• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Orizi plastik i dëmshëm?! Frikë reale apo thashethem?

by Java News
05/07/2017 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
“Po na vrasin”. Këtë fjali e gjen shpesh online, pasi njerëzit shprehin zemërimin e tyre për ushqimet që konsumojmë. Frika se sëmundjet dhe vdekja po nga vjen nga ajo që hamë, po bëhet gjithmonë e më e madhe. Por të zhbësh mite të tilla është shumë e vështirë. BBC raporton për një çështje që ka trazuar edhe shqiptarët: Atë të orizit plastik.

Thashethehet e përhapura së fundmi në Senegal, Gambia dhe Ganë bënë që Autoriteti Ushqimor i Ganës të nisë një hetim. Ata ftuan konsumatorët dhe tregtarët që të ofrojnë kampione të çdo orizi që dyshohet se është plastik.

Në fund fare, ata arritën në përfundimin se asnjë qese me oriz plastik nuk shitet në Ganë.

Thashethemet për orizin plastik nisën nga Kina. Ato kanë qarkulluar që prej vitit 2010. Konsumatorët pretendojnë se orizi plastik përzihet me orizin real për të mashtruar blerësit.

Pastaj në vitin 2011 u tha se orizi prodhohej nga një përzierje mes patateve dhe rrëshirës industriale. Thashethemet u përforcuan akoma më shumë kur një zyrtar i shoqatës së restoranteve kineze deklaroi se të hash tre pjata me oriz plastik është njësoj sikur ke ngrënë një qese plastike.

Por në asnjë pikë nuk pati raste të konfirmuara të sasive të mëdha me oriz plastik. Orizi plastik thuhet se prodhohet për import, por në të gjitha rastet, prodhimi i tij është më i shtrenjtë se orizi real.

Historia arriti kulmin në vitin 2016, kur autoritetet afrikane thanë se kanë konfiskuar 2.5 ton me oriz plastik. Zyrtarët e doganave thanë fillimisht se orizi ishte plastik, por më pas e përgënjeshtruan lajmin, duke thënë se nuk kanë asnjë provë për këtë.

Testimet provuan se orizi megjithatë përmbante nivel të lartë bakteresh. Por thashethemet kanë vazhduar, sidomos me disa video që tregojnë kokrrat e orizit duke kërcyer. Në video pretendohet se ky është oriz plastik.

Alexander Waugh, drejtor i Organizatës së Orizit, me qendër në Britani, thotë se videot mund të jenë autentike, por kjo jo për shkak se orizi është plastik.

Sipas tij, kur orizi gatuhet në mënyrën e duhur, mund të kërcejë.

“Karakteristikat e orizit janë karbohidratet dhe proteinat, dhe ti mund të bësh diçka të tillë me orizin”.

Shkak për vazhdimin e thashethemeve mund të jetë proteksionizmi dhe mosbesimi ndaj importeve, thotë gazetari Alexandre Capron i France24.

Capron ka punuar në mënyrë intensive për të zhbërë mitin e orizit plastik.

Ai thotë se disa njerëz i shpërndajnë qëllimisht videot false, për të inkurajuar konsumatorët që të blejnë oriz të rritur në vend.

Hassan Arouni, editor i BBC-së në Afrikë, thotë se i ka ndjekur të tilla lajme dhe thotë se nuk e di me siguri nëse përhapja e tyre është e qëllimshme.

Por ai shton se autoritetet po bëjnë një punë të mnirë duke adresuar thashethemet.

“Mendoj se është mënyra e duhur për të treguar se këto thashetheme nuk janë të vërteta. Mendoj se kjo u jep garanci njerëzve që këto janë lajme false dhe se në internet po gatuhet diçka e ndyrë”.

Next Post
VIDEO/ Plazhi i Spilles, çifti nuk përmbahet, skena të nxehta në publik

VIDEO/ Plazhi i Spilles, çifti nuk përmbahet, skena të nxehta në publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

July 8, 2026
Përshkallëzim i ri në Lindjen e Mesme/ Irani godet bazat amerikane në Bahrein dhe Kuvajt pas sulmeve të SHBA-së

Përshkallëzim i ri në Lindjen e Mesme/ Irani godet bazat amerikane në Bahrein dhe Kuvajt pas sulmeve të SHBA-së

July 8, 2026
SPAK godet një grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro

Trafikuan mbi 8.1 ton drogë nga Amerika Latine drejt Europës, SPAK dërgon për gjykim 15 persona

July 8, 2026
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Rama: Ditë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër

4 mln euro për koncertin e Kanye West, Rama: Për të mos dëmtuar imazhin e vendit. Do sjellë mbi 100 milionë euro përfitime ekonomike

July 8, 2026
“Science Post”: Nga simbol i izolimit në atraksion turistik: Bunkerët që shënuan historinë e Shqipërisë

“Science Post”: Nga simbol i izolimit në atraksion turistik: Bunkerët që shënuan historinë e Shqipërisë

July 8, 2026
Marine Le Pen nuk tërhiqet: Jam kandidate për zgjedhjet presidenciale!

Marine Le Pen nuk tërhiqet: Jam kandidate për zgjedhjet presidenciale!

July 8, 2026
Nga India te Filipinet, në një vit në Shqipëri u regjistruan mbi 18 mijë punëtorë të huaj

Nga India te Filipinet, në një vit në Shqipëri u regjistruan mbi 18 mijë punëtorë të huaj

July 8, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi i Jorgo Pullës, ja çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

July 8, 2026
“Absolutisht të nevojshme”, shefi i NATO-s reagon për sulmet e SHBA-ve në Iran

“Absolutisht të nevojshme”, shefi i NATO-s reagon për sulmet e SHBA-ve në Iran

July 8, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Mbrojtja e Veliajt i drejtohet Gjykatës së Lartë: Përshpejtoni rigjykimin!

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In