• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

OSBE dhe BE shprehin shqetësim për lirinë e medias në Shqipëri

by Java News
10/12/2019 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paketa anti-shpfije e qeverisë e cila ndodhet në parlament për miratim ka nxitur një valë të re reagimesh kundërshtuese nga shoqatat e gazetarëve vendas dhe të huaja, si dhe institucionet ndërkombëtare në vend. E riformuluar për të disatën herë nga shumica e majtë pas kritikave në vijimësi, ajo sërish i ka lënë të pakënaqura grupet e interesit të cilat shohin me shqetësim fuqinë që marrin dy institucione administrative si AMA dhe AKEP në dëm të lirisë së medias online.

Të hënën kjo paketë u kritikua sërish nga OSBE dhe 7 organizatat më të rëndësishme në botë për lirinë e shprehjes. Qeveria socialiste, tashmë në mandatin e saj të dytë, vazhdimisht, ka patur marrëdhënie të tensionuara me shtypin, gjë që u rishfaq edhe në ditët e fundit pas rëniesd të tërmetit.

“Media është skandaloze dhe kjo s’ka diskutim. Dhe s’ka lidhje fare kjo me futjen e të gjithëve në një thes. Flas për produktin, se sigurisht s’janë të gjithë njësoj”, tha Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e parë të komitetit të rindërtimit.

Gazetarët i shohin reagime të kësaj natyre si një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga keqeverisja.

“Është një dredhi politike e kryeminstrit për të përdorur kontekstin e katastrofës, ku zemrat njerëzore janë dhe me të hapura, janë më të ndjeshme ndaj “abuzimit”. Kryeministri me mjeshtëri politike, po e përdor këtë mjet për qëllimet e veta, të cilat do t’i shohim nesër, siç edhe i kemi parë në vazhdën e përpjekjeve të tij për ta trysnuar median”, shprehet Alfred Lela, drejtor ekzekutiv i “Politiko.al”.

Qeveria ka hartuar një paketë të quajtur antishpifje të cilën e ka ndryshuar disa herë pas kundërshtive të vazhdueshme të gazetarëve dhe ndërkombëtarëve.

Në verë qeveria u tërhoq pas kritikave të forta të OSBE-së dhe BE-së. Në thelb të kritikave janë kompetencat e gjera që u jepen dy institucioneve administrative, Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) dhe atij të Komunikimeve Elektronike (AKEP).

Përfaqësuesi i OSBE për lirinë e medias Harlem Desir deklaroi të hënën, se projektligjet e qeverisë kanë nevojë për përmirësime të mëtejshme. Ai sugjeron si të rëndësishme vendosjen e një klauzole, që garanton se të gjitha vendimet e AMA mund të apelohen para një gjykatësi menjëherë pas miratimit të tyre. Po ashtu, sipas zotit Desir tha se edhe gjobat e parashikuara janë tepër të larta dhe mund të çojnë në mbyllje të mediave. Këto pika janë kundërshtuar edhe prej komunitetit tëgazetarëve në Shqipëri.

“Gjobat janë nga 800 mijë në 2 milion lekë. AMA mbikqyr televizionet, të cilat kanë të drejtë të ankohen në gjykatë për gjobat e AMA-s para së t’i paguajnë. Në rastin konkret media on line do të paguajë gjobën para se të ankohet në gjykatë. Kjo është në shkelje të parimeve të Konventës së të Drejtave të Njeriut e cila thotë se një dozë e tillë arbitrariteti është vetëm fusha e taksave. Qeveria përdor teknika dizinformimi dhe publikon lajme sikur kjo fushatë është kundër lajmeve false, në fakt kjo është kundër fjalës së lirë”, thotë Gjergj Erebara, Rrjeti i Gazetarisë Investigative BIRN.

Gjatë konsultimit të paketës antishpifje në komisionin e ligjeve, përfaqësues të komunitetit të gazetarëve dhe të OSBE e BE i kërkuan deputetëve të shumicës të tërhiqen nga ky variant.

Mark Marku, pedagog në Departamentin e Gazetarisë, ndërsa i pranon të metat e medias në Shqipëri, thekson se qeveria po i shfrytëzon mangësitë për të kontrolluar median.

“Edhe ne jemi të shqetësuar për abuzimet që bëhen me lirinë e medias për fakenews, apo për mungesën profesionale. ….. Fakti që qeveria ka një shqetësim, nuk do të thotë se qeveria e ka të gabuar shqetësimin. Problemi është se qeveria po përdor këtë shqetësim për të kontrolluar mediat”, thotë Mark Marku pedagog i Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në UT.

Një problem i vazhdueshëm që ngrenë gazetarët është prodhimi i lajmeve nga zyrat e qeverisë, gjë që sipas tyre, deformon sistemin e informimit. Drafti “antishpifje” për median online, sipas tyre e përjashton politikën nga shpifja.

“Me pak fjalë nëse kryeministri denigron gazetarin dhe i thotë kazan, gazetari nuk ka të drejtë të ankohet tek këshilli i ankesave, ndërsa e kundërta, nëse një qytetar i thotë kryeministrit kazan, ai ka të drejtë të ankohet. Qeveria është bërë prodhuesi më i madh i lajmave të pavërteta në vend, përmes ERTV, një kopje e formatit të lajmit, por është propagandë”, thotë Gjergj Erebara, Rrjeti i Gazetarisë Investigative BIRN.

Shtatë organizatat më të rëndësishme në botë për lirinë e shprehjes lëshuan një deklaratë të hënën, përmes së cilës i kërkojnë parlamentit shqiptar për të dytën herë, që prej korrikut të këtij viti, të mos e miratojë paketën antishpifje, duke e cilësuar atë si një kthesë të keqe në klimën e përgjithshme të lirisë së shprehjes në Shqipëri. Ato shprehën zhgënjim që parlamenti ka vijuar me këto projektligje, pa trajtuar në tërësi sugjerimet e dhëna nga aktorët vendas dhe institucionet ndërkombëtare.

Më herët 15 organizata shqiptare të të drejtave të njeriut i konsideruan projektligjet e qeverisë dhunim të lirisë së shprehjes në Shqipëri, dhe i bënë thirrje qeverisë të tërhiqet. Ndërkohë kryeministri Rama në mbledhjen e jashtzakonshme në datën 6 dhjetor njoftoi se paketa antishpifje do të kalojë në parlament për miratim bashkë me një klauzolë për shpifjen në gjendje të jashtzakonshme. Zëri i Amerikës ju drejtua zyrës së shtypit të kryeministrit për të marrë sqarime mbi shqetësimet e gazetarëve për draftin antishpifje, por nuk mori përgjigje.(VOA)

Next Post
“Babale”/Minxhozi reagon përballë Salianjit: A ka lidhje aktiviteti i Geronit me Fatmir Xhafajn?

"Babale"/Minxhozi reagon përballë Salianjit: A ka lidhje aktiviteti i Geronit me Fatmir Xhafajn?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i përgjigjet Iranit: Ide interesante, tani edhe unë kërkoj kompensim për të vdekurit dhe të plagosurit nga ju!

Trump i përgjigjet Iranit: Ide interesante, tani edhe unë kërkoj kompensim për të vdekurit dhe të plagosurit nga ju!

August 10, 2026
VIDEO/ Tërmeti katastrofik në Kolumbi, të paktën 50 të vdekur dhe qindra të plagosur! Mes viktimave dhe 3 fëmijë, kërkime në rrënoja

VIDEO/ Tërmeti katastrofik në Kolumbi, të paktën 50 të vdekur dhe qindra të plagosur! Mes viktimave dhe 3 fëmijë, kërkime në rrënoja

August 10, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

E reja kundër Kosovës, nuk vjen as nga Zelenski as nga Vuçiqi, por nga Perëndimi

August 10, 2026
Sezoni turistik, Balla vlerëson punën e UKT-së: Shërbim 24 orë për Tiranën, turistët dhe qytetarët!

Sezoni turistik, Balla vlerëson punën e UKT-së: Shërbim 24 orë për Tiranën, turistët dhe qytetarët!

August 10, 2026
Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici i Komisariatit të Krujës

“Referuam 54 raste në prokurori, 11 ankesa qytetarësh”- AMP bën bilancin e muajit korrik: 8 efektivë policie të arrestuar dhe 6 nën hetim!

August 10, 2026
Po ndërtonte pa leje 5-katëshin në Himarë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim 3 punonjës të IMT-së

EMRAT/ Ndërtimi pa leje i ‘ha kokën’ kupolës së bluve, kryepolici Hita pezullon të gjithë zinxhirin komandues të Komisariatit të Himarës në kohën kur u ngrit objekti

August 10, 2026
Plani i sulmit me eksploziv ndaj gazetarit të RAI-t, arrestohet biznesmeni italian, në kërkim i dyti! Zbulohen skema dhe motivet

Plani i sulmit me eksploziv ndaj gazetarit të RAI-t, arrestohet biznesmeni italian, në kërkim i dyti! Zbulohen skema dhe motivet

August 10, 2026
“I thashë mos ta ngacmonte shoqen, por më shau”- Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

“I thashë mos ta ngacmonte shoqen, por më shau”- Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

August 10, 2026
Task-Forca zbulon ndërhyrje e paligjshme në ujësjellësin e Kreshpanit, Policia nis hetimet pas denoncimit!

Task-Forca zbulon ndërhyrje e paligjshme në ujësjellësin e Kreshpanit, Policia nis hetimet pas denoncimit!

August 10, 2026
VIDEO/ “Do duhen ditë për ta vënë në kontroll”- Tjetër zjarr apokaliptik në Spanjë, qindra banorë ikin nën panik! 200 mijë ha të rrethuara nga flakët

VIDEO/ “Do duhen ditë për ta vënë në kontroll”- Tjetër zjarr apokaliptik në Spanjë, qindra banorë ikin nën panik! 200 mijë ha të rrethuara nga flakët

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com