• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OSBE/ Borchardt: Votimi elektronik s’është e vetmja mënyrë për zgjedhje të lira, Holanda po e heq 

by Java News
02/02/2017 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori, Bernd Borchardt, ka hedhur poshtë sot në mënyrë energjike disa akuza të bëra nga partitë aleate me PD se OSBE është fajtore për dështimin e Reformës Zgjedhore.  Në konferencën ndërkombëtare “Ne, populli; pjesëmarrja qytetare dhe demokracia e drejtpërdrejtë” ai u shpreh se kohët e fundit, është drejtuar gishti nga OSBE-ja për dështimin e procesit të reformës zgjedhore, por, nënvizoi ai, “a i keni pyetur udhëheqësit tuaj përse reforma nuk ka ecur më përpara?”

Borchardt me këtë rast i ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë edhe lidershipit të PD-së që deklamon se e vetmja mënyrë për zgjedhje të lira është votimi dhe numërimi elektronik.

“Kërcënimi më i madh për demokracinë është se ajo merret si e mirëqenë: qytetarë që mendojnë se nuk mund ta ndryshojnë sistemin, se janë të tjerët ata që duhet të garantojnë transparencën dhe llogaridhënien e të zgjedhurve. Vërtet besoni se e vetmja mënyrë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme është futja e votimit dhe numërimit elektronik teknikisht të brishtë? Lexova në lajmet ndërkombëtare se Holanda po i kthehet numërimit të votave me dorë për të ruajtur besimin te zgjedhjet”, deklaroi Borchardt duke shkërrmoqur me këtë rast edhe deklaratat e krerëve të PD-së, në lidhje me votimin eklektronik.

Borchardt ka nënvizuar se OSBE-ja ka nxitur, ka inkurajuar, ka bërë thirrje për reforma dhe është përpjekur që ato të bëhen realitet, që kur dolën në dritë rekomandimet e fundit të OSBE/ODIHR-it, në vitin 2013 dhe në vitin 2015.

“Është detyrim i çdo shteti pjesëmarrës të OSBE-së, në këtë rast Shqipërisë, që të adresojë me shpejtësi rekomandimet e ODIHR-it. Ne kemi ofruar mbështetje teknike për zbatimin e tyre dhe e mbajtëm premtimin kur ofruam të sillnim ekspertizë ndërkombëtare të nivelit të lartë për çështjet zgjedhore. Ka ende kohë për të rregulluar raportimin financiar, për të ndihmuar në shmangien e mashtrimit zgjedhur duke rritur gjobat, për të ndaluar që kronikat televizive të përgatitura nga partitë të transmetohen pa kontroll, si edhe për të garantuar kuotat gjinore. Por, ne nuk mund ta bëjmë reformën për ju! E keni ju në dorë që të përfshiheni, të angazhoheni, të bashkoheni dhe ta kërkoni.

Ekziston një opinion i përgjithshëm se OSBE-ja dhe ndërkombëtarët janë këtu për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jo. Ne jemi këtu për të ndihmuar, për të këshilluar, për t’iu dhënë praktikat ndërkombëtare më të mira, por ne nuk mund të ndikojmë në mënyrë thelbësore dhe as të legjitimojmë sjellje apo rezultate. OSBE/ODIHR-i do të vëzhgojë zgjedhjet në Shqipëri. Vëzhguesit tanë ndërkombëtarë do të jenë dëshmitarë të zgjedhjeve dhe punës së KQZ-së, komisionerëve, partive dhe votuesve. ODIHR-i nxjerr një raport për zgjedhjet dhe rekomandime të vyera për fushat ku nevojiten përmirësime, me qëllim që të përmbushen standardet ndërkombëtare dhe të respektohet legjislacioni i brendshëm. Në raportet e ODIHR-it, gjeni këshilla të rëndësishme për përmirësime, por ODIHR-i nuk është arbitër dhe as garantues për zgjedhje të pastra. Gjithçka që mund të bëjnë vëzhguesit ndërkombëtarë është të japin këshilla dhe të përpiqen të shohin shembuj të praktikave të mira dhe të këqija, por ata nuk mund të ndryshojnë thelbësisht sjelljet apo rezultatet. Nëse doni zgjedhje të lira e të ndershme kërkojuani partive politike që të punojnë për to. E kanë ata në dorë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme – me mënyrën si mbledhin fonde, me mënyrën si bëjnë fushatë, me kandidatët që vënë në lista, me personat që zgjedhin si komisionerë dhe me mënyrën si numërojnë votat. Ka ende kohë për të forcuar kodin zgjedhor, por tik-taku ecën”, ka deklaruar Borchardt, duke nënvizuar se zgjedhjet janë përgjegjësi e vetë shqiptarëve dhe jo e ndërkombëtarëve.

Me. Ar

 

Next Post
Ish agjenti i MI6 i frikësuar prej dosjes ruse për Trumpin

Trump “kërcënon” Meksikën me dërgimin e trupave ushtarake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In