Mbyllet televizioni Agon Channel. Njoftimi është dhënë nga gazetarja dhe fytyra e këtij televizioni Sonila Meço në Facebook.
“Ketu ndalet nje histori qe nisi ne 5 prill 2013…Por nuk mund te mbyllet, sepse pushtetet jane te perkohshme, shtypi e mediat te perjetshme”, shkruan Sonila.
Ka qenë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që ka ndërprerë energjinë elektrike për Agon Channel për mos shlyerjen e detyrimeve. Prej kohësh ky televizion dhe pronari i saj Francesco Becchetti po përballen me drejtësinë pas akuzave të ngritura nga Prokuroria për mashtrim dhe evazion fiskal.