• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

OSHEE nis në janar faljen e kamatave për faturat e energjisë elektrike

by Java News
14/08/2016 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pensionistëve kryefamiljarë dhe familjeve me ndihmë ekonomike, që kanë aktmarrëveshje me OSHEE-në për të paguar debinë e dritave, në muajin janar 2017 do t’u falen kamatat.

Albana FerrajDrejtoresha e Divizionit Tregtar, Albana Ferraj, në intervistën dhënë gazetës tha se përfitues të faljes së kamatave do të jenë ato kategori që kanë respektuar aktmarrëveshjet e lidhura me OSHEE-në kundrejt pagesës simbolike 20 lekë.

Sipas Ferrajt, pensionistët dhe familjet e varfra në janar duhet të paraqesin dokumentin që tregon kategorinë ku bën pjesë, në skemën e ndihmës ekonomike apo pensionist, për të përfituar faljen e kamatëvonesave.

OSHEE zhvendosi deri në dhjetor afatin për lidhjen e aktmarrëveshjeve për pensionistët kryefamiljarë dhe familjet me ndihmë ekonomike me detyrime të papaguara. Çfarë ka sjellë kjo?

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në vijim të analizave që zhvillon për kategoritë e konsumatorëve dhe ekspozimit të tyre ndaj kompanisë, parashikon edhe masat përkatëse për reduktimin e këtij ekspozimi. Si rrjedhojë, e pa të nevojshme dhe të përshtatshme që për këto kategori të përllogaritej një këst ripagese i përshtatshëm për portofolet familjare. Në këtë analizë, gjithashtu, fokus pati edhe portofoli i privatit dhe parashikimi i aftësisë së tij paguese.

Bazuar në sa me sipër, Këshilli Mbikëqyrës vendosi që të shtyjë afatin e përfitimit për kategoritë në nevojë, që janë familjet me ndihmë ekonomike, status të veçantë dhe pensionistë, të cilëve u jepet mundësia e ripagimit me këste mujore, që shkon në 1,200 lekë në muaj, së bashku me mundësinë e reduktimit të kamatës kundrejt një pagese prej 20 lekësh, në rast se respektojnë afatet e pagesës së faturës dhe këstit.

Këshilli Mbikëqyrës miratoi edhe skemën e ripagesës me këste 2,800 lekë në muaj për kategoritë e tjera të konsumatorëve familjarë debitorë, duke reduktuar këstin nga një mesatare që ofrohej prej 7,000- 8,000 lekësh në muaj me skemat e mëparshme, në rreth 70%, duke i ofruar mundësinë e reduktimit të pagesave për energjinë nga buxheti familjar.

Skema e ripagesës për kategorinë “privat” varion në bazë të shumës së detyrimit nga 12 këste në 144 këste. Për të gjitha këto skema, është e rëndësishme që konsumatorët privatë të bëhen të vetëdijshëm që mosrespektimi i aktmarrëveshjeve do të sjellë riaktivizimin vetëm kundrejt pagesës së shumës në masën 30% të detyrimeve të prapambetura dhe nuk mund ta përfitojnë reduktimin e kamatës, në rast se nuk respektojnë kushtet aktuale, qoftë dhe një herë gjatë jetëgjatësisë së aktmarrëveshjeve.

Dhe, sigurisht, mbeten në fuqi aktmarrëveshjet me ripagesë të menjëhershme kundrejt të cilave kategoria “familjar” përfiton 70% të reduktimit të kamatës dhe kategoria “privat” përfiton 50% të reduktimit të kamatës.

Sa është numri i aktmarrëveshjeve të lidhura në këtë periudhë?

Në fund të muajit korrik, aktmarrëveshjet e lidhura në total janë 437 mijë, nga të cilat 417 mijë janë familjarë dhe 20 mijë janë jofamiljarë. Në këtë grupim, rreth 217 mijë konsumatorë familjarë dhe rreth 5 mijë jofamiljarë kanë përftuar produkte të pagesës së menjëhershme dhe pjesa tjetër vijojnë të ripaguajnë detyrimet.

Ndërkaq, konsumatori familjar i kategorive të veçanta, që ka përftuar aktmarrëveshje lehtësuese me 1,000 ose 1,200 lekë kësti mujor, arrin në rreth 62 mijë klientë.

Sa është numri i aktmarrëveshjeve të lidhura në këtë periudhë?

Në fund të muajit korrik, aktmarrëveshjet e lidhura në total janë 437 mijë, nga të cilat 417 mijë janë familjarë dhe 20 mijë janë jofamiljarë. Në këtë grupim, rreth 217 mijë konsumatorë familjarë dhe rreth 5 mijë jofamiljarë kanë përftuar produkte të pagesës së menjëhershme dhe pjesa tjetër vijojnë të ripaguajnë detyrimet.

Ndërkaq, konsumatori familjar i kategorive të veçanta, që ka përftuar aktmarrëveshje lehtësuese me 1,000 ose 1,200 lekë kësti mujor, arrin në rreth 62 mijë klientë.

Sa është vlera e kamatave të dritave e falur deri sot?

Deri në muajin qershor, shifra totale e kamatëvonesave të zbritura nga zbatimi i skemave lehtësuese të pagesave ka arritur në 8.6 miliardë lekë ose, ndryshe, rreth 72 milionë dollarë.

Nga të dhënat, rezulton se 3.3 miliardë lekë ose 27 milionë dollarë u përket abonentëve familjarë të ndihmës ekonomike, me status të veçantë, që kanë hyrë dhe respektuar aktmarrëveshjet e nënshkruara me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike deri në fundvitin 2015.

Sa interes ka pasur për shlyerjen e menjëhershme dhe të plotë të borxhit?

Klientët që kanë përfituar nga pagesa e menjëhershme e detyrimeve arrin në masën 217 mijë konsumatorë familjarë, që përfaqësojnë rreth 50% të numrit total të klientëve që kanë lidhur një aktmarrëveshje me OSHEEnë.

Këta konsumatorë kanë përfituar nga reduktimi një kursim në vlera monetare prej rreth 4,8 miliardë lekësh./panorama/a.k

Next Post

2 Mrekullitë e Nënë Terezës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com