gjë që ju intereson është të ruani ndikimin tuaj nëpërmjet mbajtjes së konflikteve të përhershme. Prandaj them se status quo-ja e konflikteve të përhershme në rajon nuk i shkon në favor askujt përveç dikujt tjetër. Edhe në Maqedoninë e Veriut, krizat e vazhdueshme që i kemi pasur kanë qenë vetëm mundësi për një ndikim të tillë. Edhe kjo krizë e fundit, nëse mund të ndodh me bllokimin e negociatave nëse nuk arrihen ndryshimet kushteuese (për futjen e pakicës bullgare) me këtë krizë në raportet me Bullgarinë mund të jenë vetëm një mundësi për një ndikim të tillë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Zëri i Amerikës: Zoti Osmani, nëse mund të ju pyes në lidhje me përplasjet brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, ku disa zyrtarë të lartë të partisë të pakënaqur me politikat dhe punën e ministrave të partisë në qeveri kërkojnë dorëheqjet e tyre. Sa janë të dëmshme këto zhvillime për vetë BDI-në?

Bujar Osmani: Në BDI gjithmonë është inkurajuar mendimi ndryshe, qoftë edhe mendimi kundër mendimit të shumicës, madje të shprehet edhe publikisht. Ajo çfarë nuk ka qenë praktikë dhe nuk lejohet në asnjë organizatë politikë është të mos respektoni mendimet e shumicës sepse vlera e demokracisë është kjo. Mendoj se këtu duhet të bëjmë dallimin, midis shprehjes së qëndrimit ndryshe që ne e kemi inkurajuar dhe mosrespektimin e vullnetit të shumicës që pastaj kalon në një çorganizim të plotë që e dëmton edhe organizatën edhe njerëzit të cilët i përfaqëson.

Zëri i Amerikës: A ju shqetëson mundësia e ndikimit dhe reflektimit të këtyre zhvillimeve në parti tek elektorati?

Bujar Osmani: Nuk mendoj, për shkak se kemi elektorat mirë të informuar sa i takon zhvillimeve; njerez që mund të bëjnë një analizë krahasimore të zhvillimit, modernizimit të BDI-së dhe në këtë drejtim, atë që e shohim është një mbështetje e plotë e konceptit të kryetarit (Ali) Ahmeti dhe prandaj mendoj se kjo nuk do të ketë një implikim më të madh në publik. Është çështje e brendshme organizative, e cila besoj se do të rregullohet shpejt në interes të të gjithëve.

/a.r

Next Post
E rëndë në Nju Jork! 23-vjeçarja shqiptare humb jetën në një aksident të tmerrshëm

E rëndë në Nju Jork! 23-vjeçarja shqiptare humb jetën në një aksident të tmerrshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In