• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OSBE: Ja si të mbrohemi nga sulmet kibernetike terroriste

by Java News
26/04/2017 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

OSBE-ja organizoi ushtrim simulues kombëtar në Shqipëri për mbrojtjen e infrastrukturës kritike energjetike nga sulmet kibernetike terroriste

Forcimi i mbrojtjes dhe gatishmërisë ndaj sulmeve terroristeve që vënë në shënjestër sistemet e kontrollit industrial është në fokusin e ushtrimit simulues, në Tiranë, më 26-27 prill 2017, organizuar nga Departamenti i Kërcënimeve Transnacionale i Sekretariatit të OSBE-së, me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

 Në këtë ushtrim simulues, 28 ekspertë nga institucione të ndryshme qendrore dhe përfaqësues të sektorit privat do të testojnë efikasitetin e sistemeve ekzistuese për mbrojtjen dhe menaxhimin e krizave, përfshirë bashkërendimin me organizmat e jashtëm të menaxhimit të krizave për zbutjen e pasojave të sulmeve.

Simulimi synon edhe të përmirësojë partneritetet ndërmjet sektorit publik dhe privat, me qëllim rritjen e sigurisë dhe aftësisë përballuese të infrastrukturës energjetike kombëtare.

 “Përhapja e teknologjisë së informacionit e ndihmon përparimin e Shqipërisë, por edhe e ekspozon ndaj kërcënimeve kibernetike që mund të paralizojnë shërbimet thelbësore, duke dëmtuar rëndë shkëmbimin e informacionit mes institucioneve publike, telekomunikacionin dhe sektorin bankar”, tha Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea, në fjalën e saj para ekspertëve kibernetikë kombëtarë, që i parapriu ushtrimit.

 Robert Wilton, Zëvendëskryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri tha: “Me pjesëmarrjen aktive në këtë ushtrim simulues, pjesëmarrësit do të fitojnë përvojë praktike mbi pasojat që sulmet kibernetike terroriste mund të kenë tek infrastruktura kritike energjetike jobërthamore. Gjithashtu, do të jeni më të vetëdijshëm për riskun, si edhe do të kuptoni më mirë pikat e dobëta të sigurisë kibernetike dhe pasojat e mundshme të sulmeve kibernetike te infrastruktura dhe shoqëria.”

 Ky simulim në Shqipëri është i katërti i një serie ushtrimesh simuluese kombëtare që Departamenti i Kërcënimeve Transnacionale të Sekretariatit të OSBE-së ka zhvilluar për Shtetet pjesëmarrëse, bazuar në Udhëzuesin me Praktika të Mira për Mbrojtjen e Infrastrukturës Kritike Energjetike nga Sulmet Terroriste me Fokus Kërcënimet nga Hapësira Kibernetike.

c.a

Next Post

Basha refuzon tryezën e partive parlamentare të thirrur nga Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In