• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OSHEE: Riparohen 60% e defekteve, 1800 punonjës në terren

by A R
06/01/2017 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) po ndjek me vëmendje problematikën e shfaqur në rrjetin elektrik gjatë orëve të mbrëmjes dhe ditës së sotme në disa zona të vendit, si pasojë e motit të keq me ngrica e reshje debore.

Sipas planit të masave të hartuar për menaxhimin e situatës, në terren janë angazhuar rreth 1800 punonjës nga 11 drejtoritë rajonale të OSHEE, të cilët vijojnë të punojnë në kushte mjaft të vështira, për shkak të uljes së ndjeshme te temperaturave dhe reshjeve intensive të deborës që vijojnë të bien në zonat malore.

Falë punës së tyre, bazuar në informacionin e orës 13:00 të dispecerisë qendrore në OSHEE, është përgjysmuar numri i fiderave me defekte, në masën 50%, referuar të dhënave të mëngjesit duke rikthyer energjinë tek abonentëve që mbetën pa energji gjatë orëve të natës dhe ditës së sotme.

Në mesditë, është riparuar defekti në linjën 110 kV Kalimash-Kukës, i cili la pa energji prej mbrëmjes së djeshme qytetin e Kukësit dhe rrethinat e tij. Aktualisht po punohet për vënien në punë të fidërave 10 kV.

Behet e ditur se të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret janë në punë.

Pas një pune intensive të brigadave të avarive të OSHEE, është rikthyer energjia në rajonin e Korçës në zonat: Hudenisht/Pogradec, Libonik/Korcë dhe Mollas/Ersekë

Në rajonin Shkodër: Mide , Qaf Mali , Gjegjan, /Puke; Zona pranë Ujësjellësit Lezhe, Zejmen, Tale, Rrethina /Lezhë

Në rajonin Burrel: Fan , Sllove, Bocevë, Zall Strickan, Dragu, Perlat, Bruc, Cerenec, Zall Dardhë si dhe pjesërisht zona e Shullaz.

Në rajonin Durrës: Karpen, Kanaparaj

Në rajonin Kukës: Bujan, Rragam

Aktualisht rajoni më i prekur nga defektet është Shkodra, Burreli, Durrësi dhe rajoni i Tiranës për shkak të motit të keq me reshje bore dhe erëra të forta.

OSHEE garanton të gjithë konsumatorët se do të vijojë të punojë pa ndërprerje për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi vetëm tre orë kohë…”- Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

14 vjet nga shpallja e pafajësisë në Hagë, Haradinaj: U vërtetua pastërtia e luftës së UÇK-së

November 29, 2026
Vlorë/ Policia Rrugore në aksion, kontrolle edhe pranë shkollave! Dhjetëra masa e procedime brenda një jave

Vlorë/ Policia Rrugore në aksion, kontrolle edhe pranë shkollave! Dhjetëra masa e procedime brenda një jave

November 29, 2026
Goditet me plumb gome deputeti i PD, paralajmëron Bardhi: Kjo është shpallje lufte!

Goditet me plumb gome deputeti i PD, paralajmëron Bardhi: Kjo është shpallje lufte!

November 29, 2026
Protesta e dhunshme/ Plagoset me plumb gome deputeti i PD-së (VIDEO)

Protesta e dhunshme/ Plagoset me plumb gome deputeti i PD-së (VIDEO)

November 29, 2026
Policia zbraz bulevardin! Protestuesit sulmojnë me gurë e fishekzjarrë, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës

Policia zbraz bulevardin! Protestuesit sulmojnë me gurë e fishekzjarrë, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës

November 29, 2026
VIDEO/ Protestuesit e marrin me vete në shesh, gomari largohet me vrap, “braktis” protestën!

VIDEO/ Protestuesit e marrin me vete në shesh, gomari largohet me vrap, “braktis” protestën!

November 29, 2026
Përplasje të forta para Kryeministrisë/ Gaz lotsjellës dhe ujë me presion, policia nis shoqërimet dhe shpërndarjen e turmës

Përplasje të forta para Kryeministrisë/ Gaz lotsjellës dhe ujë me presion, policia nis shoqërimet dhe shpërndarjen e turmës

November 29, 2026
Tensione në protestën para Kryeministrisë/ Protestuesit hedhin moltov, ndërhyn policia

Tensione në protestën para Kryeministrisë/ Protestuesit hedhin moltov, ndërhyn policia

November 29, 2026
Dhoma e Tregtisë reagon pas djegies së godinës gjatë protestës së 28 Nëntorit: Një goditje ndaj zërit të bizneseve në Tiranë

Dhoma e Tregtisë reagon pas djegies së godinës gjatë protestës së 28 Nëntorit: Një goditje ndaj zërit të bizneseve në Tiranë

November 29, 2026
Protesta përshkallëzohet para Kryeministrisë, kapsolla drejt godinës qeveritare dhe banderolë kundër Ramës

Protesta përshkallëzohet para Kryeministrisë, kapsolla drejt godinës qeveritare dhe banderolë kundër Ramës

November 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In