• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OSBE ndihmon Shqipërinë në axhendën për ‘Gratë, Paqen dhe Sigurinë’/ Manastirliu: Hapa përpara drejt barazisë gjinore

by Java News
07/02/2020 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shqipërinë renditet në mes të vendeve europiane në indeksin e barazisē gjinore, por në fusha të caktuara, sikundër është parandalimi i konflikteve, diplomacia, etj, edhe pse janë bërë hapa përpara, ekzistojnë ende pabarazitë dhe diskriminimi gjinor, që pengojnë përpjekjet tona për krijimin e mundësive të barabarta për gratë, burrat, vajzat dhe djemtë”.

Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu në konferencën e organizuar nga OSBE dhe Ministria e Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale “Agjenda për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, në kuadër të aktiviteteve që Qeveria Shqiptare po zhvillon gjatë mbajtjes së Kryesisë së radhës së OSBE.

Duke deklaruar se zhvillimi i demokracisë dhe sigurimi i paqes nuk mund të arrihen pa një përfshirje, përkushtim dhe punë të përbashkët të burrave dhe grave, Manastirliu tha se Shqipëria ka bërë përparime në drejtim të barazisë gjinore.

“Indeksi i barazisë Gjinore 2020 në Shqipëri” e rendit Shqipërinë të 17-n ndër 28 vendet e BE dhe 2 vende të Ballkanit Perendimor në indeksin e barazisë gjinore, por zbutja e hendekut gjinor mbetet ende një sfidë, për të mos e konsideruar barazinë gjinore si një ëndërr e brezave që do vijnë, por si një mundësi të ta nisur ndryshimin sa më parë, për të përmbushur përtej kuotave dhe shifrave, barazinë mes burrave dhe grave, pa ndasitë e atyre që rëndom vijojnë të konsiderohen “punë burrash”, ku jemi ende larg qasjes tonë drejt barazisë gjinore”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu tha se një tjetër tregues i rëndësishëm i përpjekjeve të qeverisë shqiptare drejt barazisë gjinore është edhe raporti i Indeksit Global të Hendekut Gjinor të Forumit Ekonomik Botëror të vitit 2020, i cili tregon se: Shqipëria aktualisht renditet në vendin e 20 nga 153 vende, krahasuar me vendin e 34-t që ishte në vitin 2018, me përmirësime të dukshme në pjesëmarrjen dhe përfaqësimin politik të grave.

20 vjetori i Rezolutës 1325, e gjen vendin tonë  të angazhuar për të përmushur objektivat e “Planit të Veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara “Për gratë, paqen e sigurinë”, miratuar për herë të parë në shtator të vitit 2018.

Hartimi dhe miratimi i këtij plani e renditi Shqipërinë në hartën e 82 vendeve në Botë, si dhe mes 36 vendeve anëtare të OSBE që kanë një plan veprimi për Rezolutën 1325, duke thelluar angazhimet e Shqipërisë në Agjendën Gruaja Paqja Siguria.

Kreu i prezencës së OSBE-së Borchardt, deklaroi se jemi plotësisht të gatshëm të mbështesim vendin në zbatimin e rezolutës 1325.

“Shqipëria miratoi Planin Kombëtar të Veprimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në vitin 2018 dhe punon ngushtë me OSBE-në për ta përkthyer përkushtimin e saj ndaj grave në siguri në një kontribut të vërtetë e të prekshëm.

Ne jemi plotësisht të gatshëm të mbështesim vendin në zbatimin e rezolutës 1325”, tha Kryetari i Prezencës, ambasadori Bernd Borchardt.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Policia jep detajet e para për aksidentin ku humbën jetën dy mësuesit: Makina e tyre u përmbys dhe doli nga…

FOTO/ Policia jep detajet e para për aksidentin ku humbën jetën dy mësuesit: Makina e tyre u përmbys dhe doli nga...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kancelari gjerman bën thirrje për forcimin e Europës: Pasuritë ruse të përdoren për ushtrinë ukrainase

Gjermania drejt pensionit në moshën 70-vjeçare, Merz mbështet reformën historike

June 24, 2026
24 ditë protesta, Rama mobilizon PS-në dhe ministrat, kërkon prezencë të shtuar në terren dhe…

24 ditë protesta, Rama mobilizon PS-në dhe ministrat, kërkon prezencë të shtuar në terren dhe…

June 24, 2026
Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

June 24, 2026
Brenda mendjes së Putinit, pse ai nuk flet kurrë për humbje

Brenda mendjes së Putinit, pse ai nuk flet kurrë për humbje

June 24, 2026
Vijojnë tensionet në kantierin e Aeroportit të Vlorës, punimet mbeten të bllokuara

Vijojnë tensionet në kantierin e Aeroportit të Vlorës, punimet mbeten të bllokuara

June 24, 2026
“Kam qenë veç te dyqani i Celtic”, Meta kundërshton akuzat e prokurorisë: Nuk jam marrë kurrë me shpenzimet familjare

Gjyqi në themel, avokati i Kryemadhit refuzon t’i kontrollojnë çantën, mbetet jashtë seancës

June 24, 2026
“Latitudes”: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

“Latitudes”: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

June 24, 2026
BE ulet në tryezë me talebanët, një regjim që nuk e njeh zyrtarisht! Reagime të forta…

BE ulet në tryezë me talebanët, një regjim që nuk e njeh zyrtarisht! Reagime të forta…

June 24, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, shenjat që duhet të tregojnë kujdes sot

June 24, 2026
Rama në selinë rozë, mbledh urgjent ministrat dhe drejtuesit politikë

Rama në selinë rozë, mbledh urgjent ministrat dhe drejtuesit politikë

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In