Dy lokale në Shkodër që organizuan ceremoni festive dhe nuk respektuan protokollet e sigurisë janë gjobitur me nga 1 milionë lekë.
Teksa Shqipëria është në pandemi, këto lokale kanë hapur dyert për festë dhe janë gjobitur nga autoritetet ndërkohë nëse janë përsëritës gjobiten sërish dhe madje u pezullohet aktiviteti 6 muaj.
Këto masa janë ende në fuqi nga qeveria pa një afat të caktuar kohor. Ndërkohë lokalet e gjobitura në Shkodër kanë pasur për pronar personat me inicialet I.I, dhe M.B.
/e.rr