• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

OSHEE derdh 2.1 mld lekë më shumë taksa në buxhet

by
20/10/2015 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave nëpërmjet dokumenteve zyrtare të saj ka artikuluar si një nga shkaqet e rënies se të ardhurave në buxhet këtë vit edhe përgjysmimin e importeve të energjisë, shkruan Monitor.

 

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani duke raportuar në Kuvend për ndryshimet në buxhetin e këtij viti që shkoi argumentoi se, “rënia me 54.3% të sasisë së energjisë elektrike të importuar dha një efekt negativ prej minus 1.38 miliardë lekë në të ardhura, për periudhën janar-qershor”. Por llogaritja shihet të jetë e njëanshme. Pasi prej rritjes së prodhimit të energjisë me 59 % për gjashtëmujorin e parë (sipas bilancit të energjisë, INSTAT) dhe përmirësimit të arkëtimeve nga OSHEE mësohet se, buxheti i shtetit ka arkëtuar për periudhën 8 mujore 4.5 miliardë lekë në formën e tatim fitimit të paguar dhe TVSH nga kompania e shpërndarjes, nga 2.4 miliardë lekë një vit më parë, pra 2.1 miliardë lekë më shumë (ndonëse kjo shumë është paguar për 8 mujorin, ka qenë e mjaftueshme për të kompensuar humbjet nga TVSH e importit të energjisë, teksa pjesa më e madhe e taksave të paguara nga OSHEE i takon TVSH-së). Në zinxhirin e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë është OSHEE, si përdorues fundor, që paguan pjesën më të madhe të TVSH-së.

 

Në kahun tjetër, rënia e importeve ka ardhur në pjesën më të madhe si rrjedhojë e rritjes së prodhimit, me 60%, ndërkohë që konsumi nuk është ulur, teksa përdorimi nga konsumatorët (familjarë dhe jo familjarë) është rritur me 3.5% për 6 mujorin, sipas bilancit të energjisë të publikuar nga INSTAT. Energjia totale në dispozicion është ulur me 7%, si rrjedhojë e reduktimit të ndjeshëm të humbjeve.

 

Kontributin e OSSHE në buxhet e ka zbardhur Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, sipas të cilit “Vetëm në 8-mujorin e parë të vitit 2015 janë paguar në Buxhet prej OSHEE-së 4.5 miliard lekë, ose katër herë më shumë se në vitin 2013”.

 

Ky është viti i parë pas më shumë se, katër vitesh ku sektori i energjisë kontribuon në buxhet në vend se, të thellojë gropën, pasi në të shkuarën për shkak të mungesës së aftësisë paguese buxheti e ka subvencionuar importin e energjisë në shuma vjetore gati 100 milionë USD.

 

Por përveç arkëtimit, 4.5 miliardë lekë ose 40 milionë dollarë nga OSHEE, buxheti i shtetit ka kursyer 3 miliardë lekë subvensione për importin e energjisë të parashikuara për këtë vit të cilat nuk do të përdoren. Këtë e konfirmoi edhe ministri Gjiknuri ku tha se “gjatë vitit 2015, kompanitë energjetike nuk kanë pasur nevojë për garancinë e Buxhetit të Shtetit ndërsa kanë nisur të kontribuojnë me detyrimet e tyre ndaj tatimeve”.

 

Kështu nëse Ministrisë së Financave do të duhej të zgjidhte për të mbushur arkën e shtetit nga importi ose nga prodhimi i energjisë, llogaritë e tregojnë qartë se, katastrofa në buxhet do të ndodhte pikërisht nga mungesa e prodhimit vendas.

 

Edhe KESH ka nisur të shlyejë detyriet e prapambetura, duke derdhur në buxhet 266 milionë lekë TVSh dhe tatim fitimi të prapambetur, sipas të dhënave nga Ministria e Energjisë (shih tabelën)

tabela

 

Next Post

Gjenerata e re Samsung Galaxy S7 pritet të shfaqet në Janar 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com