• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OSBE për gjininë e deputetëve, mashkull, femër apo të tjerë? PD: Provokim dhe shkelje e ligjit

by A R
25/10/2024 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sondazh konfidencial  i OSBE-ODHIR-it, mbërritur në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë, ka shkaktuar reagime të forta në radhët e deputetëve të opozitës. Sondazhi  që kishte për qëllim verifikimin e pjesëmarrjes gjinore të deputetëve në Parlament, është denoncuar publikisht nga deputeti demokrat dhe  ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu.

Duke e quajtur provokim nga zyra e “OSBE”, deputeti Shehu kundërshton fort një nga pikat e pyetësorit ku deputetëve u kërkohet të përcaktojnë “seksin” e tyre përmes tri varianteve mashkull, femër apo të tjerë.

Deputeti Tritan Shehu qartëson edhe zyrën e OSBE se  Shqipëria  në ligjet e saj njeh vetëm dy opsione: gjininë mashkullore dhe femërore. E po ashtu dhe në kodi i familjes, thotë deputeti, njeh vetëm familjen që përbehet nga një burrë dhe nga një grua.

Tritan Shehu i kërkon OSBE-së të tërhiqet nga ky sondazh, duke e quajtur sa qesharak po aq edhe provokativ.

A2 CNN pyeti prezencën e OSBE në Shqipëri, e cila tha se sondazhi nuk është përgatitur në Tiranë, por nga zyra e ODHIR-it  me qendër në Varshavë.  Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë në përgjigjen e tij e cilëson thjeshtë një praktikë që po bëhet edhe në vendet e tjera të rajonit.

‘’Kuvendi i Republikës së Shqipërisë së bashku me ODIHR (Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtate Njeriut  e OSBE-së )po punojnë së bashku për të kryer një auditim të pjesëmarrjes gjinore në Kuvend. Auditimi i pjesëmarrjes gjinore do të zbatohet në bazë të Auditimeve të ODIHR për pjesëmarrjen gjinore të parlamenteve. Pyetësori është standart dhe është përdorur më herët në auditime të ngjashme nga ODIHR në parlamente si: Mal i zi, Maqedoni e Veriut, Maltë dhe aktualisht të njëjtin proces po ndjekin edhe parlamentet e Sllovenisë dhe Portugalisë dhe Shqipërisë’’.

Sipas këtij njoftimi qëllimi i auditimit të pjesëmarrjes gjinore është të ndihmojë parlamentet që të vlerësojnë në çfarë mase janë të ndjeshëm dhe reagojnë ndaj gjinisë në funksionet e tyre kryesore të përfaqësimit, legjislacionit dhe mbikëqyrjes, si dhe të formulojë rekomandime për të përmirësuar ndjeshmërinë gjinore brenda Parlamentit.

Por për ekspertët ligjorë, nisma e OSBE-ODHIR bie ndesh me ligjin për barazinë gjinore në shoqërinë shqiptare. Në ligjin përkatës të vitit 2008, që në nenin e parë të tij,  thuhet se ky ligj rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore, mbrojtjes dhe trajtimit të barabartë mes grave dhe burrave. Sipas ekspertëve, ligji nuk lë shteg për interpretime për prani dhe variante të tjera, veç gjinisë mashkullore dhe femërore.

/a.r

Next Post
Këtë të dielë ndryshon ora, do të flemë më shumë

Këtë të dielë ndryshon ora, do të flemë më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

March 23, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In