• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Oriku” kthehet në atdhe, anija shqiptare shpëtoi 1 mijë klandestinë

by Java News
26/11/2017 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anija “Oriku”, pjesë e Flotës Detare shqiptare është kthyer në atdhe pas një viti qëndrimi në detin Egje, ku kontribuoi në operacionin e NATO-s “AEGEAN SEA”.

Nga 21 nëntori i vitit të kaluar e deri tani, gjashtë ekuipazhet e të anijes “Oriku”, P-132, kanë marrë pjesë në dhjetëra operacione në detin Egje në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për të ndaluar trafikimin ilegal dhe migrimin në këtë rajon të trazuar.

Xhacka Oriku (4)

Rezultat i këtyre operacioneve është dhënia e ndihmës dhe shpëtimi i rreth 1 mijë  personave të moshave, gjinive e shtetësive të ndryshme, siriane, nigeriane, irakiane, somaleze, jemenase, kongoleze, etj të cilat nga brigjet e Turqisë do kalonin për në brigjet greke apo vende të tjera të BE.

Xhacka Oriku (1)

Në ceremoninë e organizuar në Portin e Durrësit, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se, prania e anijes “Oriku” në detin Egje është shembulli më i mirë i lënies pas të çdo retorike, kur vjen fjala për të shërbyer në një mision NATO.

“Dhe çfarë suksesi! Një mijë jetë të shpëtuara gjatë këtij viti, një mijë njerëz që falenderojnë flamurin e kuq me shqiponjën dykrenore. Falënderojnë e kujtojnë të gjithë ju, ushtarakë të Forcës sonë Detare, se u zgjatët dorën e shpresës dhe dritën e jetës, aty ku terrori i luftës dhe mungesa e së ardhmes, detyroi një kolonë të madhe njerëzore drejt eksodit larg nga Siria e Iraku”, tha Ministrja në fjalën e saj.

Xhacka Oriku (6)

Ajo ka vlerësuar kontributin e të gjithëve efektivëve shqiptarë në të gjitha misionet paqeruajtëse ku Shqipëria merr pjesë, siç janë ato në Afganistan e Kosovë, të cilat Ministrja Xhaçka i vizitoi gjatë javës që kaloi.

“Kudo ku shkova dhe këdo që takova, mu fol me superlativa për gjithë ushtarakët shqiptarë, motrat e vëllezërit tanë që në çdo situatë të vështirë, janë shembuj të shkëlqyer profesionalizmi. Dua të ndaj me ju vlerësimet maksimale të komandantëve të Misionit Resolute Support në Afganistan dhe KFOR në Kosovë, që më kërkuan t’u dërgonim më shumë ushtarakë shqiptarë pranë tyre. Të njëjtin vlerësim ma thanë dy javë më parë ministrat kanadez dhe letonez për djemtë tanë që janë pjesë e Prezencës së Përparuar të NATO-s në Letoni. Kudo ku keni shkuar, vazhdoni të na nderoni. Nuk ka më bukur kur dora e shpëtimit është dora e një shqiptari”, përfundoi fjalën e saj Ministrja e Mbrojtjes.

Xhacka Oriku (5)

Shqipëria do të zgjasë me një vit qëndrimin e saj në detin Egje dhe së shpejti drejt operacionit do të niset anija Butrinti me 17 anëtarë të ekuipazhit. Kjo anije për herë të parë do të jetë e pajisur me armatim, një risi kjo në anijet shqiptare të patrullimit. Në kontingjentin e fundit në Egje pjesë e ekuipazhit kanë qenë edhe dy vajza në uniformë.

Xhacka Oriku (5)

Next Post
(VIDEO) Plehrat rreth Tokës, sfida e re ambientaliste e njerëzimit

Ndryshimet klimatike/ Të përshkohen në një minutë 20 vite jetë në Tokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In