Misioni i OSBE/ODIHR ka reaguar sot përmes një deklarate në lidhje me miratimin e ‘5 Qershorit’ nga Kuvendi.
Prezanca në fjalë shkruan se palët duhet të vijojnë dialogun edhe për reforma të mëtejshme.
“Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sot, në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me marrëveshjen që palët arritën më 5 qershor dhe mbështetur në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Si me çdo reformë tjetër, zbatimi është kyç. Ne mbetemi te gatshëm t’i ndihmojmë autoritetet shqiptare në këtë rrugë, si edhe për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme” – shkruan OSBE.
/a.r