Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën publike të dhënat e muajit nëntor si dhe 11mujorin në lidhje me arkëtimet dhe nivelin e humbjeve, ku sipas të cilave, deklarojmë me kënaqësi ecurinë positive, tashmë të përforcuar, që prej fillimit të reformës.
Duke u ndalur tek arkëtimet, në muajin nëntor u mblodhën 4.6 miliardë lekë, nga 4.3 dhe 2.9, në raport respektivisht me nëntorin 2014 dhe 2013. Si 11mujor, kompania ka arkëtuar në total 59.4 miliardë lekë, rreth 16.5 miliardë ose 39% më shumë se 11mujori i vitit 2014 (42.8 miliardë lekë) dhe 24.4 miliardë lekë ose 70% më tepër se periudha e vitit 2013 (34.9 miliardë lekë).
Sa i takon humbjeve, falë punës së vazhdueshme në terren, tashmë të kthyer në proces normal aktiviteti për OSHEE, niveli i tyre në muajin nëntor ka rënë në 30,8% nga 32.9 në 2014n dhe 48.1% në vitin 2013. Si 11mujor, humbjet regjistruan nivelin e 30.9%, me reduktim në masën 6.8% në raport me 2014n (37.8%) dhe 13.1% me 2013n (44.1%) Treguesit e fundit deshmojne se reforma ne sektorin e energjise ne lidhje me kthimin e ligjshmerise te pagesat e faturave eshte ne rruge te mbare, per me teper sherbime cilesore dhe me shume investime ne te ardhmen.









