E humb ose e fiton Academy Aëards këtë vit me filmin “The Revenant”, Leonardo Di Caprio, e ka të sigurt një tjetër trofe. Prestigjiozja “Ëashington Post” shkruan se një grup regjisorësh dhe aktorësh në lindje të Rusisë, po mbledhin fonde për të krijuar versionin e tyre të Oscar-it.
Spekulimet e stërgjatura që kanë në qendër Di Caprion dhe çmimin Oscar, se kjo është një histori e pamundur, janë një nga arsyet që kanë shtyrë këtë kast kinematografik për të nderuar 41-vjeçarin me një trofe. Për sa i përket anës vizuale të Oscar-it rus, “Ëashington Post” shkruan se çmimi do të jetë deri diku i ngjashëm me origjinalin, por me disa detaje ndryshe. Madje sikurse raportohet, disa gra kanë vetëofruar bizhuteritë e tyre si dekor për statujën e Oscar-it.
Ndërkaq, aktori ka shprehur dëshirën për të luajtur rolin e presidentit rus Vladimir Putin. “Do të më pëlqente shumë”, ka deklaruar aktori, mirëpo sikurse shkruan revista “Times”, dëshira e tij mbetet larg realizimit, pasi projekti kinematografik rreth jetës së shefit të Kremlinit, nuk është hedhur ende në letër.