• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OSBE trajnon qentë…!

by Lutfi Dervishi
02/03/2024 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Me një ceremoni që mund të rivalizojë çdo samit të NATO-s për nga serioziteti dhe pompoziteti, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka organizuar takimin e dytë rajonal të ekspertëve për të diskutuar… . përmirësimin e kuadrit rregullator për njësitë e qenve të policisë.

Ngjarja e dates 1 Mars, e cila lë në hije dy samite të rëndësishme të mbajtur po në Tiranë do të hyje në histori si kontribut i çmuar jo vetëm për sigurinë rajonale, por edhe për diplomacine ndërkombëtare.

Eventi që mblodhi elita të qenve të policisë nga e gjithë Ballkani dhe më gjerë, u raportuar në detaje nga media gjysem zyrtare.

“Duke marrë parasysh sfidat e ngjashme me të cilat përballet rajoni ynë,” tha një zyrtar i OSBE-së me një seriozitet  që do të bënte për të qeshur edhe një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, “këto takime shërbejnë si një platformë për shkëmbimin e njohurive mes qenve që përfitojnë nga projektet e ndihmës së OSBE-së.”

Ndërsa, një përfaqesues i lartë i Ministrise se Brendshme, theksoi rëndësinë e këtyre takimeve për “rritjen e kapaciteteve të Policisë Kufitare dhe Migracionit”.

Por, ylli e vërtetë i seminarit ishte manuali i sapohartuar i trajnimit. Një dokument i tillë, i përgatitur “në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe sipas nevojave të Policisë së Shtetit,” është aq cilësor saqë mund të bëjë që librat e Harry Potter të duken si letërsi e dorës së fundit.

Manuali do të shërbejë si një mjet për rritjen profesionale të të gjithë shoqëruesve dhe instruktorëve të qenve të policisë, duke i pajisur ato me aftësitë e nevojshme për të zbuluar armët e zjarrit, municionet dhe lëndët plasëse të jashtëligjshme.

Imagjinoni vetëm për një moment sikur me fondet e BE dhe nën kujdesin e OSBE, qentë e pranishem të trainoheshin edhe për nuhatjen e parave të pista, për drogen dhe pse jo edhe shitblerjen e votës.

Një qen që nuhat paratë e pista jep një kontribut praktik të vlefshem sa të gjithë rekomandimet e Money Val për Shqipërinë. Po kështu duke nuhatur paratë në tuba sobe, kasaforta apo muret e shtëpive të sherbetoreve  publike qentë do të ishin heronjtë e luftës së pastrimit të parave.

Sa i përket nuhatjes së drogerave të forta apo kanabisit, qentë e këtushem falë pervojës së fituar ndër mandate mund të trainonin qentë e rajonit dhe më gjerë.

Tjetër kontribut të madh, qentë (nëse trainohen siç duhet) mund të japin për të luftuar fenomenin e shemtuar të shitblerje se votes. Me këtë kontribut plotesohen edhe 90% e rekomandimeve të OSBE-ODHIR për çdo zgjedhje në Shqipëri

Manuali i ri i trajnimit do të përfshinte kapituj të tërë kushtuar teknikave të avancuara të nuhatjes për zbulimin dhe identifikimin e individëve të përfshirë në blerjen dhe shitjen e votave.

“Një Kapitull i Ri në Luftën Kundër Korrupsionit: Qentë e policisë dhe aftësitë e tyre të jashtëzakonshme” do të ishte një broshurë që do të lexohej me endje nga të gjithë, nga zyrtarët e lartë të shtetit, kryetaret e partive, deputetët, e deri tek qytetarët e zakonshëm, të cilët dëshirojnë të shohin ndryshim.

Mendoni për një moment një botë pa droge, pa armë, pa para të pista dhe pa shit-blerje votash”.  Shqipëria ka shanse të jetë vendi i parë që bëhet parajsa mbi dhé.

Vendi e ka domosdoshmeri anëtaresimin në BE. Por nisur nga seminari i fundit i OSBE-se ja vlen me shumë të investosh të qentë se te Inteligjenca Artificiale.

Investimi është afat gjatë sepse kur hedh paratë ne këtë sektor ke investuar jo thjesht te qentë e sotëm, por edhe te qentë e bijtë e qenve.

I vetmi rrezik në këtë skenar është se pas trainimit të qenve (edhe për drogen, paratë e pista dhe shit -blerjen e votes) dhe pergatitjes se manualit përkates, OSBE del pa punë.

Tek e fundit, projektet revolucionare gjithmonë kanë krijuar probleme sociale!

Progresi është i pamëshirshëm!

P.S. Kur ta tërmeti me 2019 rezultoi se nuk kishim asnje qen. Qeni mbërriti nga Kosova. Për tërmetin e ardhshem jemi te sigurte që në mos qen, patjetër do të kemi një manual të shkëlqyer!

Next Post
“I dimë kapacitetet tona,” Rama: Ukraina ka nevojë për mbështetjen e më të pasurve mes nesh

Ambasadori ukrainas në Shqipëri: Zelensky u kthye në Ukrainë i kënaqur pas samitit. Ja çfarë i bëri përshtypje nga vizita në Tiranë

Comments 1

  1. Vojsava Shevroja says:
    2 years ago

    OSBE-ja, harroi të pyesë e ti marrë mendim, gollobërdasit me shtetësi Bullgare, Lutfiq Dervishov, katundar 24 karat, që me titullin DOKTOR (edhe Vehbi Alimuça edhe Monika Kryemadhi e kanë këtë titull), ngrehet si gjeli me një këmbë, majë plehut, duke u kënduar pulave që duan t’ja dredhin me gjelin tjetër.
    Kakarit Luto, kakarit, por nuk të ka ngelur më asnjë pulë të të dëgjojë, përveç katundarëve të tu, si i pari i fshatit me shkollë të lartë, që njohe ujin e sapunin, kur zbrite në Tiranë.

    Reply

Leave a Reply to Vojsava Shevroja Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

March 14, 2026
Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

March 14, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

March 14, 2026
Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

March 14, 2026
Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

March 14, 2026
Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In