• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Orkestra e RTSH dhe këngëtarja Eni Koçi i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve

by A R
24/03/2018 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas lajmit se aksioni i mbjelljes së pemëve u shty deri në 22 Prill, nismës së Bashkisë së Tiranës iu bashkua edhe Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar dhe këngëtarja Eni Koçi. Ata mbollën disa pemë rreth Amfiteatrit të Liqenit Artificial, i cili po rikonstruktohet për t’u shndërruar në Teatrin e Hapur të Tiranës, që gjatë pranverës dhe verës do të mirëpresë shumë aktivitete artistike.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se punimet për rikonstruksionin e Teatrit të Hapur janë shumë afër fundit. “Ky është një investim në natyrë, ku shpresoj që edhe ju do të sillni shfaqjet tuaja. Ndaj, jam shumë i lumtur që miqtë tanë të Orkestrës së RTSH na u bashkuan dhe për një çast lanë instrumentet e tyre, për të marrë një instrument tjetër, po aq të rëndësishëm për qytetin: lopatën, e për të na u bashkuar si një kor në këtë ‘muzikë të gjelbërimit’ që kemi ‘kënduar’ ditët e fundit. Ju falenderoj shumë!”, tha ai.

Veliaj tha se janë të shumtë qytetarët që e frekuentojnë këtë mjedis gjatë gjithë vitit, ndaj rikthimi në identitet do t’i kthejë qytetarëve që kalojnë orët e tyre në këtë pjesë të liqenit, i cili do të jetë jo thjesht një ambient modern edukimi e argëtimi, por edhe një skenë teatrore.

Dirigjenti Oleg Arapi, u shpreh i entuziazmuar për atmosferën e re që po merr e gjithë kjo zonë, duke i dhënë të rinjve një teatër të ri në natyrë e plot gjelbërim. “Zgjodhëm lopatën pikërisht për t’u krijuar një atmosferë sa më të këndshme brezave në vazhdim, fëmijëve tanë në radhë të parë, dhe për të krijuar një mjedis sa më të këndshëm, që të kemi mundësi të japim koncerte të bukura në këtë skenë të bukur që keni krijuar. Shpresoj që do e kënaqim publikun në çdo stinë”, tha Arapi.

Kryebashkiaku vlerësoi edhe kontributin e këngëtares Eni Koçi, që iu bashkua fushatës, si përfaqësuese e gjeneratës së re të artistëve të talentuar. “Dua të falenderoj shumë Enin që përfaqëson një gjeneratë të re artistësh. Ky është mesazhi që duam të japim për shumë të rinj që mendojnë që ky vend s’bëhet”, u shpreh ai. Ndërsa, Eni Koçi i kërkoi të gjithë të rinjve që të bashkohen në këtë nismë për të lënë një gjurmë në krijimin e një mjedisi të pastër.

Veliaj e cilësoi fushatën e mbjelljeve në Tiranë si një nga më mbresëlënëset, e cila tashmë ka krijuar edhe një model të ri në sjelljen qytetare. “Ka qenë një ndër fushatat më mbresëlënëse në kujtesën time të qytetit, ku përveç atyre që e kanë për detyrë, siç Bashkia e ka për detyrë të mbjellë, të gjelbërojë, të ujisë, të krasisë, e ka për detyrë të bëjë këtë infrastrukturë, për herë të parë edhe njerëzit u ndjenë se i përkasin këtij qyteti dhe kush përket në një familje, kontribuon tek ajo familje”, tha Veliaj./a.m.

Next Post
A keni mungesë vitaminash? Thjesht ndryshoni ushqimin

A keni mungesë vitaminash? Thjesht ndryshoni ushqimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com