• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OSBE pranoi paketën “Anti-shpifje”: Varianti përfundimtar, në përputhje me standardet nderkombëtare

by Java News
18/12/2019 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas diskutimesh të shumta, OSBE-ja ka miratuar pr/ligjet antishpifje në Shqipëri. Varianti përfundimtar i paketës, i ndryshuar gjatë ditës së djeshme është në përputhje me standardet nderkombëtare, thotë OSBE.

I ngarkuari i OSBE-së per mbrojtjen e lirisë së medias, Harlem Desir, e ka miratuar draftin përfundimtar të paketës anti-shpifje që pritet të kalohet të mërkurën paradite në parlament në Tiranë. Mes një postimi në Twitter, Desir ka konfirmuar, se deri në minutën e fundit janë bërë ndryshime në tekst, për ta sjellë ligjin në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.

“Janë bërë shumë përmirësime në versionin e fundit të publikuar sot krahasuar me projektligjin e mëparshëm” ka thënë Desir. Ai tha se ishin bërë ndryshime në versionin e fundit të projekt-ligjeve, të cilat kanë të bëjnë me regjistrimin e mediave online, me afatet kohore për rrëzimin e përmbajtjes, kompetencat e AKEP-it, dhe me të drejtën e përgjigjes në publikimet elektronike si masa për të shmangur abuzimet.

Reagim nga Ministria e Jashtme gjermane

Ministria e Punëve të Jashtme gjermane kishte kërkuar më parë nga Shqipëria rishikimin e projektligjeve anti-shpifje: “Në parim, ne përshëndesim faktin që propozimet konstruktive të të ngarkuarit të OSBE-së për median deri më tani janë marrë parasysh në hartimin e projekt-ligjit dhe gjithashtu do ta mirëpresim edhe nese merren parasysh propozimet e fundit të të ngarkuarit te OSBE-se për media “, i tha nder të tjera MPJ-gjermane Deutsche Welles. Është me “rëndësi të jashtëzakonshme” që “ligjet të jenë në përputhje me ligjet e BE-së”.

Më pak diplomatike ishin kritikat që erdhen nga shoqata e gazetarëve “Reporterët pa Kufij”. “Kjo reformë do të kufizonte ndjeshëm lirinë e medias në Shqipëri”, i tha DW, Christian Mihr, drejtues i degës gjermane në Berlin. Ai tha më tej se “mundësia e sanksionimit të medias online bien ndesh me detyrimet e Shqipërisë nga për shembull Konventa Evropiane e të drejtave të njeriut”. Miratimi i paketës ligjore në këtë formë do të ishte “një sinjal negativ” i “kryetares së radhës së OSBE-së, nëse kjo do “të injoronte kritikat e gjera ndaj këtij projektligji kaq problematik”, tha Mihr.

Kritika erdhën edhe nga Këshilli i Evropës. Andrej Hunko, ligjvënës në Bundestagun gjerman (E majta) dhe raportues për Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i tha Deutsche Welles se ligji është shumë shqetësues, sidomos për shkak të anashkalimit të instancave gjyqësore dhe ka bërë thirrje që ligji të diskutohet me shoqatat e gazetarëve. “Miratimi i pandryshuar dhe i nxituar mund të kufizojë ashpër lirinë e mediave në Shqipëri,” paralajmëroi Hunko.

Dy projektligjet e së ashtuquajturës “Paketa anti-shpifje” synojnë mbikëqyrjen e medias elektronike. Ato i japin kompetenca të reja Autoritetit Mbikëqyrës të Mediave (AMA). Paketa ligjore parashikon ndër të tjera që AMA të ndërhyjë ne raste shkeljesh dhe të kërkojë prej portaleve qe te heqin pjesë nga përmbajtjet e tyre. Organizatat e gazetarëve ndërkohë kane paralajmëruar protesta kundër projektligjit, i cili pritet të miratohet paraditen e së mërkurës në seancë të jashtëzakonshme në parlament. /DW/

Next Post
Kryebashkiaku i Shijakut mesazh skuadrës së volejbollit para ndeshjes në Milano: Na kthyet entaziazmin pas tërmetit

Kryebashkiaku i Shijakut mesazh skuadrës së volejbollit para ndeshjes në Milano: Na kthyet entaziazmin pas tërmetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In