• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

OSHEE: Ulje historike e humbjeve në 25.3%

by Java News
19/10/2015 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi të shtunën se humbjet në rrjet kanë rënë në nivelin 25.3 % në fund të muajit shtator të këtij viti, ndërsa arkëtimet llogariten 52 milionë dollarë.

OSHEE publikoi të dhënat e treguesve të muajit shtator dhe rezultatet progresive të 9-mujorit të këtij viti. Sërish sipas OSHEE-së, konfirmohet ecuria pozitive në rritjen e arkëtimeve dhe shënohet një tjetër rekord historik sa i takon uljes së nivelit të humbjeve në rrjet.

Niveli i arkëtimeve në total, si 9-mujor ka arritur në rreth 500 milionë dollarë ndërsa vetëm në muajin shtator rezulton të jenë arkëtuar 52 milionë dollarë. Krahasuar me të njëjtën periudhë 9-mujore të vitit 2014 janë arkëtuar 150 milionë dollarë më shumë, ndërsa krahasuar me vitin 2013 kjo diferencë shkon në 200 milionë dollarë më shumë.

“Vendosmëria për të rikthyer ligjshmërinë në konsumin e energjisë elektrike po sjell ulje të tjera rekord në nivelin e humbjeve në rrjet. Në shtator 2015, humbjet zbritën në nivelin 25.3%. Krahasuar me shtatorin 2014 kemi 6.4 % më pak humbje, ndërsa krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2013 kemi 9.8% më pak humbje”, thuhet në deklaratën për shtyp të OSHEE-së.

Humbjet në total si 9- mujor, tekniket dhe jo tekniket, arritën në 31.1 %, nga 38.7 % që ishin në të njëjtën pjesë të vitit 2014-n, dhe 43.4% të regjistruara në 9- mujorin e parë 2013.

Bazuar mbi ecurinë e rezultateve, kompania po e zgjeron planin e saj të investimeve nga fondet e veta. Shuma e planifikuar për investime në këtë vit ka arritur në 70 milionë dollarë dhe nga të dhënat e fundit rezulton se realizimi i investimeve është në masën 61%.

Next Post

Djali i “Indiana Jones”, konvertohet në Islam dhe i bashkohet ISIS-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com