• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

OSHEE në gadishmëri për sezonin turistik: Situata me furnizimin me energji normale

by Java News
08/07/2016 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të sezonit turistik, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka ngritur shtabin e gatishmërisë, i cili monitoron 24 orë pa ndërprerje të gjithë situatën e furnizimit me energji elektrike, nga Velipoja deri në Ksamil.

OSHEE ka angazhuar rreth 500 punonjës, të vendosur në gatishmëri të plotë 24 orë, ndërkohë që ka bërë publik edhe 19 numra telefoni që administrohen nga inxhinierë dhe përgjegjës për rreth 25 zona turistike bregdetare.

Nga monitorimi i deritanishëm, rezulton një situatë e përgjithshme normale dhe pa probleme të furnizimit me energji elektrike. Në rastet sporadike, të veçuara, brigadat e OSHEE kanë bërë të mundur riparimin e defektit brenda 25 minutash.

Remontet në zonën bregdetare të Jugut kanë përfunduar dhe nuk ka më ndërprerje të detyruara të energjisë, kurse investimet në zonat Vlorë, Dhërmi, Himarë, etj., janë mbyllur dhe po vendosen në funksion linjat e reja elektrike (pas 40 vitesh!!).

Për remontet në zonat e tjera të vendit, OSHEE dhe OST janë dakordësuar të punojnë gjatë natës. Kështu p.sh, në zonën e Golemit dhe Gjirit të Lalsit janë kryer remonte në orare 00.30 deri në 05.00 dhe 07.00 të mëngjesit, në datat 7 dhe 8 korrik.

Pavarësisht mirëmenaxhimit nga ana e OSHEE-së, kompania ngre sërish shqetësimin në lidhje me papërgjegjshmërinë që tregojnë palë të treta në dëmtimin e aseteve të OSHEE, duke sjellë ndërprerje të energjisë elektrike. Janë evidentuar disa raste, për të cilat kompania është duke proceduar penalisht ndaj subjekteve private përgjegjëse.

Tjetër shqetësim lidhet me kabinat dhe linjat në pronësi të subjekteve private, sidomos atyre në zonat turistike, për të cilat kompania vijon të bëjë apel për t’i mirëmbajtur, madje është ofruar edhe asistenca e OSHEE-së.

Me këtë rast, OSHEE u bën thirrje subjekteve ndërtuese, të cilët punojnë për projekte publike dhe private, pa asnjë dallim, të bëjnë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet teknike të punimeve në terren, për të evituar dëmtimin e kabllove elektrikë. Për çdo rast të konstatuar, me procesverbal dhe analizë faktesh, do të përballen me ligjin, sikurse ka ndodhur deri më tani./a.k

Next Post

Jurgen Klopp zgjat kontratën me Liverpulin deri në 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In