OSHEE në Sarandë njofton se për shkak të një avarie, disa fshatra në rrethin jugor kanë mbetur pa energji elektrike.
Sipas njoftimit të OSHEE-së, pa drita kanë mbetur fshatra të tërë të rrethit më të skajshëm jugor të vendit.
Njoftimi i OSHEE-së:
Njoftim për abonentët Sarandë
Për shkak të një avarie në HEC-in Bistrica 1, që menaxhohet nga firma “KURUM”, sot në orën 15:02 kanë mbetur pa energji disa zona në Sarandë.
Bërdenesh, Çukë, Metoq, Gjashtë, Shelegar, pjesërisht qyteti Sarandë, Finiq, Bregas, Vrion, Vromero, pjesërisht qyteti Delvinë, Bajkaj, Vanë, Palavli, Vergo, Fushë Veri, Kakodhiq, Palavli, Vergo, Bashaj, Senic, Tatzat, Isak, Kalas, Ballmatat, Rusan, Stjar, Mavropull, Shijan, Karabaxh, Lefterhor, Kakodhiq, Varfaj, Janjar, Livadhja, Gravë, Komat, Ninat, Markat, Llazat, Kallcat, Karoq, Sopik, Kulluricë, Halo, Qenurjo, Fanar, Dobër, Mancet, Shalës, Dishat, Vervë, Çiflik, Vagalat, Shkallë, Konispol, Kodër, Dermish, Rahullë, Aliko, Çaush, Trembul, Neohor, Jermë, Fitore, Memoraq, Bistricë, Kronjë, Dhruvjan, Pece, Muzinë, Mesopotam, Finiq, Krane, Sirakat, Kardhikaq, Livinë, Velahov, Borsh, Coraj, Ftere, Piqeras, Lukovë, Sasaj, Krekëz, Shënvasi, Nivicbubar
g.kosovari