• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Origjina e COVID-19/ Projekt-raporti i OBSH-së: Kafshët janë me gjasë burimi i virusit

by Java News
30/03/2021 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas një projektraporti mbi origjinën e COVID-19, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në bashkëpunim me autoritetet kineze, transmetimi i virusit nga lakuriqët e natës tek njerëzit, përmes një kafshe tjetër është skenari më i mundshëm. Në një kopje të projektraportit të siguruar nga agjencia e lajmeve “Associated Press” thuhet gjithashtu se rrjedhja e virusit nga laboratori është diçka “jashtëzakonisht e pamundur”.

Gjetjet ofrojnë pak dhëna të reja se si virusi u shfaq për herë të parë dhe ngrenë shumë pikëpyetje, megjithëse kjo ishte ajo çka pritej. Por raporti jep më shumë detaje mbi arsyetimin që është bërë për daljen në këto përfundimeve nga ana e studiuesve. Ekipi propozoi kërkime të mëtejshme në çdo fushë përveç hipotezës së virusi mund të ketë dalë nga një laborator.

Raporti, i cili pritet të bëhet publik të martën, po ndiqet me interes pasi zbulimi i origjinës së virusit mund të ndihmojë shkencëtarët të parandalojnë pandemitë në të ardhmen, por ai ka krijuar gjithashtu ndjeshmëri të lartë për shkak të sugjerimeve që e bënin Kinën fajtore lidhur me pandeminë aktuale. Vonesat e përsëritura në publikimin e raportit kanë ngritur pikëpyetje rreth asaj nëse pala kineze po përpiqej të shtrembëronte përfundimet e tij.

Një hetim i zhvilluar nga agjencia “Associated Press” vitin e kaluar, zbuloi se qeveria kineze po kontrollonte në mënyrë rigoroze të gjitha kërkimet që po kryeshin lidhur me origjinën e virusit.

 

 

“Ne kemi shqetësime reale në lidhje me metodologjinë dhe procesin që është ndjekur për këtë raport, përfshirë faktin se qeveria në Pekin me sa duket ka ndihmuar për hartimin e tij”, tha gjatë një interviste të dhënë së fudmi për rrjetin televiziv CNN, sekretari amerikan Shtetit Antony Blinken. Të hënën Kina i hodhi poshtë akuzat.

“Shtetet e Bashkuara kanë folur hapur lidhur me raportin. Duke bërë këtë, a nuk po përpiqen SHBA të ushtrojnë presion politik mbi anëtarët e grupit të ekspertëve të OBSH-së?!”, pyeti zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian.

Raporti bazohet kryesisht tek vizita e ekipit të ekspertëve ndërkombëtarë të OBSH-së në Wuhan, qyteti kinez ku u zbulua për herë të parë COVID-19. Misioni nuk kishte për qëllim të identifikonte burimin e saktë natyror të virusit, një përpjekje e cila zgjat me vite. Për shembull, edhe pas më shumë se 40 vitesh studim ende nuk është arritur të përcaktohen speciet e sakta të lakuriqëve të natës që mendohet të jenë rezervuari natyror i virusit të Ebolës.

Në kopjen e projektraportit të siguruar nga AP, studiuesit rendisin katër skenarë që mund të kenë ndikuar për përhapjen e koronavirusit të ri. Në krye të listës ishte transmetimi nga lakuriqët e natës përmes një kafshe tjetër, për të cilën ata thanë se kishte shumë të ngjarë. Studiuesit e vlerësojnë si të mundshme përhapjen e drejtpërdrejtë nga lakuriqët e natës tek njerëzit dhe thonë se përhapja e virusit tek njerëzit nga produktet ushqimore të ngrira të paketuara ishte e mundur, por nuk kishte gjasa të ndodhte.

Kjo e fundit ishte hedhur poshtë si mundësi edhe më parë nga OBSH-ja dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, por studiuesit e këtij misioni e trajtuan sërisht, duke ngritur më tej pikëpyetje në lidhje me politizimin e studimit pasi Kina e ka nxitur prej kohësh këtë teori.

Lakuriqët e natës njihen si bartës të koronavirusit dhe në fakt, lloji më i afërt i virusit që shkakton COVID-19 është gjetur tek lakuriqët e natës. Sidoqoftë raporti thotë se “distanca e zhvillimit mes viruseve të lakuriqëve dhe COVID-19-s vlerësohet të jetë prej disa dekadash, duke sugjeruar se ka një mungese lidhjeje mes tyre”.

Ai tha se viruse shumë të ngjashme janë gjetur edhe tek pangolinat, një lloj tjetër gjitarësh, por shkencëtarët ende nuk kanë identifikuar të njëjtin koronavirus tek kafshët, që të ketë infektuar njerëzit.

“Asssociated Press” e siguroi kopjen e projektraportit të hënën nga një diplomat me bazë në Gjenevë që përfaqëson një vend anëtar të OBSH-së. Nuk ishte e qartë nëse raporti mund të ndryshohet përpara publikimit, megjithëse diplomati tha se ky do të ishte versioni përfundimtar i tij. Një tjetër diplomat konfirmoi se agjencia e lajmeve kishte siguruar një kopje të projektraportit. Të dy diplomatët refuzuan të identifikohen sepse nuk ishin të autorizuar ta lëshonin atë para botimit.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus pranoi se ai e kishte marrë raportin gjatë fundjavës dhe bëri të ditur se ai do të publikohej zyrtarisht të martën.

“Ne do ta lexojmë raportin dhe do ta diskutojmë, do ta shqyrtojmëpërmbajtjen e tij dhe hapat e ardhshëm do të jenë me vendet anëtare (të OBSH-së)”, tha zoti Tedros një konference shtypi në Gjenevë. “Por siç kam thënë, të gjitha hipotezat janë në tavolinë dhe përligjin studime të plota e të mëtejshme nga ato që kam parë deri më tani”.

Projektraporti nuk del në përfundimin nëse shpërthimi filloi në një treg të prodhimesh deti në Wuhan, aty ku u konstatuan disa nga rastet e hershme të infektimit në dhjetor 2019. Një hulumtim i botuar vitin e kaluar në revistën Lancet sugjeronte se tregu mund të ketë shërbyer thjesht për ta përhapur më tej sëmundjen sesa të ketë qenë burimi i saj.

Dyshimet e hershme u lidhën me tregun sepse në disa prej tezgave shiteshin një sërë kafshësh të pazakonta duke ngritur pikëpyetje nëse ato ishin bërë shkak për sjelljen e korovirusit të ri në Wuhan. Raporti vuri në dukje se produktet shtazore, përfshirë gjithçka, nga minjtë e bambuve tek dreri, shpesh të ngrirë, shiteshin në treg, ashtu sikurse krokodilët e gjallë.

Ndërsa virusi u përhap globalisht, Kina gjeti mostra të tij (virusit) në paketimet ushqimore të ngrira që kishin hyrë në vend dhe në disa raste, kishte gjurmuar shpërthime të lokalizuara tek ato, por asnjëherë nuk ka publikuar të dhëna bindëse për të provuar lidhjen. Ndërsa kërkimi për origjinën e virusit është politizuar shumë, Pekini ka nxitur që shkencëtarët të eksplorojnë më shumë këtë teori, sepse mund të nënkuptojë se virusi e ka origjinën nga jashtë Kinës.

Në raport thuhet se zinxhiri i produkteve të ngrira siç dihet, mund të jetë nxitës i përhapjes së virusit në distanca të gjata, megjithëse rreziku është më i ulët sesa përmes përhapjes nga njeriu në njeri. Shumica e ekspertëve pajtohen me këtë.

Ndërsa është e mundur që një kafshë e infektuar të ketë infektuar paketimin e të jetë sjellë më pas në Wuhan duke infektuar njerëzit, në raport thuhet se probabiliteti është shumë i ulët.

“Ndërsa ka disa prova për rifutjen e mundshme të COVID-19 përmes trajtimit të produkteve të ngrira të infektuara e të importuara në Kinë që nga vala fillestare e pandemisë, kjo do të kishte qenë diçka e jashtëzakonshme në 2019 ku virusi nuk po qarkullonte gjerësisht”, thuhet në raport.

Raporti citon disa arsye për të gjithë skenarët, por hedh poshtë mundësinë që virusi të ketë dalë nga një laborator në Wuhan, një teori spekulative që u sugjerua dhe u mbështet mes disa të tjerëve edhe nga ish-Presidenti Donald Trump.

Në raport thuhet se aksidente të tilla laboratorike janë të rralla dhe laboratorët në Wuhan që punojnë në koronavirusët dhe vaksinat menaxhohen mirë. Në të vihet gjithashtu në dukje se në asnjë laborator nuk ka të dhëna për viruse të lidhura ngushtë me koronavirusin përpara dhjetorit 2019 dhe se rreziku për krijimin aksidental të virusit ishte jashtëzakonisht i ulët.

g.kosovari

Next Post
Nis sot zyrtarisht vaksinimi në Kosovë/ Në plan të parë stafet mjekësore dhe të moshuarit

Nis sot zyrtarisht vaksinimi në Kosovë/ Në plan të parë stafet mjekësore dhe të moshuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Plagosja e qytetarit grek në protestën e Zvërnecit, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Keqardhje për situatën!

May 31, 2026
“Epsteini” ynë

Kakofonia rreth Zvërnecit

May 31, 2026
Muharremi: Shqipëria drejt BE-së, brenda këtij viti pritet mbyllja e 10 kapitujve të parë të negociatave

Muharremi: Shqipëria drejt BE-së, brenda këtij viti pritet mbyllja e 10 kapitujve të parë të negociatave

May 31, 2026
Tensionet SHBA-Iran/ Teherani: Derisa bisedimet të finalizohen për marrëveshjen, çdo gjë është spekulim

Tensionet SHBA-Iran/ Teherani: Derisa bisedimet të finalizohen për marrëveshjen, çdo gjë është spekulim

May 31, 2026
Përshkallëzohet situata! Izraeli pretendon se ka vrarë 900 luftëtarë të Hezbollahut që nga armëpushimi në Liban

Përshkallëzohet situata! Izraeli pretendon se ka vrarë 900 luftëtarë të Hezbollahut që nga armëpushimi në Liban

May 31, 2026
Berisha voton për veten, demokratët i bëjnë “gjëmën”: Sali, merre partinë me vete në varr

Bejko paralajmëron zhvillime të forta brenda PD: Berisha nuk e fal deklaratën e deputetit gjerman, nuk do kalojë pa “viktima”

May 31, 2026
Pas dhunës në Zvërnec, qytetarët mblidhen në protestë në Tiranë

Pas dhunës në Zvërnec, qytetarët mblidhen në protestë në Tiranë

May 31, 2026
Zbardhet skeda amerikane e Sokol Hoxhës me 6 krime, vrasësi i trefishtë kërkohej nga Shqipëria dhe Belgjika

Zbardhet skeda amerikane e Sokol Hoxhës me 6 krime, vrasësi i trefishtë kërkohej nga Shqipëria dhe Belgjika

May 31, 2026
Salianji paralajmëron demaskimin e procesit farsë në PD: Do publikoj video nga qendrat e votimit,  ja mashtrimet e Berishës

Salianji: PD në krizë të thellë, ka humbur boshtin ideologjik

May 31, 2026
Libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës (1991–1999) promovohet në Vjenë

Libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës (1991–1999) promovohet në Vjenë

May 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In