• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OSBE zhvillon konkursin “Gjyqi imitues” me studentë të avokatisë

by A R
19/12/2016 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe Shkollën Kombëtare të Avokatisë, përmbylli më 19 dhjetor 2016 Konkursin e Dytë të Gjyqit Imitues, me një veprimtari të mbajtur në Gjykatën e Lartë. Tetë skuadra, secila e përbërë prej katër avokatësh të rinj, studentë të Shkollës Kombëtare të Avokatisë, konkurruan në mes tyre në këtë veprimtari.

Synimi i kësaj veprimtarie është rritja e aftësive profesionale të avokatëve të rinj shqiptarë.

Bernd Borchardt, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, i kujtoi të pranishmëve angazhimin e komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi dhe të Prezencës së OSBE-së në veçanti për të ndihmuar dhe kontribuuar për përmirësimin dhe reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
“Përpjekjet në këtë fushë përqendrohen te gjyqtarët dhe prokurorët, ndërkohë që avokatët kanë të njëjtën rëndësi thelbësore si ata, veçanërisht në çështjet civile, ku ata janë motori i gjithë shqyrtimit gjyqësor”, tha Borchardt. “U bëj thirrje të gjithë avokatëve, veçanërisht atyre që janë të rinj në profesion, që të punojnë fort, me qëllim që të rriten profesionalisht, por mbi të gjitha, të mos harrojnë kurrë parimet bazë të këtij profesioni fisnik: ndershmërinë, pavarësinë, integritetin, përkushtimin dhe besnikërinë ndaj klientit”.

Finalistët e Konkursit të Dytë të Gjyqit Imitues i përshëndeti edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhevair Zaganjori.

Konkursi i parë u mbajt vitin e kaluar në kuadrin e një projekti më të gjerë të Prezencës së OSBE-së. Duke pasur parasysh vlerësimin e lartë për këtë veprimtari nga vetë Shkolla dhe nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, Prezenca vendosi ta përfshinte këtë veprimtari si një instrument për rritjen e efikasitetit të shqyrtimit të çështjeve gjyqësore brenda projektit të saj të përgjithshëm për zhvillimin e sistemit gjyqësor.

Veprimtaria e sotme është një prej përpjekjeve të shumta të Prezencës për të rritur efikasitetin e proceseve gjyqësore. Falë mbështetjes së donatorëve dhe në bashkëpunim të ngushtë me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, Prezenca ka botuar një manual për shqyrtimin e çështjeve civile, si dhe ka zhvilluar trajnime të aftësimit profesional për një numër të madh avokatësh të rinj në mbarë vendin. /

Next Post
Kolegji Zgjedhor e zyrtarizon tashmë Trumpin president

Kolegji Zgjedhor e zyrtarizon tashmë Trumpin president

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com