• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Organizata e Veteranëve i shkruan Grenellit: Gjykata Speciale është një turp për SHBA!

by A R
18/05/2025 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Speciale, e cila po gjykon krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, “duhet të mbyllet, sepse është një turp për drejtësinë amerikane dhe për vlerat amerikane”.

Këtë apel, Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ia drejtoi të dielën përfaqësuesit të presidentit Donald Trump për misionet speciale, amerikanit Richard Grenell.

Nismat parlamentare për zhbërjen e Gjykatës Speciale nisën në vitin 2017, dy vjet pas formimit të saj me vendim të Kuvendit të Kosovës nën presionin ndërkombëtar. Vetë z. Grenell është shprehur më herët se Gjykata “ka shpenzuar kot miliarda dollarë”, duke shtuar se edhe mbajtja e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë është një “padrejtësi e madhe”.

“Tatimpaguesit amerikanë nuk i kanë dërguar paratë e tyre të fituara me djersë në Evropë për të financuar një gjykatë që shkel vlerat mbi të cilat është ndërtuar Amerika. Presidenti Trump po rishkruan rregullat e vjetruara të kontrollit politik ndaj drejtësisë së pavarur dhe sipas këtyre rregullave të reja, kjo gjykatë duhet të mbyllet. Ajo është një turp për drejtësinë amerikane dhe për vlerat amerikane,” thuhet në letrën e veteranëve të UÇK-së.

Ish-presidenti Thaçi, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli; deputeti Rexhep Selimi dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, po mbahen në izolim prej tetorit 2020 me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë kohës kur ata ishin në krye të zinxhirit komandues në luftën e Kosovës ndaj Serbisë.

“Përballë drejtësisë kemi dalë edhe më herët (në Gjykatën e Hagës për ish-Jugosllavinë), dhe nuk kemi ikur. Liderët tanë atëherë dhanë dorëheqje vullnetarisht për të dëshmuar pastërtinë e luftës sonë, sepse kur drejtësia është e drejtë, e vërteta fiton. E Dhomat e Specializuara? Kjo nuk është drejtësi. Kjo është një gjueti shtrigash. Presidenti Trump e di më mirë se kushdo tjetër se kur drejtësia rrëmbehet nga elitat politike, ajo kthehet në një armë për të heshtur patriotët. Pikërisht kjo gjykatë është bërë një mjet për të heshtur ata që sollën paqen, ndalën gjenocidin, dhe mbrojtën lirinë.

Amerika ishte me ne kur na duhej më së shumti. Dhe tani po ju kërkojmë sërish, ju lutemi, mos lejoni që kjo gjykatë të shkruajë një histori të rreme. Mos lejoni që elitat e korruptuara të shndërrojnë veteranët në horra,” thuhet në letrën e OVL-UÇK-së.

Gjykata Speciale me seli në Hagë financohet nga BE-ja, SHBA-ja dhe vende të tjera, edhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës.

Next Post
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

Sfidat e mandatit të 4, ulja e kostos së jetesës? Eksperti: Ushqimet tek ne më të shtrenjta se në New York

Comments 1

  1. Anila Gjokoreci, Organizata Kombëtare e LANÇ-it të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”, Shqipëri (Albania) says:
    1 year ago

    Mbështes peticionin e OVL-UÇK-së! Ju lumtë! Jam me ju!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Republikat e pavarura të Republikës së Shqipërisë

August 27, 2026
SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

August 27, 2026
Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

August 27, 2026
Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

August 27, 2026
Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

August 27, 2026
Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

August 27, 2026
Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

E rëndë në Lungomare të Vlorës, qëllohet me sqepar në kokë një 61-vjeçare

August 27, 2026
Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

August 27, 2026
Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

August 27, 2026
Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com