• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OSBE vlerëson Zef Mazin: Do të sjellë njohuri dhe mençuri për përparimin e Shqipërisë drejt BE

by Ardit Rada
18/05/2020 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diplomati i njohur Zef Mazi është Kryenegociatori për Shqipërinë në Bashkimin Europian. Emri i ambasadorit Mazi u bë i ditur nga kryeministri Rama pak ditë më parë gjatë një komunikimi për “Ditën e Europës”. Diplomati Mazi është një figurë e shquar e diplomacisë i cili më parë ka qenë pjesë edhe pranë OSBE.

Së fundmi Përfaqësuesi Special i OSBE për Evropën Jug-Lindore, Mark Pritchard e ka përshëndetur emërimin e Ambasadorit Mazi si Kryenegociator i Shqipërisë, për të cilin shprehet se ai do të sjellë njohuri dhe mençuri me kontributin e tij për përparimin e Shqipërisë drejt BE.

Deklarata e OSBE për Kryenegociatorin e Shqipërisë për Bashkimin Europian:

COPENHAGEN, 18 maj 2020 – Përfaqësuesi Special i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Jug-Lindore, Mark Pritchard, përshëndeti emërimin e Ambasadorit Zef Mazi si Krye negociatorin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

I emëruar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Ambasadori Mazi është një diplomat me një përvojë të gjatë dhe të shquar, i cili gjithashtu ka shërbyer si Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në OSBE.

“Ambasadori Mazi do të sjellë njohuri dhe mençuri të gjerë dhe unë besoj se përvoja e tij do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në diskutimet drejt përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE,” tha Pritchard. “Unë e mirëpres këtë hap dhe mbështes kërkimin e unitetit politik në ndjekjen e qëllimeve të politikës së brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë.”

Në mars të këtij viti, Këshilli Evropian miratoi hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

/e.rr

Next Post
Aksident i rëndë në Gramsh/ Automjeti bie në 40 metra thellësi, nxirret një trup i pajetë, dyshohet për disa të tjerë

Aksident i rëndë në Gramsh/ Automjeti bie në 40 metra thellësi, nxirret një trup i pajetë, dyshohet për disa të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

October 24, 2026
Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

October 24, 2026
Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

October 24, 2026
Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

October 24, 2026
Çupi me akuza të forta ndaj Arlind Qorit: Kobure në dorën e Berishës! Rekruton studentë për Antifa, duhet izoluar

Çupi me akuza të forta ndaj Arlind Qorit: Kobure në dorën e Berishës! Rekruton studentë për Antifa, duhet izoluar

October 24, 2026
Protestuesit e maskuar sulmojnë Bankën e Shqipërisë

Protestuesit e maskuar sulmojnë Bankën e Shqipërisë

October 24, 2026
Momente paniku/ Merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

Momente paniku/ Merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

October 24, 2026
Dalin pamjet/ “Depoja e molotovëve: Selia e PD”

Dalin pamjet/ “Depoja e molotovëve: Selia e PD”

October 24, 2026
Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

October 24, 2026
Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In