• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

OSHEE: 1 muaj afat për lidhjen e kontratave përfundimtare

by Java News
28/12/2015 08:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 70 mijë konsumatorë të energjisë elektrike, familjarë dhe biznese, që janë me kontratë provizore me OSHEE-në, kanë kohë edhe 1 muaj për verifikimin e të dhënave me qëllim kthimin në kontratë përfundimtare.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shtyn edhe një muaj afatin e përditësimit të të dhënave, i parashikuar për t’u mbyllur në fund të dhjetorit. Procesi i nisur që në muajin shtator, nuk ka asnjë kosto shtesë për konsumatorët, pra kryhet pa pagesë. Konsumatorët familjarë dhe ata jofamiljarë për procesin do të vazhdojnë të plotësojnë formularin me plotësimin e të dhënave dhe dorëzimin e dokumenteve.

Në fund të muajit janar, të gjithë ata konsumatorë të cilët nuk e kanë kryer këtë proces, do të ngarkohen me kostot përkatëse që aplikon shoqëria. Pas muajit janar, kostoja për kalimin e kontratave në definitive është 14 mijë lekë për abonentët familjarë dhe 25 mijë për biznesin.

Shtyrja e afatit bëhet për shkak të fluksit të lartë të kërkesave nga abonentët. Në fillim të procesit, kompania evidentoi 100 mijë kontrata provizore, të dhënat e të cilave duhen të korrigjohen.

Aktualisht 30 për qind e tyre ka përfunduar. Abonentët familjarë përbëjnë numrin më lartë me kontrata provizore. Në ndihmë të procesit, OSHEE ka vënë në dispozicion teknikët e vet për të dhënë çdo informacion apo ndihmë.

Kontratat provizore janë grumbulluar ndër vite dhe kanë mbetur të tilla në sistem. Pas korrigjimit të të dhënave në librezë, këta abonentë do të pajisen me numrin e ri të kontratës. OSHEE i ka të ndarë abonentët me kontrata provizore, sipas qyteteve dhe në kategori familjarë dhe jofamiljarë.

SI KRYHET VERIFIKIMI I KONTRATAVE PROVIZORE

Çdo konsumator mund të kryejë verifikimin online, nëse kontrata e tij është provizore. Përmes futjes së kodit të kontratës 16-shifrore, e cila gjendet edhe te fatura e energjisë, abonentët marrin menjëherë përgjigje nëse kontrata e tyre është provizore apo përfundimtare.

Ata që konstatojnë se lidhja është provizore, duhet të plotësojnë formularin. Për biznesin, plotësimi dhe dërgimi i formularit mund të kryhet edhe online. Për abonentët familjarë, formulari i plotësuar do të dorëzohet në pikat e kujdesit të klientit. Si qytetarët, ashtu edhe biznesi, përveç formularit, duhet të plotësojnë edhe deklaratën e përgjegjësisë, si dhe të dorëzojnë disa dokumente shtesë.

EFEKTET

Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, procesi synon saktësimin e të dhënave të kësaj kategorie konsumatorësh me qëllim vendosjen e një marrëdhënie kontraktore mes abonentëve dhe furnizuesit.

Me përditësimin e të dhënave, OSHEE synon evidentimin e saktë të të dhënave të abonentëve familjarë dhe biznesit me qëllim shmangien e rasteve të paqarta dhe konfuze, për shkak të pasaktësisë së këtyre të dhënave. Në fund të procesit, në sistemin e OSHEE-së do të jenë të sakta adresat e këtyre abonentëve, të dhënat për matësit, llojin e furnizimit.

Krijimi i sistemit të informacionit është pjesë e komponentëve të projektit me Bankën Botërore. Të dhënat do të shërbejnë për krijimin e një baze të dhënash. Për operatorin e shpërndarjes të energjisë, krijimi i bazës së saktë të të dhënave do të orientojë në dhënien e saktë të informacionit për konsumatorët. Nga ana tjetër, procesi shërben edhe për orientimin më me eficiencë dhe cilësi të shërbimeve ndaj abonentëve.

Next Post

'Përralla' e Eneda Tarifës fiton festivalin e 54 në RTSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In