• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

OSHEE kallëzon penalisht firmën që la pa energji 30 fshatra

by Java News
18/12/2016 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka kallëzuar penalisht një firmë private, e cila la pa energji 30 fshatra. OSHEE me anë të një njoftimi drejtuar mediave pohon se subjekti privat ka dëmtuar sot rreth orës 09:00 kabllin 35kV i linjës L30-1 Kinostudio-Lanabregas. Dëmtimi i kabllit ndodhi nga firma private B93, e cila po punonte për llogari të ujësjellësit, pranë Fizikës Bërthamore, duke nxjerrë jashtë pune dy N/stacionet, Lanabregasin dhe atë të Qafë-Mollës.

Si pasojë e këtij dëmtimi mbetën pa energji për rreth 3 orë rreth 40 mijë banorë të 30 fshatrave te Tiranës, si Lanabregas, Bregas, Linzë, Linzë Deli, Surrel, Priskë, Fushë Farkë, etj, Antenat e televizioneve ne Dajt, Vilat Qeveritare në Dajt, etj, si dhe subjekte të private (Teleferiku, etj). Kryenxhinieri i Drejtorisë së Tensionit të Lartë për Tiranën, Egert Mema tha për mediat se pas konstatimit të dëmit, OSHEE ka thirrur policinë, për hetimin e ngjarjes dhe mbledhjen e provave.

“Ky është rasti i 15 për muajin dhjetor vetëm në Tiranë, pra mesatarisht çdo ditë nga një dëmtim. Kompania ka punuar jashtë rregullave të kushteve teknike, pa marrë azhornimet dhe kodet e rrjetit nga OSHEE. Abonentët po marrin energji nga linjat e tjera unazore”, theksoi Mema.
BW/d.i./d.i.

Next Post
Barazim në Jokohama, Real e Kashima shkojnë në shtesë

Barazim në Jokohama, Real e Kashima shkojnë në shtesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com