• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Orjola Pampuri për librat falas: Show propagande, tekstet shkollore janë shtrenjtuar

by Java News
11/09/2019 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka reaguar në lidhe me shpërndarjen e librave falas duke thënë se kjo është vetëm një propagandë që bëhet nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i  Tiranës, Erion Veliaj.

Me anë të ish-deputetes Orjola Pampuri, PD ngre pretendime se prindërit që kanë fëmijët në shkollë po harxhojnë buxhetin e familjeve për të blerë libra me çmime të rritura.

Pampuri ndër të tjera ka deklaruar se një prind në muajin shtator i bie që të ketë zero lek për nevojat e familjeve, sepse të gjitha paratë i ka zhvendosur për të blerë libra dhe mjete shkollore për fëmijët. Ndër të tjera Pampuri thotë se paratë që duhet të shkonin për fëmijët, Rama  i çon tek koncesionarët me PPP.

Deklarata e plotë e Pampurit:

Jemi pranë njërës prej librarive të kryeqytetit ku siç shikohet ka rradhë, madje gjatë drekës ka edhe më shumë, sepse njerëzit dalin pak më herët nga puna për të shfrytëzuar rastin që të blejnë librat për fëmijët e tyre.

Pra për pos fakti që çmimet e librave janë jashtëzakonisht të shtrenjta, janë pra me çmim të lartë që variojnë nga 8 mijë lek të reja deri në 12 mijë lek të reja për ciklin 9-vjeçar dhe të mesëm, prindërit duhet të përballen dhe me vështirësi të tjera duke humbur ditën e punës e për të mbajtur rradhët e gjatë e për të blerë librat e fëmijëve të tyre.

Ndërkohë nga ana tjetër, dy shoëman-ët Rama-Veliaj dalin dhe trumbetojnë për librat dhe fillimin e shkollës, realiteti është tjetër. Realiteti është: libra të shtrenjtë, pamundësi për ti blerë nga një prind që është I papunë, një familje që është me ndihmë ekonomike, një fëmijë që është nën kujdestarinë e dy gjyshërve pensionistë me pensione qesharake, nuk ka mundësi të blejë këto libra me çmime jashtëzakonisht të larta. Nga ana tjetër Edi Rama dhe Erjon Veliaj shfrytëzojnë paratë që duhet të shkonin për librat falas për fëmijët, për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesëm i shfrytëzojnë për koncensione duke filluar me rrugën Milot-Balldren apo Orikum-Dukat për të cilat është abuzuar me 328 milion euro, ndërkohë që duke i shtuar kësaj shume abuzimet me Unazën e re, koncensionet PPP, para të cilat Edi Rama dhe Erjon Veliaj shumë mirë mund ti vendosnin si prioritet për qytetarët dhe nevojat e tyre prioritare. Por ata kanë vendosur prioritet nevojat personale dhe të oligarkëve më të cilët ata përfitojnë dhe ndajnë fitimet.

Ky është realiteti, jo ai që prezanton Rama dhe Veliaj.

Realiteti është ky, realiteti i prindërve të cilët qëndrojnë në radha të gjata për ditë të tëra për të përfituar çmime me çmime të larta, çmime të cilave u shtohen edhe shpenzimet për mjetet e nevojshme. Për një prind në muajin shtator i bie që të ketë zero lek për nevojat familjare, sepse të gjitha paratë i ka zhvendosur për të blerë libra dhe mjete shkollore për fëmijët. E mos më keq ata që nuk kanë as para, duhet të marrin hua, për të blerë librat për fëmijët.

Ky është realiteti i trishtë shqiptar që u ofron Edi Rama dhe Erjon Veliaj fëmijëve. Një tjetër hall për familjet shqiptare dhe jo një ditë e bukur më për ditën e parë të shkollës. Një hall i madh është dita e parë e shkollës për familjet shqiptare  . /l.m

Next Post
Ruante fermën me kanabis në Skoci, pranga shqiptarit

Ruante fermën me kanabis në Skoci, pranga shqiptarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In