• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OSBE prezanton portalin që ndihmon qytetarët për njohuritë ligjore

by A R
16/03/2016 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri prezantoi sot portalin NjohLigjin.al, i cili u vjen në ndihmë qytetarëve të orientohen në peizazhin e gjerë ligjor, në fushat më me interes në jetën e tyre të përditshme. Portali, i realizuar me fonde të qeverisë kanadeze, është pjesë e një pune më të gjerë për edukimin ligjor të publikut, që bëhet nga Prezenca e OSBE-së dhe që ka në bazë moton “Shteti i së drejtës fillon nga ti”. NjohLigjin.al është një tjetër kontribut praktik nga Prezenca e OSBE-së për të siguruar një reformë reale në sektorin e drejtësisë. Prezenca bashkëkryeson nëngrupin për edukimin ligjor të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Duke folur në prezantimin e kësaj platforme, zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së, Robert Wilton, tha: “Mund të duket e mjaftueshme që teksti i ligjeve të jetë publikisht i disponueshëm, në mënyrë që njerëzit të mund ta lexojnë atë. Sidoqoftë, ashtu siç e di shumëkush nga ju që është përpjekur të lexojë dhe të kuptojë ndonjë prej këtyre teksteve, kjo gjë nuk është dhe aq e lehtë. Kur qytetarët e thjeshtë lexojnë një ligj ata çorientohen më shumë sesa sqarohen. Dhe thuajse në asnjë rast nuk zbatohet vetëm një ligj për një problem të caktuar, por, përkundrazi, bëhet fjalë për një tërësi tekstesh ligjore që duhen marrë parasysh. Ata prej jush që kanë formim ligjor kanë mësuar sesi të orientohen në këtë botë juridike, por shumica e njerëzve nuk e kanë këtë formim. Synimi i faqes “Njoh ligjin” është që t’i japë qytetarit të thjeshtë një mjet të ri veprimi për t’u orientuar në këtë peizazh ligjor. Gjithashtu, kjo faqe duhet parë edhe si një burim për organizatat e shoqërisë civile dhe klinikat e ndihmës ligjore që ofrojnë këshillim ligjor falas për qytetarët, sidomos për ata që mund të mos kenë akses në internet”. 

Konsulli i Nderit i Kanadasë në Shqipëri, Krenar Loloçi, i pranishëm në këtë veprimtari, foli për partneritetin e vijueshëm mes Kanadasë dhe Prezencës së OSBE-së në mbështetje të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Më poshtë do të gjeni fjalën e plotë të Robert Wilton – zëvendëskryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri:

Sot Prezenca prezanton një instrument të ri për t’u përdorur nga qytetarët shqiptarë, “Njoh ligjin”, që u zhvillua me mbështetjen e qeverisë kanadeze.

Një nga parimet bazë të shtetit të së drejtës është që qytetarët duhet t’i njohin ligjet që qeverisin jetët e tyre. Nëse nuk i njihni ligjet nuk mund t’i zbatoni ato; nuk mund të mbroni siç duhet të drejtat tuaja; nuk mund të përmbushni detyrimet tuaja.

Mund të duket e mjaftueshme që teksti i ligjeve të jetë publikisht i disponueshëm, në mënyrë që njerëzit të mund ta lexojnë atë. Sidoqoftë, ashtu siç e di shumëkush nga ju që është përpjekur të lexojë dhe të kuptojë ndonjë prej këtyre teksteve, kjo gjë nuk është dhe aq e lehtë. Kur qytetarët e thjeshtë lexojnë një ligj ata çorientohen më shumë sesa sqarohen. Dhe thuajse në asnjë rast nuk zbatohet vetëm një ligj për një problem të caktuar; por përkundrazi bëhet fjalë për një tërësi tekstesh ligjore që duhen marrë parasysh.

Ata prej jush  që kanë formim ligjor kanë mësuar sesi të orientohen në këtë botë juridike, por shumica e njerëzve nuk e kanë këtë formim. Synimi i faqes “Njoh ligjin” është që t’i japë qytetarit të thjeshtë një mjet të ri veprimi për t’u orientuar në këtë peisazh ligjor. Gjithashtu, kjo faqe duhet parë edhe si një burim për organizatat e shoqërisë civile dhe klinikat e ndihmës ligjore që ofrojnë këshillim ligjor falas për qytetarët, sidomos për ata që mund të mos kenë akses në internet.

“Njoh ligjin” do të ndihmojë për ta sjellë ligjin më pranë qytetarëve në fusha kyçe të tilla si punësimi, familja, sigurimet shoqërore, procesi gjyqësor civil, pronat dhe funksionimi i sistemit gjyqësor. Duke ofruar informacion ligjor në mënyrë të thjeshtë, logjike, dhe në gjuhë të kuptueshme, kjo platformë do t’i fuqizojë qytetarët që ta përdorin ligjin në mënyrë më aktive dhe të suksesshme.

Informacioni i disponueshëm për ligjin i ndihmon njerëzit që të kuptojnë më mirë se çfarë ju takon me ligj dhe u shërben për mbrojtjen e të drejtave të tyre kundrejt bashkëqytetarëve dhe institucioneve publike. Gjithashtu, njerëzit duhet të kuptojnë edhe detyrimet e tyre, përderisa shteti i së drejtës përfshin jo vetëm të drejta, por edhe detyrime.

Platforma “Njoh ligjin” është pjesë e një pune më të gjerë për edukimin ligjor të publikut që bëhet nga Prezenca e OSBE-së. Prezenca bashkëkryeson nëngrupin për edukimin ligjor të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, që shpresojmë se do të vendosë praktika të reja për zhvillimin e edukimit ligjor të publikut në vend. Puna në këtë proces reforme të nivelit të lartë plotëson nismat tona bazë, të tilla si kjo platformë për edukim ligjor dhe fushata jonë “Shteti i së drejtës fillon nga ti”.

Shpresojmë që kjo platformë e re të nxisë qytetari më aktive dhe më të mirëinformuar. Ne i inkurajojmë qytetarët që ta përdorin atë për të marrë vendime të informuara në jetën e tyre të përditshme.  

Next Post

Rudina Magjistari tregon për kërcënuesen në Facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frikë nga tensionet gjeopolitike, Holanda largon 86 tonë ar nga SHBA dhe Kanadaja

Frikë nga tensionet gjeopolitike, Holanda largon 86 tonë ar nga SHBA dhe Kanadaja

September 2, 2026
“Presidenti”, Avdullah Hoti i përgjigjet Abdixhikut: Nuk pranojmë imponime, kemi parime!

“Presidenti”, Avdullah Hoti i përgjigjet Abdixhikut: Nuk pranojmë imponime, kemi parime!

September 2, 2026
Medvedev kërcënon Gjermaninë: Ju godasim direkt mbi objektet e prodhimit ushtarak

Medvedev kërcënon Gjermaninë: Ju godasim direkt mbi objektet e prodhimit ushtarak

September 2, 2026
Më shumë se 4 orë, mbyllet takimi i kryeministrit Rama me krerët e bashkive në Kuç të Vlorës! Zbardhen diskutimet

Zbardhen detaje nga mbledhja e Ramës në Vilën e Kuqe: Ja detyrat që iu caktoi ministrave dhe drejtuesve politikë

September 2, 2026
Letra/ Jep dorëheqjen nga detyra në ministrinë e Jashtme motra e Nuredin Dumanit: Jam në rrezik për jetën. Po baltosem padrejtësisht

Tirana zyrtare dënon sulmet ruse: Agresioni nuk do ta dobësojë vendosmërinë dhe unitetin e Evropës

September 2, 2026
“SHBA është djalli, vret fëmijë në dasmë”, Irani reagon ashpër pas sulmeve të reja: Janë krime lufte!

“SHBA është djalli, vret fëmijë në dasmë”, Irani reagon ashpër pas sulmeve të reja: Janë krime lufte!

September 2, 2026
Schengen nën presion, 10 vende rikthejnë kontrollet në kufij

Schengen nën presion, 10 vende rikthejnë kontrollet në kufij

September 2, 2026
Nipi i grabiti xhaxhait 27 mln lekë/ Rrëfimi i të penduarit në vjedhjen e kasapit: Leonardi na tha do fitojmë 50 milionë për kokë!

Nipi i grabiti xhaxhait 27 mln lekë/ Rrëfimi i të penduarit në vjedhjen e kasapit: Leonardi na tha do fitojmë 50 milionë për kokë!

September 2, 2026
Zgjedhja e Presidentit në Kosovë, çfarë fshihet pas 6 votave të LDK-së kundër Sejdiut?

Zgjedhja e Presidentit në Kosovë, çfarë fshihet pas 6 votave të LDK-së kundër Sejdiut?

September 2, 2026
Goditi një zyrtar të ndeshjes, ndëshkim i rëndë për Presidentin e Vllaznisë

Goditi një zyrtar të ndeshjes, ndëshkim i rëndë për Presidentin e Vllaznisë

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com