• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Organizata Turistike “Komuna Budvë” fillon fushatën promovuese për tregun rajonal “Mysafirë, por vendas!”

by A R
18/06/2020 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Budva edhe këtë verë dëshiron të mirëpresë të gjithë mysafirët e rajonit, pikërisht ata që i konsiderojmë më shumë se thjesht mysafirë, ata të cilët gjatë viteve dhe dekadave të kaluara janë dashuruar me bregun e saj të mrekullueshëm. Mysafirët që na njohin mirë dhe i njohim mirë, të cilët Vitin e Ri e presin me ne si dhe argëtohen në karnavale apo ballo me maska. Ata tek ne apo ne tek ata, rëndësi ka që kremtimet dhe festat më të rëndësishme i kalojmë së bashku… Ne nuk duhet t’u rikujtomë miqve tanë nga rajoni faktin që jemi këtu, pasi falë dashurisë dhe përkushtimit tone, i kemi mbijetuar të gjitha sfidave të deritanishme.”- theksoi Maja Lijasheviq, drejtoreshë e Organizatës Turistike të Komunës Budvë, duke promovuar fushatën “Budva, dashuri e cila zgjat”.

Fushata edhe këtë vit i kushton vëmendje të veçantë tregut rajonal, posaçërisht fqinjëve më të afërt: Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë, të cilët shënojnë 35% të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në nivel vjetor.

Sipas fjalëve të drejtoreshës së Organizatës Turistike të Komunës Budvë, destinacionit veror më të rëndësishëm turistik  në Malin e Zi, sezoni që vijon do të jetë plot me sfida me të cilat nuk janë ballafaquar kurrë më parë. Ekonomia e përgjithshme e Budvës, ndërmarrjet përgjegjëse dhe shërbimet lokale po shfrytëzojnë këto ditë që të rihapin hotelet, baret në plazhe, vendpushimet, pishinat dhe tarracat…

“Hotelierët, veçanërisht ata të kategorisë së lartë, si dhe një pjesë e pronarëve të restoranteve akoma janë në fazën e rihapjes së objekteve të tyre, sepse kufijtë edhe vijojnë të jenë të mbyllur. Gjithashtu, situata epidemiologjike në Rusi dhe vendet tjera të ish- Bashkimit Sovjetik është shumë serioze, dhe kjo ndikon sepse këto tregje janë tejet të rëndësishme për akomodim të kësaj kategorie. Nga ana tjetër, hotelierët private, të cilët akomodojnë 65% të pushuesve, qiramarrësit e pushimoreve publike dhe numri më i madh i hotelierëve pikërisht mbështeten në tregun vendor dhe pikërisht në emër të tyre ne po promovojmë të gjitha lokalitetet më të bukura që zotëron Budva jonë. Fushatën do ta realizojmë në të gjitha vendet përreth, nëpërmjet të gjitha kanaleve të komunikimit, ndërsa qëllimi është që nëpërmjet mesazhit, të cilin e japim përzemërsisht dhe me shumë mikpritje, por edhe me cilësinë e prodhimit që ofrojmë, këtë verë mysafirët tanë në Budva të ndihhen si në shtëpi”, deklaroi drejtoresha e Organizatës Turistike të Komunës Budvë.

Next Post
Propozimi për KQZ/ Gjiknuri: PD po vjen tek skema e Kuvendit, do mbështesim kandidaturat e opozitës

Propozimi për KQZ/ Gjiknuri: PD po vjen tek skema e Kuvendit, do mbështesim kandidaturat e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Serbia e humbi Kosovën”, reagon Rama: Trollët në Prishtinë u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhtar

LIVE! Rama flet para ministrave dhe deputetëve: “Pasqyrë Albania”, një kontratë kushtetuese

September 3, 2026
27 vatra zjarri në 24 orë, vijon situata problematike në Dibër dhe Dajt

27 vatra zjarri në 24 orë, vijon situata problematike në Dibër dhe Dajt

September 3, 2026
I riu shqiptar qëllohet me armë në mes të Mynihut. Telefonon policinë për ndihmë!

I riu shqiptar qëllohet me armë në mes të Mynihut. Telefonon policinë për ndihmë!

September 3, 2026
Rikthehet i nxehti afrikan, termometri do të arrijë 43 gradë

Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë

September 3, 2026
U ekzekutua sot në Mirditë, të vëllain ia vranë tre vite më parë! Si nisi konflikti i përgjakshëm mes dy fiseve për një parakalim

U ekzekutua sot në Mirditë, të vëllain ia vranë tre vite më parë! Si nisi konflikti i përgjakshëm mes dy fiseve për një parakalim

September 3, 2026
Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së

Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së

September 3, 2026
“Kanë patur konflikte pronësie”! Vrasja e 50-vjeçarit në Bërxullë, shoqërohen disa persona

EMRI / Atentat në Mirditë, një person vritet me armë zjarri. Zbulohet mjeti i djegur i autorëve

September 3, 2026
Kryebashkiaku i Tiranës drejt lirimit? Avokati: Më 15 shtator Erion Veliaj del nga burgu

Kryebashkiaku i Tiranës drejt lirimit? Avokati: Më 15 shtator Erion Veliaj del nga burgu

September 3, 2026
Publikohen pamjet e sherrit, Edi Kuçi reagon pas goditjes nga Joz Marku: “15 me 1, shikim të këndshëm”

Publikohen pamjet e sherrit, Edi Kuçi reagon pas goditjes nga Joz Marku: “15 me 1, shikim të këndshëm”

September 3, 2026
Të tjera ndryshime në PS? Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat

Të tjera ndryshime në PS? Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com