Disa organizata humanitare që ofrojnë kujdes shëndetësor për migrantët denoncuan marrëveshjen e migracionit të Italisë me Shqipërinë si shkelje të kodit të etikës mjekësore dhe u kërkuan punonjësve shëndetësorë të mos bashkëpunojnë me të.
Sipas këtyre organizatave, publikuan një analizë të detajuar të procedurave për të kontrolluar emigrantët fillimisht në anijet detare italiane dhe më pas në qendrat shqiptare, për të përcaktuar nëse ata janë “të cenueshëm”.
Në Shqipëri do të dërgohen vetëm meshkujt që konsiderohen jo “të cenueshëm”.
Deklarata u nënshkrua nga Mjekët pa Kufij, Emergjenca, Sea-Watch, SOS Mediterranee dhe grupe të tjera të ndihmës, thanë se nuk kishte objekte apo instrumente të duhura për të bërë një përcaktim të tillë.
Sipas Associated Press “emigrantët duhet të konsiderohen në rrezik të çrregullimit të stresit post-traumatik ose pasojave të tjera të rënda fizike dhe mendore, thanë ata. Grupet kritikuan organizatat ndërkombëtare që me sa duket po bashkëpunojnë me projektin, duke identifikuar Organizatën Ndërkombëtare të Migracionit dhe trupat e shpëtimit italian të Kalorësve të Maltës si “bashkëpunëtorë” në shkeljet e të drejtave të njeriut.
“Protokolli Itali-Shqipëri shkel kodin e etikës mjekësore dhe të drejtave të njeriut dhe vë në rrezik shëndetin fizik dhe psikologjik të emigrantëve”, thuhet në deklaratë.
/a.r