Një grup organizatash bamirëse i kanë bërë thirrje autoriteteve britanike të sqarojnë sa më shpejt se sa doza vaksinë Britania e Madhe do të shpërndajë për t’u ardhur në ndihmë vendeve të varfra, në këtë moment kyç në luftën globale kundër pandemisë.
Mes organizatave që kërkojnë nga Boris Johnson të nisë dhurimin e vaksinave përmes skemës së Covax janë Save the Children dhe “Welcome Trust”.
Ditë më parë, qeveria britanike bëri me dije se do të ndajë dozat e vaksinës që do i teprojnë kur kjo gjë të jetë e mundur. Britania e Madhe deri në këto momente ka porositur 400 milionë doza vaksina dhe një pjesë e tyre do të shpërndahen për vendet e varfra.
Mes vendeve të para që pritet të përfitojnë nga këto doza janë Afganistani, Kongo, Etiopia dhe Somalia./ b.h