• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ose paraqisni provat, ose tërhiqni akuzat”, Balla reagon pas letrës anonime për ndërhyrje te KMSH-ja

by E B
13/07/2026 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj një letre publike anonime, në të cilën akuzohet se ka ndërhyrë pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për shkarkimin ose largimin e klerikëve fetarë.

Në reagimin e tij, Balla i mohon kategorikisht akuzat, duke deklaruar se nuk ka ndërhyrë asnjëherë dhe nuk ka kërkuar largimin apo ndëshkimin e asnjë Hoxhe, Myftiu apo Kleriku.

Deputeti sfidon autorin anonim të publikojë prova për akuzat, duke theksuar se, në të kundërt, ato duhet të tërhiqen.

Balla kritikon gjithashtu tonin e letrës, të cilin e cilëson kërcënues, dhe nënvizon se politika dhe feja duhet të mbeten të ndara. Ai shton se ka respektuar gjithmonë autonominë e institucioneve fetare dhe lirinë e besimit.

Në reagimin e tij, deputeti i referohet edhe parimeve të fesë islame, duke theksuar se besimtari nuk duhet të akuzojë pa prova dhe se shpifja dënohet si nga morali, ashtu edhe nga mësimet fetare.

Sipas Ballës, fakti që letra është publikuar pa autor e dobëson besueshmërinë e saj. “Anonimati nuk është guxim qytetar; është mënyra më e lehtë për të hedhur baltë pa mbajtur përgjegjësi”, shprehet ai.

Në përfundim, deputeti thekson se Shqipëria është një vend ku liria e besimit është e garantuar dhe ku shteti nuk ndërhyn në jetën e komuniteteve fetare, duke e cilësuar këtë si një bindje që, sipas tij, do të vazhdojë ta mbrojë.

Letra anonime, së cilës Balla i përgjigjet, e akuzon atë për ndërhyrje në çështjet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe i kërkon të mos përfshihet në emërimet apo largimet e klerikëve fetarë. Autori nuk paraqet prova publike për pretendimet e ngritura dhe e ka nënshkruar letrën vetëm me shënimin “Pa Emër”.

Postimi i Taulant Ballës në rrjetet sociale:

LETËR-PËRGJIGJE PUBLIKE ndaj një letre anonime publike që një “anëtar pa emër” i LHSH ka drejtuar drejt meje

I nderuar zotëri apo kushdoqofshin ata që fshihen pas rreshtave të letrës anonime drejtuar meje,

es-Selamu alejkum.

Lexova letrën tuaj publike pa emër dhe, përtej tonit të saj, ndiej detyrimin t’ju përgjigjem me qetësi.

Së pari, deklaroj në mënyrën më kategorike se nuk kam ndërhyrë kurrë dhe nuk kam kërkuar kurrë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shkarkimin, largimin apo ndëshkimin e asnjë hoxhe, myftiu apo kleriku fetar. Ky pretendim është i pavërtetë.

Nëse dispononi qoftë edhe një provë të vetme që mbështet këtë akuzë, bëjeni publike. Në të kundërt, ju ftoj ta tërhiqni atë, sepse askush nuk ka të drejtë të njollosë tjetrin me insinuata.

Së dyti, refuzoj gjuhën kërcënuese që përshkon letrën tuaj. Referencat për ndëshkime në këtë botë apo në tjetrën nuk i shërbejnë as dialogut qytetar dhe as besimit fetar. Politika dhe feja kanë secila vendin e vet dhe unë kam respektuar gjithmonë autonominë e institucioneve fetare, ashtu siç respektoj çdo besimtar të këtij vendi.

Nëse dëshironi ta mbështesni argumentin tuaj mbi fenë islame, atëherë duhet të kujtojmë një parim themelor të saj: besimtari nuk akuzon kurrë pa prova. Kurani i Shenjtë e dënon rëndë shpifjen dhe dëshminë e rreme, sepse ato cenojnë nderin e njeriut dhe helmojnë jetën e bashkësisë. Besimi nuk ndërtohet mbi hamendësime, por mbi të vërtetën; jo mbi aludime, por mbi fakte.

Ka edhe një paradoks që nuk mund të mos e vë në dukje. Ju më qortoni për gjoja ndërhyrje të politikës në çështjet e fesë, ndërkohë që vetë letra juaj është një akt politik. Ju zgjidhni ta publikoni atë për të ngritur akuza pa prova, por nuk zgjidhni të vendosni as emrin tuaj poshtë saj. Anonimati nuk është guxim qytetar; është mënyra më e lehtë për të hedhur baltë pa mbajtur përgjegjësi. Kush beson se po mbron të vërtetën nuk ka arsye të fshihet pas anonimatit.

Prandaj, zgjedhja është e thjeshtë:

Ose paraqisni provat për akuzën që keni ngritur, ose përballuni me pasqyrën tuaj si një shpifës. Ky nuk është vetëm një detyrim ndaj së vërtetës, po dhe ndaj vetë parimeve fetare që ju i thërrisni në ndihmë.

Shqipëria është një vend ku liria e besimit është e shenjtë dhe ku shteti nuk ndërhyn në jetën e komuniteteve fetare. Kjo ka qenë dhe mbetet edhe bindja ime, dhe do të vazhdojë të jetë, pavarësisht çdo përpjekjeje për ta helmuar debatin publik me akuza anonime e të pabazuara.

Allahu ju ndriçoftë rrugën e arsyes dhe ju dhëntë shëndet?

TAULANT BALLA

———————————-

Më poshtë dhe letra:

Letër publike drejtuar deputetit Taulant Balla

I nderuar z. Taulant Balla,

Po ju drejtohem publikisht lidhur me shqetësimin tim për përfshirjen tuaj në çështje që lidhen me xhamitë, hoxhallarët dhe myftinjtë, duke dërguar emra dhe kërkesa pranë Komunitetit Mysliman Shqiptar për shkarkimin apo largimin e klerikëve që, sipas jush, kanë qëndrime kundër jush apo kundër interesave politike që përfaqësoni.

Edhe pse jam më i ri në moshë se ju, vij nga një familje me kontribute të hershme për këtë vend, brez pas brezi, dhe ndiej detyrimin t’ju jap një këshillë: mos i kërkoni përplasjet me klerikët fetarë dhe mos ndërhyni në çështjet e besimit. Historia ka treguar se ata që janë përballur me njerëzit e fesë dhe me besimtarët, nuk kanë gjetur qetësi as në këtë botë dhe as në atë që shumë njerëz besojnë se vjen pas saj.

E kuptoj se ju mund të keni bindje të ndryshme për jetën dhe besimin, por respekti për fenë, institucionet fetare dhe besimtarët duhet të jetë një parim i rëndësishëm në një shoqëri demokratike.

Gjithashtu dua t’ju kujtoj se Shqipëria është një vend me histori, identitet dhe sakrifica të shumta. Pavarësisht marrëdhënieve apo interesave që mund të ndërtohen me shtete të tjera, ky vend nuk mund të trajtohet si pronë e askujt dhe as të shndërrohet në diçka që cenon identitetin dhe interesat e shqiptarëve.

Çdo pushtet është i përkohshëm dhe çdo njeri, pavarësisht detyrës që mban, duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij. Drejtësia dhe e vërteta, herët apo vonë, i japin secilit atë që meriton.

Me respekt për vendin tim dhe me shqetësimin e një qytetari,

PA EMËR

Next Post
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Përplasje e fortë SHBA-Iran për Hormuzin! Trump njofton bllokadën dhe tarifën 20%, Teherani kërcënon me reagim ushtarak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

August 31, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

August 31, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Sikur të isha socialist

August 31, 2026
INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

August 31, 2026
Berisha niset drejt Teksasit për konferencën e republikanëve, kreu i PD-së: Pres dokumentet për pasaportën

Berisha niset drejt Teksasit për konferencën e republikanëve, kreu i PD-së: Pres dokumentet për pasaportën

August 31, 2026
Kontrabandonte fishekzjarre drejt Tiranës, 36-vjeçari nga Prishtina arrestohet në Morinë

Kontrabandonte fishekzjarre drejt Tiranës, 36-vjeçari nga Prishtina arrestohet në Morinë

August 31, 2026
Me lëkurët e vjetra nuk bën dot këpucë të reja

Emigranti i djeshëm, armik i emigrantit të sotëm! Premisat për lindjen e racizmit dhe ekstremit të djathtë

August 31, 2026
Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

August 31, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

August 31, 2026
Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com